
Të shtëna me armë zjarri dhe një skenë si nëpër filma u regjistrua pasditen e kësaj të hënë në lagjen “Kiras” në kryeqendrën e veriut, Shkodër, një zonë që shpeshherë përmendet nga autoritetet si bastion i grupit të lidhur me Ibrahim Licin, i njohur në botën e krimit edhe me nofkën “Fantazma”.
Siç dhe raportuam më herët, ngjarja u regjistrua rreth orës 15:10, gjatë një patrullimi rutinë të shërbimeve të policisë në këtë lagje. Efektivët konstatuan një automjet, në të cilin udhëtonin dy persona dhe i bënë shenjë që të ndalonin, me qëllim për një kontroll rutinë.
Mirëpo, drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të uniformave blu, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme në rrugë me qëllim për t’i shpëtuar kontrollit policor.
Situatë kjo e cila bëri që menjëherë efektivët të vihen në ndjekje të automjetit. Gjatë këtij aksioni, pasagjeri i cili ndodhej në automjet ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në ajër.
Burime, të cilët ende nuk janë të konfirmuara zyrtarisht, bëjnë me dije se personi i cili ndodhej në vendin e pasagjerit dyshohet të jetë një nga njerëzit më të besuar të Ibrahim Licit. Pas një ndjekje të shkurtër, efektivët arritën që të neutralizonin dhe të shoqëronin në Komisariat drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije për momentin.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Mars21:20
Rrëzohet kompania e skandaleve/ KPP ndryshon fituesin e tenderit 1.3 mln euro të uësjellësit në Gjirokastër
Komisioni i Prokurimit Publik ndryshoi fituesin e tenderit kontrovers për ndërtimin e Ujësjellësit të fshatrave Kolonjë dhe Picar ...
AKTUALITET
9 Mars21:12
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Task Forcës në AKUK
Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës në AKUK, (Agjensia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime), Arnold Pashollari, është...
AKTUALITET
9 Mars20:50
EMRI/ Sherri mes dy turqve në Sauk, identifikohet i plagosuri me armë zjarri
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Sauk. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Halil Uçari, i cili...
AKTUALITET
9 Mars20:45
“Jemi në terror nga qentë”/ Banorët e Uznovës kërkojnë zgjidhje nga autoritetet: Nuk hapim dot as dritaret
Banorë të lagjes Uznovë në Berat, kanë ngritur shqetësimin pranë redaksisë së Piranjat news për një sit...
AKTUALITET
9 Mars20:35
Aksident në Shkodër/ Automjeti përplaset me shtyllën, ndërron jetë shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.
Në një rru...
AKTUALITET
9 Mars20:23
Të shtëna me armë zjarri në një restorant në Tiranë, qëllohet një shtetas turk/ Detajet e para
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër në Tir...
AKTUALITET
9 Mars19:58
VIDEO/ Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri. Vajza e huaj flet për Afp: Na u premtua punë e mirë!
Një numër gjithnjë e në rritje grash po tërhiqen nga rrjetet kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vendet e varfr...
AKTUALITET
9 Mars19:23
SPAK i konsideron ‘rrezik serioz’ për drejtësinë nismat ligjore kufizuese
Në raportin vjetor të punës së saj për vitin 2025, Prokuroria e Posaçme raporton arritjet në hetimet kundër korrupsion...
AKTUALITET
9 Mars19:04
Projekti 5.1 milionë euro/ SPAK blen pajisjen e teknologjisë së lartë për qendrën e përgjimit
Një nga paisjet elektronike më të sofistikuara dhe inteligjente në botë, tashmë është blerë nga prokuroria e Posa&c...
AKTUALITET
9 Mars18:25
Jetonin në garazh, arrestohet 30-vjeçari shqiptar me gruan. Kapen mbi 7 kg drogë dhe një hark
Karabinierët e Trevisos, pas një aktiviteti kompleks hetimor që synonte parandalimin dhe shtypjen e trafikut të drogës, gjatë m&eu...