“Rama ik!”/ Mjeku elektrizon protesten: Këta në shesh s’janë ‘sufllaqe’, por të rinj që e kanë gjakun barut
Kirurgu Ermal Pasha ka mbajtur ditën e sotme një tjetër fjalim emocionues para Kryeministrisë. Ai deklaroi se pavarësisht se kryeminist...
Kirurgu Ermal Pasha ka mbajtur ditën e sotme një tjetër fjalim emocionues para Kryeministrisë. Ai deklaroi se pavarësisht se kryeminist...
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke e konsideruar valën e protestave si një sinjal të...
Protesta qytetare që prej më shumë se dy javësh zhvillohet në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 17-të. A...
Sot mbahet protesta e 17 masive kundër qeverisë Rama dhe vetë kryeministrit. Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kre...
Dita e 17-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Ata po përsërisin thirrj...
Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të nënshkruhet të premten, ndërsa Ministria e Jashtme e Zvicrës ka b&...
Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është zhvilluar një aksion kundër call centareave që përdoren për ...
Një nga momentet më të komentuara të ndeshjes mes Japonisë dhe Holandës, e mbyllur me rezultatin 2-2, nuk lidhej me golat apo ra...
Pse ekzistojnë dy versione të trofeut të Kupës së Botës? Cila është historia që pas trofeut më të famsh...
Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu si Denis Matoshi, është një prej eksponentëve më të kërkuar nga drejtësia i p&e...
Biznesmeni Isa Aliu është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas një urdhër arresti me burg, të lëshuar nga prokuroria e posaçme SPAK. Ashtu si në çështjet e tjera penale edhe në këtë rast prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Doloreza Musabelliu, kanë përdorur komunikimet e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, për të zbërthyer 5 episode të trafikut të kokainës dhe skemën e pastrimit të parave në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë.
Nga 10 urdhër-arreste të lëshuara për disa prej emrave më të njohur të botës së trafikut të Kokainës, vetëm 1 prej tyre si Florjan Musaj, është kapur. Pastaj 9 të tjerët përfshirë dhe Isa Aliun, janë shpallur në kërkim.
Për të gjithë ata që nuk e njohin, mësohet se Isa Aliu, më parë ka qënë pronari i disko “Road Hause” në Elbasan, që ndodhej përballë konvikteve të Universitetit.
Më pas ky biznes është mbyllur dhe në Gusht 2008, Isa Aliu, vendosi të hapë kompaninë e ndërtimit “Aliu Road Hause”, duke investuar në disa objekte. Në 26 Maj 2022, Isa Aliu, vendos ti blerë Vlonjatit Dritan Kapaj 50 për qind të aksioneve “Green Invest”, duke u bërë bashkëaksioner me shtetasin tjetër, Gledio Koçiu. Aliu ka blerë aksionet kundrejt 50 lekë për 1 kuotë.Në emër të Isa Aliu, rezulton dhe kompania “A.R.H Security”, të cilën ai e ka përfituar në 11 shkurt 2022 përmes një kontrate dhurimi të bërë nga çifti i bashkëshortëve, Ymer dhe Hatixhe Bajgora.
Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.
Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm.
Pas injektimeve të parave “cash” në llogaritë e kompanisë “Aliu Road Hause”, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “Aliu Road Hause”, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit.Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim Isa Aliu, orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash.
Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave “cash” dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale.
Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.
Tashmë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15 qershor 2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim.
Mes pasurive të sekuestruara janë dhe pronat e Isa Aliut, Eldi Dizdarit, Dritan Xhikës dhe personave të tjerë.
Pasuritë e shoqërisë “Aaliu Road Hause” me seli në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë, etj, në zotërim të personit nën hetim Isa Aliu, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete të kompanisë tregtare, të drejta reale ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Pasuritë e shoqërisë “Green Invets”, me seli qendrore në Tiranë dhe Fier në masën 50 për qind të cilat i përkasin personit nën hetim Isa Aliu, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Mes personave të shpallur në kërkim është dhe Naldi Yzeiraj,i cili disponon një biznes të hapur në vitin 2022 për shit-blerje makinash dhe kafene.
Florjan Musaj, është personi i vetëm i arrestuar në këtë aksion policor. Musaj, u bë i njohur në 2018 kur ndaj narko kartelit të tij në aksion ndërkombëtar me bashkëpunim ndërmjet shërbimeve policore të Gjermanisë, Italisë, Hollandës dhe Shqipërisë, u zbuluan 91 kilogramë kokainë me vlerë 20 milion euro dhe një strukturë e madhe trafikantësh në këto shtete.
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka reaguar pas operacionit të fundit të institucionit që ai drejto, ku u sekuestruan 150 milionë euro pasuri. P&...
Autoritetet franceze, me ndihmën e Europolit dhe Policisë Federale Zvicerane (Fedpol), kanë shkatërruar një rrjet kriminal që dysh...
Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore në Ksamil për verifikim. Sipas burimeve, dyshohet se këto mjete ujore kanë fuqi motorike më ...
Deputeti Ardit Bido ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Redi Muçit, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në protestat ...
Policia e Shtetit ka dhënë alarmin mbi një formë të re të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vend. B&eu...
Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi i cili qëndronte në krye të grupit të goditur nga SPAK për trafikun e 50 ton&...
Gazetari Artan Hoxha këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka zbuluar detaje mbi opera...
Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është zhvilluar një aksion kundër call centareave që përdoren për ...
SPAK ka goditur grupin kriminal të drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokain&e...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 13:50, në aksin “100 Vjetori” Vlor&eu...