Legjislacioni shqiptar parashikon kompensim financiar për personat e burgosur me pa të drejtë. Por në aktualitetin e gjyqësorit në vend, me gjykata të boshatisura nga gjyqtarët, ky proces nuk duket i lehtë. Në nëntorin e 2016-ës, tifozët ishin përgatitur të ndiznin stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër për sfidën e kombëtares kuqezi ndaj Izraelit, por ndeshja u zhvendos në një tjetër stadium nga frika e sulmeve terroriste.
Ato ditë, Medat Hasani u burgos me dyshimin se ishte pjesë e një celule ekstremiste, që do të kryente sulm terrorist në këtë ndeshje futbolli. Ndodhi që pas tri vitesh hetim, i nisur nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda dhe përfunduar nga SPAK, akuzat për terrorizëm nuk u provuan dhe çështja u pushua. Por qëndrimi 1 vit në paraburgim dhe 2 vite në “arrest shtëpie” i dha Hasanit të drejtën për dëmshpërblim me 1,8 milionë lekë në Administrativen e Tiranës. Por çështja mbeti pezull në Apel bashkë me paratë. Pasi priti dy vjet për një datë gjyqi, Hasani kërkoi në Gjykatë të Lartë të drejtën për shqyrtim të çështjes brenda një afati të arsyeshëm. Kërkesa ju rrëzua me argumentin se nuk po abuzonte gjyqtarja e çështjes, raporton A2.
“Gjyqtarja relatore ka deklaruar se çështja nuk është gjykuar jo për shkak të mungesës së vullnetit, por për shkak të ngarkesës së jashtëzakonshme me çështje. Gjyqtarja ka deklaruar se ndodhet në gjykimin e çështjeve të regjistruara në shtator të vitit 2016. Gjyqtarja ka në ngarkim të saj 4500 dosje dhe çështja i ka kaluar asaj si relatore me shortin e datës 21.12.2021”.
Pra, faji i mbetet sistemit të reformuar që e vinte dosjen e Medat Hasanit pas 4500 dosjeve të tjera në tryezën e po të njëjtës gjyqtare. Rendin e përcakton koha e depozitimit. Kolegji sjell dhe një tjetër arsyetim: Parimi i gjykimit brenda një afati të arsyeshëm nuk duhet të keqkuptohet dhe në asnjë rast cilësia e procesit të rregullt ligjor dhe e vendimmarrjes së gjykatës nuk duhet të sakrifikohet për sasinë e afatit të arsyeshëm.
E kur gjykata e lartë vlerëson se nuk ka një zvarritje të qëllimshme të procesit, madje se vonesa është në të mirë të tij, kërkuesit i mbetet të presë disa vite për të marrë paratë që i ka përfituar me një vendim gjykatë, raporton A2.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Maj20:33
Zhdukja e “Koçoles” dhe "Mirit", Muhamet Rrumbullaku zhvillon takime në Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, n...
AKTUALITET
2 Maj18:29
Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një ballkon, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Fier!
Një debat mes fqinjësh për një ballok ka përfunduar në një konflikt fizik, ku njëri prej tyre të marrë &cced...
AKTUALITET
2 Maj16:00
"Do të të vras, do të të ha"/ Kërcënonte dhe dhunonte gruan, kush është i riu shqiptar i arrestuar në Itali? (EMRI)
ITALI- Për ta mbajtur atë larg gruas së tij dhe për të mos e keqtrajtuar, nuk mjaftoi as një urdhër mbrojtje pasi në q...
AKTUALITET
2 Maj14:59
Tronditet Shkodra! Vrasje me armë në lagjen "Skënderbeg", qiraxhiu i futet në shtëpi dhe ekzekuton 51-vjeçarin
SHKODËR- Petrit Vuksani u vra brenda shtëpisë së tij në lagjen 'Tom Kola' në Shkodër. I sapo kthyer nga Anglia, 51-vje&cced...
AKTUALITET
2 Maj12:34
Prokuroria dërgon për gjykim 15 call center dhe 13 administratorët/ Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 15 call center dhe 13 administratoret, mes tyre 4 shqiptarë, pasi nuk kane deklaruar 5 milione ...
AKTUALITET
2 Maj12:34
‘Zgjedhje pa zgjidhje’: Tropoja voton mes dy kandidatëve që i ka provuar
Bashkia e Tropojës, një bastion historik i së djathtës, përballet me sfidat e zhvillimit të turizmit dhe emigracionin e lart&eum...
AKTUALITET
2 Maj12:21
Vrasja e Nikulajt, hetimet për motorin e gjetur pranë lumit Drin, dyshohet se nuk u përdor për krimin
Motori i gjetur pasditen e 27 prillit në Lumin Drin pranë fshatit Kakarriq të Lezhës, po verifikohet dhe ekzaminohet imtësisht, pasi ...
AKTUALITET
2 Maj09:35
Vrasja e Nikulajt/ Del video e portugezit në Shkodër, i “pakënaqur” me qeverinë
Vrasja e Ardian Nikulajt më 19 prill, në Shëngjin është zbardhur. Për këtë çështje janë lëshuar ...
AKTUALITET
2 Maj09:32
U arrestua për vjedhje në Tiranë e më pas përfundoi në koma, ky është 27-vjeçari (EMRI)
TIRANË- Ky është Jani Rustemaj, 27-vjeçari i cili ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën ...
AKTUALITET
1 Maj22:11
Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, autori u vetëplagos, detaji që “fundosi” 31-vjeçarin pas daljes nga spitali
Autori i dyshuar i vrasjes së shqiptares, Anila Ruçi ka dalë nga spitali në Itali. Mësohet se Osman Bilyhu, 31 vjeç ësh...