Presioni i Trumpit mbi NATO-n po riformëson mbrojtjen e Evropës. A do ta shkatërrojë kjo aleancën?
Baza Ajrore Mihail Kogalniceanu në Rumani u ndërtua për t'i bërë amerikanët të ndihen si në shtëpi. Rrugët e...
Baza Ajrore Mihail Kogalniceanu në Rumani u ndërtua për t'i bërë amerikanët të ndihen si në shtëpi. Rrugët e...
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë. ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit iu drejtua socialsitëve duke i thënë se “jeni bërë us...
Disa protestues kanë rrëzuar kazanët e mbeturinave në rrugë, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të kryeministrit Rama dhe ...
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku theksoi se nuk iu dha fjala në Kuvend, pasi donte që të fliste për dënimin e ish krerë...
Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur me mazhorancën në Kuvend për qëndrimin ndaj dënimit të ish-kre...
Protestuesit “shkulin” gardhin metalik te Ministria e Brendshme. Qytetarët e vendosur të protestojnë përpara Kuvendit kan&eum...
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Prokurorja e posaçme, Dorina Bejko paraqiti të enjten më 2 prill në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, qëndrimin e saj lidhur me pretendimet e ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca, i cili ka kundërshtuar mënyrën e hetimit të kryer nga ana e prokurorisë ndaj tij, duke kërkuar pavlefshmërinë e akteve dhe të dhënave mbi të cilat bazohet akuza e ngritur ndaj tij për shkelje të barazisë në tendera.
Ndreca dhe një grup zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të disa institucioneve, akuzohen se nën udhëheqjen e tij, favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë. Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale, Ndreca mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Nga sa u diskutua mes palëve në seancën e të enjtes, Ndreca pretendon se në kohën kur është kryer përgjimi i tij, SPAK ka parashtruar në gjykatë se ishte i dyshuar për veprën penale për të cilët po hetohej dhe duhej të ishte regjistruar emri i tij si person nën hetim. Sipas Ndrecës, kështu do t’i lindte e drejta të të jepte shpjegime dhe të kundërshtonte veprimet e prokurorisë që i konsideron të paligjshme.
Prokurorja Bejko u shpreh se është në vlerësimin e prokurorit se kur do të regjistrohet emri i personit në procedimin penal. Sipas saj, nuk mund të regjistrohet emri personit nën hetim, nëse nuk janë siguruar prova që të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm. “Prokurori ka proceduar me regjistrimin e emrit si person nen hetim, kur ka vlerësuar se plotësonte kushtet”, u shpreh Bejko.
Lidhur me lejimin e përgjimeve, prokurorja vërejti se duhet të plotësohet ndër të tjera edhe kushti se, personi për të cilin kërkohet të vendoset nën përgjim, dyshohet se ka lidhje me faktin. “Kishte dyshim të arsyeshëm se ai kishte lidhje me këtë procedurë tenderimi, por jo se provohej fajësia për tu regjistruar procedimi ndaj tij. Nëse provat do të ishin të mjaftueshme për të provuar veprën penale, përse duheshin kryer veprime të tjera hetimore”, argumentoi prokurorja Bejko dhe theksi se nuk mund të ngatërrohet kjo rrethanë për të pretenduar se emri duhej regjistruar si person nën hetim që në fillim, përpara kryerjes së përgjimeve.
Sipas Bejkos nuk ka asnjë cënim të dispozitave ligjore në urdhrin për regjistrimin e personit nën hetim për rastin e Ndrecës. Ajo shtoi se vërtetohet nga aktet se Ndrecës i janë respektuar të gjitha të drejtat për t’u njohur me provat.
Për pretendimin tjetër të ngritur nga Ndreca, për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e të dhënave të celularit të sekuestruar arkitektit Radovani, Bejko solli në vëmendje se Gjykata Kushtetuese në kërkesën me të cilën është kundërshtuar sekuestrimi dhe kqyrja e telefonit, nuk ka vlerësuar që të ketë efekt prapaveprues, por është përcaktuar të jetë orientues në praktikat e ardhshme. Sipas saj, qëllimi kryerjes së verifikimeve ka qenë vetëm për të mbledhur të dhëna për hetimin dhe për të zbuluar veprën penale. “Nuk thuhet nga Gjykata Kushtetuese se të dhënat e marra janë në kudërshtim me ligjin dhe janë të papërdorshme”, u shpreh Bejko ndër të tjera.
Bazuar në këto të konstatime, prokurorja Bejko e cilësoi të pabazuar pretendimin e Ndrecës se këqyrja e celularit është kryer në kundërshtim me ligjin.
Ndreca replikoi kundrejt qëndrimeve të SPAK, duke pretenduar se ai nuk ishte kundër kryerjes së përgjimeve, por theksoi se kundërshton mënyrën se si prokuroria e ka orientuar kërkesën, duke u shprehur se ishte i dyshuar për veprën penale, nga për rrjedhojë ka qenë në kushtet e personit nën hetim. “Prandaj duhej të kishte bërë regjistrimin dhe mua do më kishin lindur të drejtat procedurale për të bërë kundërshtimet”, tha Ndreca dhe shtoi se nga veprimet e prokurorisë duket se procesi është i paragjykuar dhe i paravendosur.
Lidhur me këqyrjen e celularit, ai tha se nuk mund të ndërhyhet në korrespodencën në aplikacionin ‘Whatsapp’ dhe solli në vëmendje jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Ndreca u shpreh se të drejtat e njeriut mund të kufizohen vetëm me ligj.
Me një vendim të korrikut të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese i vendosi kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK, duke gjetur cënim të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës në rastin e sekuestrimit të një telefoni celular dhe urdhëroi asgjësimin e të dhënave që nuk kanë lidhje me procedimin penal.
Ndreca e cilësoi të pavërtetë pretendimin e prokurorisë se nuk ka ndikim në këtë çështje vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Ai pretendoi se nisur nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, veprime e prokurorisë me celularin janë të paligjshme. “Korrespodenca ka një mbrojtje të posaçme. Shteti duhet të garantojë fshehtësinë e korrespodencës”, tha Ndreca.
Pasi palët paraqitën pretendimet, gjykata e shtyu seancën për më datë 10 prill, në orën 12:00.
Gjykata e Apelit në Torino ka ndryshuar vendimin për një nga të përfshirët në vrasjen e Fatmir Arës, i njohur si “...
Policia ka konfirmuar se vdekja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec nuk është pasojë e shkaqeve natyrore, por një ngjarje krimin...
Janë të paktën 5 vendvarrime ku ka dyshime të forta se gjenden eshtrat të personave të zhdukur gjatë rregjimit komunist. He...
Një aksident ka ndodhur në Durrës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfundon në kanal. Si pasojë...
Inspektori i Përgjithshëm i AKU, Dashnor Sula, dhe Drejtoresha e Përgjithshme, Blerina Gjylameti, kanë zhvilluar një vizitë në...
Trafik i rënduar dhe bllokim i plotë është regjistruar në Unazën e Madhe, në segmentin që të çon drejt Sel...
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ...
Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është transferuar drejt burgut të Fierit. Ai u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshm...
Një situatë e rrezikshme është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, rreth 300 metra pranë mbikalimit...
Një denoncim i ardhur në redaksinë tonë ngre shqetësimin e banorëve të rrugës “Dervish Luzha” në zon&...