AKTUALITET

Studentët e Mjekësisë pa pagesa për muaj me radhë, vonesa në bursat dhe ndihmën ekonomike

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 18:08
Studentët e Mjekësisë pa pagesa për muaj me radhë,

Nuk i kemi marrë bursat që nga tetori. As nuk na kanë dhënë ndonjë informacion” Në muajin që lamë pas, ky ishte shqetësimi i shumë studentëve në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, duke sinjalizuar vonesa në shpërndarjen e bursave dhe ndihmës ekonomike për vitin akademik 2025-2026.  Nga verifikimet në terren dhe dëshmitë e mbledhura rezulton se për muaj me radhë studentët përfitues nuk i kanë marrë pagesat që u takojnë.

“Prit e prit deri në janar dhe asgjë. Tani po mbyllej marsi dhe akoma nuk kishim marrë asnjë pagesë,” shprehet një studente e Fakultetit të Mjekësisë.

Vendimi

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 903, datë 21.12.2016, të përditësuar në vitin 2019, bursat financiare u akordohen studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë që kanë rezultate të larta akademike (mesatare nga nota 9 deri në 10), ndjekin programe prioritare ose i përkasin shtresave sociale në nevojë. 

Vendimi përcakton se bursa paguhet çdo muaj në llogarinë bankare të studentit përfitues, në masën 10,000 lekë në muaj, dhe nis nga momenti i regjistrimit në fillim të vitit akademik ose nga muaji pasardhës i plotësimit të kritereve.  Fondet transferohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit te universitetet, të cilat kryejnë shpërndarjen pas verifikimit të dokumentacionit përkatës. Megjithatë, ky parashikim bie në kontrast me dëshmitë e studentëve, të cilët raportojnë mospagesa për disa muaj me radhë.

Një studente e vitit të tretë në Farmaci thotë se vonesat në shpërndarjen e bursave njihen si praktikë, por këtë vit kanë qenë më të zgjatura. “Zakonisht shpërndarja fillon në janar dhe shuma e disa muajve jepet bashkë, deri sa në fund të vitit plotësohet e gjithë pagesa,” tregon ajo.

Problematika

Ndërkohë, një studente në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, përfituese e ndihmës ekonomike, thotë se nuk kishte marrë asnjë pagesë për disa muaj. “Jam me ndihmë ekonomike dhe akoma nuk kam marrë asgjë për vitin shkollor,” shprehet ajo dhe shton se, “Ne që jemi me ndihmë ekonomike normal që s’ja dalim dot me aq sa marrim, për të folur realisht” Studentë të tjerë thonë se situata këtë vit ka tejkaluar pritshmëritë e zakonshme. “Ne jemi ankuar, por nëse nuk vijnë deri në fund të muajit Mars, duhet të reagojmë. Kanë kaluar çdo limit këtë vit,” thotë një studente e vitit të parë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme.

Vetëm nga java e parë e prillit, pas disa muajsh vonesash, disa studentë konfirmojnë se kanë marrë një pjesë të pagesave të prapambetura. 

Një studente e vitit të parë thotë se më 7 prill 2026 i është kaluar një shumë prej 60,000 lekësh të reja, që përkon me pagesat e 6 muajve të mbartur së bashku.  Ndërkohë, edhe ndihma ekonomike raportohet se ka nisur të shpërndahet pjesërisht gjatë kësaj periudhe, ku një studente përfituese tregon se ka marrë 48,000 lekë.

“Se di si duhet të funksionojë, por vitin e kaluar e kam marrë ndihmën ekonomike në dy muaj, jo çdo muaj nga 100 mijë lekë të vjetra,” shton ajo.

Përveç vonesave në pagesa, studentë të diplomuar në vitin 2025 raportojnë edhe vonesa në pajisjen me diploma, pa marrë sqarime të detajuara mbi arsyet procedurale apo administrative.

Mungesa e përgjigjes

Për të sqaruar situatën, Faktoje i është drejtuar Universitetit të Mjekësisë në Tiranë me një kërkesë për informacion lidhur me vonesat në shpërndarjen e bursave dhe ndihmës ekonomike, fondet  dhe procedurat përkatëse. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, universiteti nuk ka kthyer përgjigje./Faktoje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan