AKTUALITET

Strazimiri "shpërthen" në Kuvend ndaj Peleshit: Është fyerje prezenca e Belinda Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 14:40

Strazimiri "shpërthen" në Kuvend ndaj Peleshit:

Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra lidhur me standardet e etikës dhe gjuhës së përdorur në sallë. Deputeti demokrat Gent Strazimiri e cilësoi si "fjalorin e papërsëritshëm të Belinda Ballukut".

Sipas tij, ky fjalor është një fyerje për sallën e Kuvendit kur përdoret nga vetë ministrja.

"Është fyerje për këtë sallë ai fjalor që ajo përdor me varësit e saj," deklaroi Strazimiri.

Deputeti demokrat vuri në pikëpyetje logjikën e ndëshkimit, duke theksuar se nëse prania dhe fjalimet e vetë Ballukut nuk konsiderohen fyese, atëherë as citimi i fjalëve të saj nuk duhet të përbëjë problem.

Në një moment të fjalës së tij, Strazimiri bëri një krahasim të fortë me parlamentarizmin anglez, duke sugjeruar se shkelje të tilla të etikës atje do të kishin pasoja ekstreme.

"Në Angli do t'i kishe dënuar me burgim të përjetshëm deputetët, sepse në këtë mënyrë funksionon parlamentarizmi aty ku ka lindur," tha ai, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së dekorit parlamentar.

Gent Strazimiri: Zoti kryetar, keni të drejtë, në asnjë parlament, do t'ju jap të drejtë. Në asnjë parlament nuk e ka kompetencën kryetari, një zëvendës kryeministri, një ministër apo një deputeti ta përzërë nga salla pse është i pandehur.

Keni shumë të drejtë. Ashtu sikurse në asnjë parlament të botës, duke nisur nga ai anglez, parlamenti i parë në botë, nuk ka qetësi laboratorike,  sepse kështu ka qejf Taulant Balla.

Në Angli do t'i kishe dënuar me burgim të përjetshëm deputetët, sepse në këtë mënyrë funksionon parlamentarizmi aty ku ka lindur. Po, jo,  kjo është. Në atë sallë, ti do t'i kishe dënuar me burgim të përjetshëm.

Përsa i përket rastit të zotit Shehaj, unë nuk isha në seancë. Nuk isha, jo, nuk isha në sallë dhe nuk e di se çfarë ka bërë më shumë. Di t'ju them që bëtë mirë që e paralajmëruat, ndërkohë që foli për procedurë. Ai citoi fjalorin e papërsëritshëm të Belinda Ballukut. Është fyerje për këtë sallë, ai fjalor që ajo përdor me varësit e saj. Nuk kishim pse të na e riprodhonte këtu zoti Shehaj. Por duke qenë se, ky standard i vendoset dhe unë u ndjeva keq kur dëgjova fjalët që përmendte Belinda Balluku dhe e citonte zoti Shehaj. Duke qenë se në këtë sallë foli vetë Belinda Balluku, askush s'u fye, mirë është ta vendosësh standardin, thirrje zotit Shehaj se nuk bëri asnjë gjë, veprim parlamentar ka qenë, në fund të fundit citoi Belinda Ballukun.

Kur nuk të fyen prezenca e Belinda Ballukut në këtë sallë, me gjithë fjalorin që dhe ti e di që e ka, sepse e ka dhe privatisht, tash është dhe proceduriale, nuk ka pse do të fyejë fakti që e citon nga e para Agron Shehaj. Në qoftë se do të zbatosh rregulloren dhe parlamentarizmin. Faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë