
Kombëtarja Shqiptare do të ndeshet sonte me Anglinë për ndeshjen e fundit të kualifikuese për Botërorin. Ndeshja do të luhet në orën 18:00, ndërsa policia ka bërë publike masat që ka marrë për mbarëvajtjen e saj. Në Tiranë do të bllokohen disa rrugë rreth stadiumit “Air Albania”, që janë:
* Rruga “Papa Gjon Pali II”;
* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Themistokli Gërmenji”;
* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
* Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
* Rruga “Skerdilajd Llagami”;
* Rruga “Faik Konica”.
Ndërsa policia ka thirrje edhe për tifozët që do të shkojnë në stadium që te respektojnë rregullat. Teksa janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Nëntor12:37
Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa leje
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar një 18-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në fshatin Verbas, ku përpla...
AKTUALITET
16 Nëntor12:28
EMRI/ I dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31-veçari
Klajdi Murrizi, 31 vjeç do të ekstradohet nga Italia në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ...
AKTUALITET
16 Nëntor12:15
Tritoli në Kamëz/ Kush është ish-efektivi Lami, personi i fundit që u takua me Martinajn
Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, janë personat e arrestuar si autorë të tritolit të vendosur ditën e djeshme në nj&e...
AKTUALITET
16 Nëntor12:07
Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë
Një rast i transportimit të mallrave kontrabandë është goditur këtë të diel në Shkodër.
Sipas policisë...
AKTUALITET
16 Nëntor11:58
“Ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit Asim Vokshi”/ Bardhi: Presidenti ka futur në ngërç Gjykatën Kushtetuese
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se prej 47 ditësh...
AKTUALITET
16 Nëntor11:55
Analiza e DW: Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros, Shqipëria rast i veçantë
Oligarku bullgar me ndikim në vendin e tij Delian Peevski do të kishte dashur prej kohësh të shihte një hetim parlamentar mbi aktivit...
AKTUALITET
16 Nëntor11:41
Enrat/ Pronari nuk pranoi t’u jepte 500 000 euro, ‘gjobëvënësit’ i hodhën tritolin tek restoranti në Kamëz
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të shpërthimit ...
AKTUALITET
16 Nëntor11:18
500 mijë euro nga të “fortët” në Kamëz/ Detaje nga vendosja e tritolit në restorantin "Perla e Detit”!
Detaje nga shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, nga pjesa e mbrapme e lokalit, në pronësi të Klodjan Mur...
AKTUALITET
16 Nëntor10:40
Zhupa: Në Sarandë mësimi zhvillohet me dy turne dhe pa kushte. Shkolla e re iu dhurua për resort oligarkëve!
Në një deklaratë për mediat, deputetja Ina Zhupa u shpreh se situata e arsimit në Sarandë është kthyer në një...
AKTUALITET
16 Nëntor10:31
Informatorët e Gilmado Danit pjesë e policisë? Ish-polici: “Armikun” kërkoje një herë brenda çatisë tënde
Atentatorët që ekzekutuan Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin në rrethrrotullimin e Rinasit të martën, me shumë mundësi kan...