Protestuesit kërkojnë hetim për policinë: Dhuna nuk mund të përdoret si mjet frikësimi
Protesta e 34-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me leximin e një deklarate, përmes së cilës organiz...
Protesta e 34-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me leximin e një deklarate, përmes së cilës organiz...
Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 34-të të protestës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pa...
Momenti i arrestimit të Adi Çobës Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë det...
Sulmuesi spanjoll, Lamine Yamal u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Austrisë. Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek përballja e radhës...
Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të terr...
Sekretari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Markwayne Mullin, tha të hënën se “kërceu një valle të g&eum...
Clarence Seedorf ka dalë në mbrojtje të lojtarëve holandezë – Justin Kluivert, Quinten Timber dhe Crysencio Summerville –...
Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër për një grabitje të ndodhur tre javë më parë...
Një rast i mashtrimit të qytetarëve përmes call-center është goditur nga Krimi Ekonomik dhe Kibernetik në Drejtorinë e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “absurde” që Uashingtoni të vazhdojë të...

Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa përfshirje në formim profesional (NEET) në vitin 2025.
Të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda kësaj grup-moshe në Shqipëri, 38,5% e të rinjve rezultojnë të papunë aktivë, pasi janë duke kërkuar punë dhe janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës. Pjesa tjetër 1,6 % mbetet jashtë tregut të punës pasi klasifikohen si të dekurajuar, ndërsa 19,5% janë të angazhuar në detyra familjare, duke rritur fëmijë apo duke u kujdesur për dikë në familje.
Një pjesë e konsiderueshme për 40,4%, renditet në kategorinë “të tjera”, çka tregon një nivel të lartë informaliteti ose pasigurie në deklarimin e statusit të tyre ekonomik.
Në raport me vitin paraardhës, vërehet një përmirësim i lehtë në kategorinë e të dekurajuarve, me një ulje prej 0,4 pikë përqindje. Megjithatë, ky ndryshim mbetet i kufizuar dhe nuk reflekton ende një transformim në integrimin e të rinjve në tregun e punës.
Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më aktivë në tregun e punës sesa femrat. Rreth 46,5% e meshkujve NEET janë në kërkim aktiv të punës dhe të gatshëm për punësim, ndërsa tek femrat kjo përqindje zbret në 31,9%.
Shqipëria ka përqindjen e të rinjve as në punës dhe as në shkollë gati dyfish mbi mesataren e BE-së dhe në nivele të larta rajonale. Kosova rezulton me nivelet më të larta të NEET në rajon, që arrin rreth 30% ose, e ndjekur nga Shqipëria me rreth 20%. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi lëvizin në intervalin 17%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia regjistrojnë nivele më të ulëta, por ende dukshëm mbi standardet europiane.
Nga rritja ekonomike në aspektin e punësimit duket se po përfitojnë vetëm pensionistët, pasi papunësia vijon të jetë e lartë ndër të rinjtë. Vitin e kaluar shkalla zyrtare e papunësisë është 8,4%, teksa ky tregues për grup-moshën 15–24 vjeç është 21,5%, gati trefish më shumë se në popullsinë e përgjithshme.
Në paradoks me të rinjtë, numri i të punësuarve në moshën mbi 65 vjeç ka pësuar rritje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 119,862 në 2024 numri i tyre arriti në 130,274 në 2025. Këta persona edhe pse në moshë pensioni, janë kryesisht të vetëpunësuar në bujqësi pa kontribute, të cilët sipas metodologjisë vendase konsiderohen të punësuar edhe kur angazhohen në fermën e tyre të vogël dhe prodhojnë vetëm për vetë-konsum./Monitor.al
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata që duan të...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimesh d...
Protestuesit që morën pjesë në marshimin përgjatë rrugëve të Tiranës pas fjalimeve të Kryeministria, ndaluan p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në rajonin e Mesinisë në Greqi, ku një fëmijë 6-vjeç...
TIRANË- Aktori Besmir Bitraku ishte pjesë e protestës para godinës së Kryeministrisë, ne fjalimin e tij ai theksoi se rruga e prov...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është sulur sërish protestuesve, të cilët u dhunuan këtë të enjte nga policia ...
Protesta e 33-të kombëtare ka nisur me incidente, pasi disa protestues kanë sulmuar gazetaren e Top News, Keida Muka. Gjatë kohës q&eum...
TIRANË- Gazetari, Klevin Muka ka lexuar një deklaratë në emër të protestuesve, ku theksoi se një grup protestu...
Pamjet e dhunës brutale të policisë ndaj protestuesve paqësorë përpara Kuvendit bënë xhiron e botës. Mes tyre isht...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh. Sipas informacionev...