Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij gjatë një prezantimi të strategjisë së Prokurorisë së Posaçme për zgjedhjet e 11 majit dhe parandalimin e krimit elektoral. Dumani u shpreh gjatë fjalës së tij se bashkë zyrën e prokurorit të përgjithshëm është përcaktuar mënyra konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave.
Sipas tij zgjedhjet në vend janë të lidhura me shtetin e së drejtës, ndërsa shtoi se hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik.
Në tryezën e organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
"Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmërisht me shtetin e së drejtës, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien, të cilët janë pjesë e grup kapitullit të parë të negociatave me BE-në. organizata vendase dhe të huaja kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme lidhur me veprat penale që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri. Gjithashtu, konkluzionet ndërkombëtare për zgjedhjet e zhvilluara në periudhën 2021-2023, evidentojnë probleme si blerjen e votave, keqpërdorimin e burimeve publike dhe presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj administratës shtetërore.
SPAK ka hartuar një strategji, e cila synon të parandalojë dhe hetojë në mënyrë të plotë veprat penale gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2025, për veprat penale që janë në juridiksion të kësaj strukture. Së pari, hetimi i krimit zgjedhor është një detyrim ligjor që parashikohet qartë në legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.
Së dyti, duke vlerësuar mbrojtjen e integritetit të proceseve zgjedhore, Kuvendi i Shqipërisë, në rezolutën e tij të 2024, për SPAK ka rekomanduar që ky institucion të ketë një qasje proaktive duke i kushtuar një vëmendje të veçantë krimeve zgjedhore, në veçanti fakteve të bëra publike në media, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Si dhe për rrjedhojë, hetimin kryesisht në raste kur ka njoftime.
Në përgjigje të detyrimit ligjor, por edhe në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit, SPAK, hartoi një strategji, një pan masash, ndër të tjera edhe me grupe në terren, që do të veprojnë duke u koordinuar dhe bashkëpunuar me KQZ, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese. Hetimi i veprave penale të krimit zgjedhor do të zhvillohet në përputhje me ligjin, me standardet e proceseve ligjore, pa asnjë lloj ndikimi apo gjykimi politik.
Kur krimet zgjedhore, përfshirë, ai që lidhet me sjelljet informale në fushatë, efekti publik është i madh. Dhe e kundërta, zgjatja e hetimeve krijon mosbesim. Po të shikohet strategjia, kuptohet që nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi reflektuar shqetësimet e organizatave ndërkombëtare, shqetësimet e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore dhe kemi miratuar disa masa që do t’i shërbejnë hetimit në kohë reale dhe me objektivitet krimit zgjedhor.", tha Dumani.
SHKODRA- Safet Bajri është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Bajri u shfaqur mbrëmjen e së mërkurës në emisio...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme nga policia me urdhër të Prokurorisë së Posaç...
TIRANA- Një mësuese kujdestare u ka nisur një mesazh prindërve të nxënësve të shkollës private "Turgut Ozal&rdquo...
TIRANA- Alarm për vendosjen e një bombe është ngritur sot në shkollë private “Turgut Ozal”, në Tiran&...
SHKODRA- Safet Bajri është shoqëruar nga policia ditën e sotme. Bëhet me dije se Bajri është shoqëruar me ur...
TIRANA- Alarm për vendosjen e një bombe është ngritur sot në një shkollë private të Tiranës. Momentalisht m&...
TIRANA- Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Gjika, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku është marrë...
TIRANA- Ditën e mërkurë, pas rreth 5 dështimeve, u zhvillua seanca e plotë në Apelin e Tiranës. Në seancë mo...
TIRANË- Gjykata e Posaçme shtyn ka shtyrë seancën ndaj të pandehurve për inceneratorin e Tiranës. Shkak për kët...
TIRANA- Një grup kriminal që shiste armë në Tiranë, Fushë Krujë e Thumanë është goditur nga policia. Më...