Vrasja e efektivit, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut! Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
TIRANA- Një skemë mashtrimi me faturat e energjisë elektrike është duke u hetuar nga Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me SPAK. Bëhet me dije se SPAK ka kryer disa veprime hetimore për llogari të procedimit penal të autoriteteve italiane. Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në 35 objektiva nga të cilat 32 janë në Itali dhe 3 në Tiranë.
Aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave.
Ndër elementët e shfaqur gjatë hetimeve marrin rëndësi të veçantë ato të gjetura në selinë e një call center ku u gjetën kopje të kontratave të rreme që ishin objekt i ankesës dhe të regjistrimeve zanore përkatëse. Për më tepër, mësohet se u gjetën lista shumë të përditësuara të përdoruesve rezidencialë, të cilët do të kontaktoheshin për lidhjen e kontratave të energjisë elektrike dhe gazit, aq voluminoze (miliona të dhëna) saqë kërkojnë burime të konsiderueshme informatike për menaxhimin dhe konsultimin e tyre.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë pjesëmarrjen e Policisë Postare dhe Shërbimit të Sigurisë Kibernetike Milano, të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Policor – Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit (B.K.H.), Departamentin e Policisë Kriminale – Drejtorinë e Hetimit dhe Krimit të Organizuar dhe të Njësisë së Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit Shqiptar, kanë kryer sot me datë 25.06.2024, në Tiranë, veprime hetimore për llogari të një procedimi penal të autoriteteve italiane.
Nga hetimet e autoriteteve italiane është konstatuar se janë kryer një sërë mashtrimesh në kuadër të një organizate kriminale. Mashtrimet e kryera nga të dyshuarit kanë nisur nga telefonatat e panumërta (të bëra edhe herët në mëngjes apo në mbrëmje vonë) me të cilat janë mbledhur të dhënat e viktimave, të cilët ishin të bindur se po flisnin me punonjës të A.R.E.R.A. (Autoriteti Rregullator për Rrjetet e Energjisë dhe Mjedisit në Itali) ose me kompanitë e energjisë me të cilat kishin lidhur kontrata të rregullta furnizimi të energjisë elektrike dhe gazit. Këto informacione mblidheshin duke përdorur justifikime nga më të ndryshmet: ai i përdorur më shpesh i referohej punimeve fantazmë rrugore që ishin ndërprerë kabllot elektrike ose tubacionet e gazit dhe për shkak të të cilave ishte e nevojshme të aktivizohej përkohësisht një kontratë e re me një operator “dakordësuar”.
Kur nuk arrinin ta bindnin viktimën me arsyetime të tilla, të akuzuarit përdornin të dhënat e marra gjatë telefonatave për të aktivizuar sërish kontratën duke vendosur nënshkrime false në fund të dokumentit. Në raste të tjera, kur procedura e aktivizimit kërkonte regjistrimin zanor, atëherë përpunohej regjistrimi zanor i zërit të viktimës, i regjistruar gjatë telefonatës, me mjaft mjeshtëri me redaktues audio ose me aplikacione të inteligjencës artificiale në mënyrë që të dëgjohej shqiptimi nga përdoruesi i pavetëdijshëm, i të dhënave të nevojshme personale dhe “po”-të e ndryshme që duhet të jepte për përgjigjet e pyetjeve të operatorit përgjegjës për marrjen e pëlqimit.
Vetëm pas disa muajsh nisnin problemet e vërteta për viktimat, të cilët, fare të pavetëdijshëm që kishin nënshkruar kontratë me një kompani të re energjetike, u shkonin kërkesa pagese për faturat e papaguara. Në atë pikë fillonte kalvari i telefonatave të panumërta, me tone gjithnjë e më agresive dhe frikësuese, me të cilat personat përgjegjës për mbledhjen e borxheve kërkonin pagesën e shumës së papaguar.
Veprimtaria hetimore komplekse dhe e detajuar, e zhvilluar me ritme shumë të shpejta prej një viti e gjysmë, përfshinte analizimin e një sasie konsideruese të të dhënave elektronike dhe bankare, përveçse kryerjes së shërbimeve policore në territor, në Itali dhe Shqipëri, me qëllim marrjen e të gjitha provave të nevojshme.
Ndërsa hetimet merrnin formë, u arrit të identifikonin shumë viktima të tjera (rreth një mijë) të cilët ende nuk e kishin kuptuar se kishin rënë në grackën e organizatës kriminale. Shumë prej tyre kanë kontribuar në masë vendimtare për përfundimin e suksesshëm të hetimeve, duke bërë ankesë ose duke dhënë informacione të dobishme për rindërtimin e saktë të fakteve.
Kontrollet në vend dhe ato informatike të urdhëruara nga Prokuroria e Milanos dhe Prokuroria e Posaçme kishin të bënin me gjithsej 35 objektiva, nga të cilët 32 në Itali dhe 3 në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Në veçanti, aktivitetet kishin si objektiv dy selitë operative të kompanive energjetike të Padovës (së fundmi të sanksionuara nga Garanti i Privatësisë dhe nga Antitrust), 12 seli të call center-ave (nga të cilat 3 në Shqipëri) dhe 21 subjekte duke përfshirë administratorë, kontabilistë, konsulentë dhe punonjës të kompanisë energjitike dhe të call center-ave.
Ndër elementët e shfaqur gjatë hetimeve marrin rëndësi të veçantë ato të gjetura në selinë e një call center ku u gjetën kopje të kontratave të rreme që ishin objekt i ankesës dhe të regjistrimeve zanore përkatëse. Për më tepër, u gjetën lista shumë të përditësuara të përdoruesve rezidencialë, të cilët do të kontaktoheshin për lidhjen e kontratave të energjisë elektrike dhe gazit, aq voluminoze (miliona të dhëna) saqë kërkojnë burime të konsiderueshme informatike për menaxhimin dhe konsultimin e tyre.
Gjithashtu falë sekuestrimit të sistemeve kompjuterike, serverëve në distancë, hapësirave cloud dhe pajisjeve të specializuara teknologjike, operacioni i dha një goditje shumë të rëndë fenomenit të “telemarketingut të egër” që mundon miliona qytetarë çdo ditë, në mënyrë absolutisht tërthore dhe në kundërshtim të rregullave që synojnë mbrojtjen e konsumatorëve.
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën Kushtetuese ka vijuar sot seanca me paraqitjen e konkluzioneve nga palët për shfuqizimin e ligjit &...
foto ilustruese SHKODËR- Shpallet në kërkim një 20-vjeçar në Shkodër. Mësohet se i riu E.N sipas një ka...
Foto ilustruese TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. P&e...
Foto ilustruese TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. Për...
foto ilustruese FIER- Arrestohen dy persona dhe procedohen dy të tjerë në Fier. Mësohet se janë arrestuar në flagranc&eu...
foto ilustruese KORÇË- Procedohen penalisht dy persona në Pogradec dhe Qafë Thanë. Bëhet me dije se 48-vjeçarja T.D ...
foto ilustruese KORÇË- Procedohen në gjendje të lirë tre persona në Maliq dhe Devoll. Mësohet se dy gra/vajza t&e...
Agim Doçi TIRANË- Përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit poeti i ndjerë Agim Doçi. Ai nd&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. P&e...
Arrestimi LEZHA- Edmond Marku, Mark Marku dhe Loni Marku janë 3 vëllezërit të cilët u arrestuan në Mirditë. Mësohet...