AKTUALITET

SPAK godet grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve, mes të arrestuarve dhe dy punonjës policie

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2026, 15:25
SPAK godet grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve, mes

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal për 7 persona, si dhe janë ushtruar 11 kontrolle në banesa dhe kontrolle personale të të dyshuarve.

Masat e sigurimit dhe të dyshuarit:

Gjykata ka caktuar masën “Arrest me burg” për shtetasit:

J. K., i dyshuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.


E. H., i dyshuar për të njëjtat vepra penale.

A. B., i dyshuar për të njëjtat vepra penale.

M. Gj., i dyshuar për të njëjtat vepra penale.

V. N., punonjës policie, i dyshuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror.

K. T., punonjës policie, i dyshuar po ashtu për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve duke shfrytëzuar funksionin shtetëror.

Ndërsa masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” është caktuar për:

K. B., e dyshuar për përfshirje në grupin e strukturuar kriminal dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Sipas hetimit të nisur mbi bazën e referimit nga Departamenti i Policisë Kriminale, emigrantët e paligjshëm hyjnë nga Greqia përmes kufirit të gjelbër në qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës. Grupet e emigrantëve përbëheshin nga 3 deri në 50 persona dhe drejtoheshin nga një shoqërues.

Pasi priteshin në jug, ata transportoheshin drejt veriut të vendit, në qarkun e Shkodrës (kryesisht në zonën e Hanit të Hotit dhe Vukpalajt), me qëllim kalimin drejt Malit të Zi kundrejt pagesave monetare.

Episodet e dokumentuara nga hetimi:

1 Maj 2024: Transportimi i 3 shtetasve të huaj nga Mëzezi (Tiranë) drejt Hanit të Hotit.

13 – 14 Maj 2024: Transportimi i 21 emigrantëve nga Gjirokastra (fshati Mashkullorë) drejt Vukpalajt në Malësinë e Madhe.

19 – 21 Qershor 2024: Transportimi i 11 emigrantëve nga fshati Dardhë i Korçës drejt Hanit të Hotit.

28 Qershor 2024: Transportimi i 17 shtetasve të huaj nga Dardha (Korçë) drejt Vukpalajt.

7 Korrik 2024: Tentativë për transportin e 4 emigrantëve nga Korça, ku shoferi u arrestua në flagrancë nga Policia e Korçës dhe Maliqit.

8 – 9 Korrik 2024: Transportimi i 12 emigrantëve nga Jorgucati (Gjirokastër) drejt Malësisë së Madhe. Në këtë episod janë përfshirë dy punonjësit e Policisë Kufitare Shkodër, të cilët lehtësuan kalimin e tyre drejt Malit të Zi.

23 – 24 Korrik 2024: Transportimi i 11 emigrantëve nga Bilishti drejt Tiranës e më pas në Shkodër. Pasi kaluan në Malin e Zi, emigrantët u morën peng nga 5 persona me origjinë nga Lindja e Mesme. Në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, u bë e mundur lirimi i pengjeve dhe arrestimi i tre prej pengmarrësve.

SPAK njofton se hetimet po vijojnë me intensitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje