Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

SPAK ka shpallur fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Çështja u shqyrtua me procedurë të shkurtuar dhe në përfundim gjykata e dënoi me 3 vite burg, dënim që u ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Megjithatë, ekzekutimi i dënimit u pezullua dhe Hoxhalli do të qëndrojë në provë për 4 vite, ndërsa iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Gjykata vendosi gjithashtu shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet për një tjetër vepër penale.
Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Gentjan Hoxhalli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë i Kodit Penal ”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Engjëllushe Tahiri dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 18, datë 23.02.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentjan Hoxhalli për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen 1/3 e dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 2 (dy) vite burgim.
3. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Gentjan Hoxhalli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
4. Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës të të pandehurit Gentjan Hoxhalli për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vitesh.
5. Bazuar në nenin 261/1 gërma “b” në lidhje me nenin 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Gentjan Hoxhalli me vendimin Nr. 116 datë 08.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
6. Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm në rast se nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar për një vepër tjetër penale.
7. Në lidhje me provat materiale gjykata bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale disponon si më poshtë: - Aparat celular i Ilojit "IPHONE", modeli "13 Pro Max" me ngjyrë gri, me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë telefonike të kompanise "Vodafone" me nr. tel. ****. - 1 (një) aparat celular i markës "IPHONE", modeli "Xs Max", me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë telefonike të kompanisë "Vodafone", me nr. tel. ****. - Automjet i markës "Audi", modeli "A6", me targë **** (targë e huaj), me numër shasie ****, me ngjyrë gri të errët, së bashku me çelësin, t’i kthehen të pandehurit Gentjan Hoxhalli.
8. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit përkatës, i ngarkohen të pandehurit Gentjan Hoxhalli.
9. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Një qytetar, i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për problemin që i ka ndodhur me e-albania. Ai tregon se, kë...
Këshilli i Mandateve u mblodh sot për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Pas ...
Policia e Durrësit ka ndaluar tetë shoferë të cilët janë gjetur në gjendje të dehur në timon dhe kanë tentua...
Situata mbetet e tensionuar në fshatin Dragostunjë, pranë zonës së njohur si Arrat e Gurrës, ku dhjetëra banorë dhe qy...
Lëvizte me pistoletë në brez, kapet te tregu elektrik dhe arrestohet 30-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se b&...
Një grup prej 25 të rinjsh nga mbarë bota ka zgjedhur Shqipërinë për të marrë pjesë në një iniciativ&eu...
Vijon ende mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet në lidhje me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën SP...
Banjat sulfurore të Bromonerit, pronarit të tyre Filios, lidhja e tij me vrasjen e Telinit (1923) dhe kaza dërrmuese greke e Leskovikit, e cila...
Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija ka kërkuar që prokuroria të provojë pretendimet se Balluku rrezikon që të prishë ...
Inxhinieri dhe eksperti mjedisor Abdulla Diku ka sjellë një shembull reth mënyrës se si janë ndërtuar rrugët në Kosov&...