
Operacioni tek AKSHI, SPAK reagon zyrtarisht: Hetime për grup të strukturuar kriminal mbi tenderat
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksion për hetimin e tenderave të AKSHI-t.
Në njoftimin e SPAK thuhet se 8 persona po hetohen në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal ndërsa akuzat ndaj tyre janë për “Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Sipas SPAK, të dyshuarit kanë manipuluar procedurat e tenderëve dhe kanë ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të kompanive pjesëmarrëse për të favorizuar kompani të caktuara. Hetimet po vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi i plotë i SPAK
“Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndaj tetë shtetasve nën hetim për vepra penale:“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuara nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.
Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.
Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.
Në këtë kuadër, Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.12.2025, paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë (8) shtetasve nën hetim. Sot, më 16.12.2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, E.B., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, M.K., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, H.D., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit,“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim E.I., të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim A.P., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, G.H., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim R.Rr., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Hetimet vijojnë për zbulimin e fakteve të tjera penale dhe identifikimin e subjekteve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme”, njofton SPAK.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Dhjetor13:13
Zbardhen akuzat e SPAK ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendëses së saj dhe zv.drejtorit të Policisë
Janë zbardhur akuzat e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, z&e...
AKTUALITET
16 Dhjetor13:06
Familje shqiptare fle në rrugët e Francës – foshnja 20 muajshe e sëmurë nga të ftohtit
Ndërsa po afrohet periudha e festave, një familje e tërë vazhdon të jetojë në rrugë në qytetin e Montpeljesë. ...
AKTUALITET
16 Dhjetor13:02
Shqiptarja kapet në Greqi me 215 kg kanabis – përplas makinat e policisë me fëmijën në makinë
Mesditen e së hënës, 15 dhjetor 2025, në Janinë, Greqi, një grua 23-vjeçare, së bashku me dy burra të tjerë,...
AKTUALITET
16 Dhjetor12:50
'Daniel Shima u rrëmbye, pasi Karçanaj doli nga SPAK'/ Berisha: U çua në bodrumin e Suel Çelës, sot nuk di askush asgjë për të
Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka folur për aksionin e SPAK.
Berisha ka renditur një sër&e...
AKTUALITET
16 Dhjetor12:37
Këlcyrë/ Banorët e lagjes Mustafa Gonxhe përballen prej 10 vitesh me ujëra të zeza
Banorët e lagjes Mustafa Gonxhe në Këlcyrë përballen prej më shumë se 10 vitesh me një problem të rëndë...
AKTUALITET
16 Dhjetor12:32
SPAK firmos 8 masa sigurimi për abuzime me tenderat e AKSHI-t! Dalin të plotë emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur tetë masa sigurimi për zyrtarë që dyshohet se kanë abuzuar me tenderat në AKSHI, ...
AKTUALITET
16 Dhjetor12:17
Fermerët e Peqinit paralajmërojnë zhdukjen e traditës së gjelit të detit
Edhe këtë vit, gjeli i detit në Peqin rrezikon të mbetet pa shitur. Fermerët, kryesisht në moshë të tretë, detyro...
AKTUALITET
16 Dhjetor12:11
AKSHI favorizoi në tendera kompanitë e Ermal Beqirit/ U ble jaht me vlerë 1 mln euro në emër të një 24-vjeçare rumune
Kanë dalë detaje të reja lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme ku janë lëshuar masa sigurie ndaj drejt...
AKTUALITET
16 Dhjetor11:59
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 18 dhjetor ankimimet e Ballukut dhe vartësve të saj
Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 18 dhjetor për shqyrtimin e ankimimeve të ish-ministrave Belinda Balluku dhe Gentian Gjylit,...
AKTUALITET
16 Dhjetor11:53
U plagos ditën e sotme/ Zbardhet dëshmia e ‘Gucci’-t: E njoh autorin, u zumë pas sharjeve në rrjetet sociale
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci&r...