AKTUALITET

Zbulohen 5 vendvarrime të të zhdukurve të komunizmit/ 410 persona të cilëve nuk u gjenden eshtrat

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 17:46

Zbulohen 5 vendvarrime të të zhdukurve të komunizmit/  410

Janë të paktën 5 vendvarrime ku ka dyshime të forta se gjenden eshtrat të personave të zhdukur gjatë rregjimit komunist. Hetimet e Autoritetit për informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit të shtetit, kanë gjetur konfirmim dhe nga zbatimi i teknologjive të avancuara. Për Report Tv, Autoriteti zbulon dhe emrat e personave të identifikuar të varrosur në to. Në Shqipëri flitet për disa mijëra të zhdukur gjatë diktaturës, por deri tani, në bazë të të dhënave të grumbulluara, Autoriteti ka regjistruar rreth 410 raste.

Në mjediset e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ndodhet një hartë e Shqipërisë, ku janë vendosur shenja për çdo raportim të familjarëve, shoqatave apo veprimtarëve të kujtesës për vendvarrime të dyshuara, vendekzekutime ose vende ku mendohet, përmes rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, se ka mbetje mortore.

Autoriteti po kryen verifikime për 17 vendvarrime të dyshuara, ku të dhënat nga familjarë, të cilët kanë ofruar edhe materiale gjenetike, janë ndërthurur edhe me dokumente të kohës.

Ndërsa, falë bashkëpunimit me ekspertë antropologë, arkeologë dhe njohës të fushës nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), për të paktën 5 raste probabiliteti për gjetjen e eshtrave është shumë i lartë.

“Bëhet fjalë për vendvarrimin e Rrmajit në Shkodër. Bëhet fjalë për dy vendvarrime pothuajse të konfirmuara, që do të konfirmohen 100% kur të bëhen gërmime në kishën e Shpalit dhe në Spaç të Mirditës, ku mendohet që janë varrosur katër heronjtë e revoltës së Spaçit. Bëhet fjalë për malin e Gramozit, në Shel Gurë, ku është një qytetar i cili është vrarë në tentativë për të kaluar kufirin. Bëhet fjalë edhe për një vendvarrim në Himarë, në Shën Vasil.”, thotë drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula.
Shkodër: Vendvarrimi pranë varrezave të Rrmajit është i periudhës 1948-1953, kohë kur regjimi ushtronte hapur brutalitetin ndaj kundërshtarëve të vet, përfshirë disidentë politikë dhe klerikë.

Ka qenë proces “i natyrshëm” marrja e tyre me dhunë dhe ekzekutimi duke i mbështetur te muri juglindor i varrezave katolike (që populli do ta quante “Muri i Gjakut”), e më pas varrimi (groposja ekzaktësisht pak metra larg tij).

Lista e personave që mendohet të jenë varrosur në këtë vendvarrim të dyshuar është:
Jup Kazazi
Sait Kazazi
Gjelosh Lulashi (klerik)
Sait Tagani
Mati Prendushi
Gjon Shllaku
Dom Luigj Zojzi (klerik)
Dom Jak Zojzi (klerik)
Ndue Lazër Pali
Dul Bajram Muqa
Maliq Bajram Muqa
Gjokë Nik Luli
Dedë Lulush Smajli
Spaç, Mirditë:

Në burgun e Spaçit reagimi shtetëror ishte drastik.

Në kohën kur shpërtheu revolta dhe doli hapur urrejtja dhe kuraja e të burgosurve ndaj regjimit, territori i burgut u rrethua edhe me tanke e trupa ushtarake.

Shtypja e revoltës ishte me pasoja të rënda për qindra të dënuar që u torturuan, një pjesë u ridënuan me shumë vite të tjera burg, dhe katër më kurajozët (që shteti komunist i cilësoi si organizatorë) u dënuan me vdekje.

Në Shpal mendojmë që kemi lokalizuar vendvarrimin e organizatorëve të Revoltës së Spaçit, të cilët u dënuan me vdekje, me pushkatim, menjëherë pas revoltës në vitin 1973.

Pal Zefi
Skënder Daja
Hajri Pashaj
Dervish Bejko
Shpal, Mirditë, kemi të dhëna për vendvarrimin e eshtrave të të vdekurve gjatë vuajtjes së dënimit.

Shën Vasil, Himarë: Në Shën Vasil kemi dokumente dhe dëshmi për vendvarrimin e tre personave, për të cilët familjarët e tyre kanë kërkuar pranë Autoritetit ndihmë për gjetjen e eshtrave.

Ata janë:
Hasan Hamza,
Fiqiri Marika,
Zyhdi Çitaku
Shelegur, Kolonjë: Në Shelegur kemi lokalizuar vendvarrimin e dyshuar për shtetasin Dhimitër Kono.

Luigj Ndou i ICMP-së tregon se vlerësimi i këtyre vendvarrimeve u krye me metoda jo-invazive. Ndërsa në dy vendvarrime të dyshuara në Shpal dhe Shën Vasil u pa i arsyeshëm kërkimi shtesë duke përdorur teknologjinë e Radarit me Penetrim të Thellë (GPR) dhe sistemit LIDAR.

Sipas Genta Sulës: “ICMP-ja me ekspertizën e vet pothuajse konfirmon që ia vlen të gërmohet, sepse ka tjetërsime terreni dhe ka të ngjarë që të ketë mbetje mortore. Tani duhet gërmuar për t’u verifikuar dhe për t’u avancuar fazat.”

Në Shkodër, ndonëse të dhënat janë për 13 persona, dyshimet çojnë në një numër disa herë më të madh.

Raportet e detajuara të hartuara nga ekspertët e ICMP-së ndodhen mbi tryezën e Sulës. Ato do të jenë pjesë e dokumentacionit që do t’i dorëzohet prokurorisë.

“Ajo që mendoj unë se do të jetë ngërçi është leja e gërmimit, e cila duhet patjetër të bëhet e mundur përmes urdhrave që jep policia, prokuroria dhe në momentin që bëhet gërmimi. Pastaj aty Autoriteti natyrisht do të bëjë çmos që të vijojë me hapat e tjerë, por akoma nuk është thyer ajo pengesa e lejes së gërmimit",- thotë Sula.
Po sa janë hapësirat për të hetuar mbi këto krime?

“Prokuroria deri tani ka mbrojtur idenë që veprat janë parashkruar, ndërkohë që fshehja e eshtrave, për mendimin tonë, është një krim jo i parashkruar, por i vazhduar”, thotë Sula.
Në Shqipëri është folur për disa mijëra të zhdukur që u ekzekutuan me vendime gjykatash, u vranë në tentativa për t’u arratisur nga kufiri, nga burgjet dhe kampet apo vdiqën në burgje ndërsa vuanin dënimin.

Por deri më tani, Autoriteti ka arritur të regjistrojë 410 raste personash të zhdukur, të raportuar nga familjarët e tyre pranë këtij institucioni.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre rezultojnë të dënuar politikisht, të ekzekutuar me vendim gjyqësor të manipuluar apo të vrarë pa gjyq. Raste të tjera lidhen me vrasjet në kufi, vdekjet në burgje dhe në qelitë e hetuesisë, duke e bërë këtë një nga kapitujt më të errët dhe ende të pazbardhur plotësisht të historisë së vendit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan