AKTUALITET

Skemë mashtruese 700 mijë euro/ Skandali, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma të Nadir Çaushollit

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Mars 2026, 12:47

Skemë mashtruese 700 mijë euro/ Skandali, gjykata liron

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Frigull Millën, (ish) administrator i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit.

Vendimi është marrë në 5 mars 2026 dhe Milla tashmë duhet të paraqitet dy herë në muaj para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Frigull Milla dyshohet nga Prokuroria e Tiranës si një ndër personat kyç në një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve në vlerë 700 mijë euro.

Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg” në 4 nëntor 2025. Por, Milla nuk u arrit të arrestohej nga Policia për të paktën tre javë, derisa u vetëdorëzua në 27 nëntor të vitit të kaluar.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për lirimin e Frigull Millës

Së bashku me Millën, u caktua masë arresti edhe për ish-drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Spartak Zekja, si edhe masa më të buta për tre punonjëse të atij institucioni e dy vartëse të “CFO Pharma”.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Në dosjen gjyqësore, të konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se shtetasi Ilir Shehu është administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave.

Ai kallëzon se ka ardhur në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,  kryejnë veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimbow” dhe, si rrjedhojë e këtyre veprimeve (inventarëve) fiktivë, përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.

Në foto: Spartak Zekja, ish-drejtori i FSKDSH, i arrestuar për “skemën 700 mijë euro”

Nisur nga ky fakt, të dëmtuar në biznes e të partnerit në biznes, subjekti Italian “Chiesi” Spa, zhvilluan me kërkesë të kallzuesit një takim pranë zyrave të FSDKSH, me perfaqesues të këtij institucioni. Kallëzuesi ka patur mundësinë të shikojë në zyrën e statistikave e me mbështetjen e Drejtorit të Kontrollit, disa të dhëna, të cilat ishin alarmante për të. Ai konstatoi një skemë të përdorur për të gjeneruar fatura fiktive, të cilat shkaktojnë vjedhje të përmasave të medha të rimbursimit.

Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por vecanërisht nga të dhënat që konstatuan në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, konstatuan një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha.

“CFO Pharma”, në qendër të skemës

Në kallëzim thuhet gjithashtu se, në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtar të FSDKSH.

Shpërndarësit “Pharma Plus” (në pronësi në letra të Alba Zylfo) dhe “Medix Albania” (në pronësi në letra të Lorela Ballabani), janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH përkatësisht me datën 04.10.2024 dhe 24.04.2025, ku kanë deklaruar shifra të frikshme totalisht fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmacitë.

Në foto: Nadir Çausholli, pronari i “CFO Pharma”

Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimbow” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4 000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimbow”, në vlerë 60 milion lekë të reja, pa asnjë blerje.

Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.

Nga hetimi ka dalë qartë se shtetaset Lorela Ballabani dhe Alba Zylfo “nuk kanë dijeni se si funksionojnë dhe se si operojnë përkatësisht subjektet “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”.

Të dyja nuk kanë dhënë shumë sqarime mbi veprimtarinë e subjekteve që administrojnë, pasi kanë deklaruar se nuk kanë patur dijeni për shumë detaje të rëndësishme të hëtimit.

Subjekti “Pharma Plus” e ka vend ushtrimin e aktivitetit në ambjentet e “CFO Pharma”, po ashtu aty ka dhe magazinën, ku gjatë kontrollit të ushtruar janë gjëtur një sasi e konsiderueshme e suplementit “Yovita Plus”, një pjesë prej të cilës “CFO Pharma” ia ka kaluar me fature shitje “Pharma Plus”, gjatë kohës që po kryhej kontrolli në magazinën e këtij subjekti.

Në foto: Pjesë nga dosja e Prokurorisë për “CFO Pharma”

Pra del qartë se kjo magazinë përdorej nga “CFO Pharma” dhe jo nga subjekti “Pharma Plus”. Fakt që provohet edhe me medikamentet e lëna në ambjentet e kësaj magazine nga “CFO Pharma”, për të cilat vendosi në dispozicion të hetimit një marrveshje pa datë e cila mund të ishte perpiluar edhe pas kontrollit të ushtruar nga organi procedues.

Këto detaje, si edhe të dhëna të tjera, kanë krijuar bindjen e Prokurorisë se “Pharma Plus” është krijuar dhe përdoret për llogari dhe nevoja të subjektit “CFO Pharma”, siç citohet në dosjen gjyqësore.

Po ashtu, subjekti “Nedix Albania”, nga analizimi i veprimtarisë financiare dhe tregtare rezulton se të gjithë aktivitetin e tij e ka kryer vetëm me subjektin “CFO Pharma”, duke i shitur këtij të fundit medikamente, për të cilat nuk dispononte gjëndje, duke falsifikuar faturat e blerjes, si dhe gjendjen e inventarit në sistemin “edepo”.

Adresa e ushtrimit të aktivitetit të subjektit “Nedix Albania”, është njëkohësisht adresë sekondare e subjektit “CFO Pharma”.

Nga kontrolli i ushtruar në Nedix Albanaia, janë gjetur vetëm produkte të subjektit “CFO Pharma” dhe jo medikamentet që ndodheshin në gjëndjen e inventarit të datës 02.10.2025. Kjo shoqëri e kishte blerë magazinën e mësipërme vetëm një ditë pasi “Nedix Albania” kishte lidhur kontratën e qirasë me palën shitëse.

Sipas prokurorisë, ky veprim është kryer me qëllim të drejtpërdrejtë nga administrator i subjektit “CFO Pharma”, për të patur nën kontroll dhe magazinën e “Nedix Albania”.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë