'Rama sillet si pashai i këtij vendi', Këlliçi: Fyen gratë, fyen të rinjtë, fyen qytetarët, bullizon, është arrogant
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ush...
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat jan...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti...

Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të punës dhe në jetën personale të individit.
Krahas të ardhurave janë dhe gjashtë faktorë të tjerë që ndikojnë, konkretisht Cilësia e kohës së punës; Perspektiva dhe siguria në punë; Aftësitë dhe autonomia në punë; Intensiteti i punës; Mjedisi social në punë; Mjedisi fizik i punës. Këto faktorë së bashku japin një panoramë të plotë të kushteve të punës.
Sipas studimit të fundit të Eurofound, një projekt i Komisionit Europian, këta shtatë elementë lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien, motivimin, produktivitetin dhe shëndetin e punonjësve. Eurofound ka matur cilësinë e punës në anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet dhe u publikua në prill, ku krahas shteteve të BE-së përfshihen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlera e indeksit për çdo tregues matet nga 0 (situata më e keqe, në 100 ((situata më e mirë).
Një cilësi më e lartë e punës shoqërohet me më shumë kënaqësi në jetë, angazhim më të madh në punë, besim më të lartë social dhe më pak gjasa që punonjësit të largohen nga puna.
Sipas raportit, ka dallime të ndjeshme në pikët e cilësisë së punës mes vendeve, të cilat pasqyrojnë përbërje të ndryshme të fuqisë punëtore, kuadre institucionale dhe rregullore të ndryshme. Danimarka, Finlanda, Luksemburgu, Holanda dhe Norvegjia raportojnë pikët më të larta të cilësisë së punës në shumicën e dimensioneve, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor raportojnë mesatarisht pikët më të ulëta.
Punonjësit shqiptarë raportojnë pakënaqësitë më të mëdha për të ardhurat, cilësinë e kohës së punë, mjedisin social e fizik, mungesën e perspektivës, ngarkesën në punë ndërsa janë pak më pozitivë në zhvillimin e aftësive të tyre për punë.
Të ardhurat, shqiptarët ndër më të pakënaqurit
Pakënaqësinë më të madhe punonjësit shqiptarë e kanë në lidhje më të ardhurat, ku renditen në fund të listës, së bashku me malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, me 53 pikë, nga 58, që është mesatarja europiane, ndërsa Greqia është në fund të listës me 52 pikë.
I njëjti raport gjeti se 39% e punonjësve shqiptarë kanë vështirësi, ose shumë vështirësi për të mbyllur muajin, nga 8% që është mesatarja europiane. Kjo përqindje është më e larta në Europë dhe ka shumë diferencë me shtetet e tjera. Vendi i dytë pas nesh është Greqia, ku 21% e të anketuarve pohojnë se nuk shtyjnë dot fundin e muajit.
Interesant është që punonjësit e Kosovës, ndonëse është vendi më paga më të ulëta në Europë, nuk janë në fund të listës në treguesin e të ardhurave, duke u renditur me 58 pikë, në nivelin e mesatares së Europës dhe më lart se vende si Franca, Spanja, apo Italia.
Treguesi i të ardhurave (Earnings) mat në çfarë mase puna arrin të sigurojë jetesën e punonjësit. Ai përfshin nivelin e të ardhurave, parashikueshmërinë e tyre dhe sa të drejta perceptohen ato në raport me përpjekjen dhe punën e kryer.
Cilësia e kohës së punës, të parafundit
Një tjetër tregues ku Shqipëria është e parafundit është ai i cilësisë së kohës së punës, me 64 pikë (nga 75 mesatarja europiane), duke lënë pas vetëm Malin e Zi.
Treguesi i cilësisë së kohës së punës (Working time quality) vlerëson cilësinë e kohës së kaluar në punë. Ai fokusohet te kohëzgjatja e orarit të punës, puna në orare jo standarde, fleksibiliteti dhe parashikueshmëria e orareve, si dhe kontrolli që punonjësit kanë mbi kohën e tyre të punës.
Punonjësit shqiptarë punojnë në një mjedis social negativ
Një tjetër tregues ku Shqipëria është e parafundit lidhet me mjedisin social, me 73 pikë, nga 79 mesatarja europiane, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.
Mjedisi social (Social environment), lidhet me nevojën e punonjësve për marrëdhënie mbështetëse në vendin e punës, si me kolegët ashtu edhe me drejtuesit. Ai përfshin mungesën e sjelljeve negative sociale dhe cilësinë e menaxhimit.
Mjedis më i rëndë fizik në Europë për Shqipërinë dhe Kosovën
Edhe për mjedisin fizik, Shqipëria renditet e parafundit në Europë (70 pikë nga 81 mesatarja e BE-së), duke lënë pas vetëm Kosovën.
Treguesi i mjedisit fizik (Physical environment) mat ekspozimin ndaj rreziqeve fizike dhe kërkesave fizike në vendin e punës.
Edhe për perspektivën në punë, punonjësit shqiptarë renditen nga fundi, me 72 pikë, kundrejt mesatares europiane prej 75 pikësh, duke lënë pas Sllovakinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Çekinë dhe Malin e Zi dhe Kosovën (që është e fundit në Europë për mungesën e perspektivës në punë).
Treguesi i perspektivës (Prospects), lidhet me nevojën e punonjësve për siguri dhe kontroll mbi të ardhmen. Ai përfshin perspektivat e karrierës, sigurinë e vendit të punës, cenueshmërinë dhe statusin e punësimit, duke qenë se këta faktorë ndikojnë në aksesin ndaj mbrojtjes sociale.
Punonjësit shqiptarë mendojnë se kanë një intensitet relativisht të lartë në punë, me 60 pikë, nga 67 që është mesatarja europiane, duke lënë pas Norvegjinë, Kosovën, Malin e Zi, Maltën dhe Qipron.
Treguesi i Intensiteti të punës (Work intensity) i referohet ritmit me të cilin kryhet puna gjatë orarit të punës. Ai merr në konsideratë ngarkesën dhe kërkesat emocionale të punës, si dhe kufizimet që ndikojnë në ritmin e punës. Këto kufizime mund të vendosen nga klientët, menaxherët ose objektivat e prodhimit. Sa më shumë kufizime të ketë, aq më e vështirë bëhet të punohet me ritmin e preferuar dhe aq më i lartë është rreziku i përplasjes së prioriteteve.
Punonjësit shqiptarë besojnë në aftësitë e veta në punë
Më mirë Shqipëria renditet në treguesin e aftësive të punës, me 55 pikë, shumë afër mesatares së BE-së prej 57 pikësh, duke lënë pas shumë shtete si Spanja, Mali i Zi, Portugalia, Greqia, Italia. Por edhe në këtë tregues Kosova është shumë mbi ne (60 pikë).
Treguesi i aftësive dhe autonomisë (Skills and discretion) lidhet me nevojën e punonjësve për të përdorur dhe zhvilluar aftësitë e tyre në punë, si dhe për t’u zhvilluar përmes përvojës profesionale. Ai përfshin aspektet njohëse të punës, mundësitë për zhvillim, lirinë në vendimmarrje, pjesëmarrjen në organizatë dhe trajnimet.
Anketa Europiane për Kushtet e Punës 2024, e publikuar në prill të këtij viti ofron një panoramë të plotë të cilësisë së punës në Europë, duke analizuar karakteristikat e fuqisë punëtore, vendet e punës, cilësinë e punës dhe cilësinë e jetës në punë.
Anketa është një instrument i rëndësishëm për politikëbërësit, pasi nxjerr në pah rolin e cilësisë së punës në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Europë.
Gjetjet e anketës bazohen në 36,644 intervista ballë për ballë, të zhvilluara në 35 vende. Çdo intervistë zgjati rreth 45 minuta, duke ofruar një pasqyrë unike mbi gjendjen e punës në Europë.
Kjo anketë është zhvilluar në mënyrë të rregullt që nga viti 1990, duke ofruar një seri të krahasueshme të të dhënave për kushtet e punës në Europë në intervale pesëvjeçare./Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellim...
Profesori i njohur i shkencave juridike, Luan Pirdeni, ndërroi jetë këtë të enjte si pasojë e plagëve të marra në n...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur edhe për ish-zëvendësin e saj, Daniel Shima, i cili u denoncua i zhdukur për d...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur ...
Andesi ka një periudhë inkubacioni prej 6 javësh dhe pritet të ketë raste të tjera të infektuara. Mjeku infeksionist Prof. Dr...
Luan Pirdeni, profesor i njohur i shkencave juridike, njëkohësisht babai i ministres së shtetit për Administratën Publike Adea Pirden...
Nga Maria Pentinat, EL NACIONAL Dy persona me shtetësi shqiptare janë arrestuar këtë të enjte, më 14 maj, pasi policia ç...
Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku ...
Pas aksidentit të rëndë në Tiranë ku u përplas babai i ministres, Adea Pirdeni, policia thotë se i moshuari ka ndërruar ...
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur babai i ministres së Sht...