Motra e Erjon Vishkullit demaskon Ramën: Nuk e ka çuar shteti për kurim në Itali, por familja!
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën kundër qeverisë Rama, ku u plagos rëndë në sy nga ...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Dje një grup protestuesish u drejtuan drejt aeroportit të Rinasit. Më pas u artikuluan edhe thirrje për ta zhvendosur protestën drejt Surrelit, pranë banesës së kryeministrit.
Disave kjo mund të duket si përshkallëzim logjik i trysnisë politike.
Megjithatë, historia e lëvizjeve qytetare tregon se pikërisht në këtë moment fillon prova e vërtetë e pjekurisë strategjike.
Në ciklin e jetës së çdo lëvizjeje qytetare ekziston një moment kritik, pothuajse i pashmangshëm, kur entuziazmi fillestar zbehet dhe përballet me muret e palëkundura të pushtetit institucional.
Është pikërisht kjo fazë kur brenda radhëve të protestuesve lind ajo që në sociologjinë politike njihet si "dilema e përshkallëzimit".
Pasi lëvizja ka fituar vëmendjen publike dhe mediatike, por përpara se të ketë detyruar qeverinë të bëjë lëshime strukturore, një pjesë e mbështetësve fillojnë të ngrenë pyetjen nëse metodat paqësore janë të mjaftueshme.
Mungesa e përplasjes fizike fillon të keqinterpretohet si pasivitet, ndërsa durimi strategjik shihet si dobësi.
Megjithatë, historia e gjatë e protestave civile sugjeron se kalimi nga një strategji e zgjerimit të bazës shoqërore drejt një strategjie të radikalizmit taktik është pothuajse gjithmonë një vetëvrasje politike.
Në terma strategjikë, kjo përbën gabimin fatal të braktisjes së terrenit ku lëvizja është superiore, për të hyrë në fushëbetejën ku kundërshtari gëzon avantazh absolut.
Për të kuptuar këtë paradoks, duhet të rimendojmë vetë natyrën e fuqisë politike sot.
Hannah Arendt ka dallaur qartë se pushteti dhe dhuna nuk janë e njëjta gjë. Pushteti nuk është pronë e një individi apo e një institucioni por buron nga aftësia e njerëzve për të vepruar në koordinim dhe mbahet gjallë vetëm përmes pëlqimit, bashkëpunimit dhe pranimit kolektiv.
Dhuna shfaqet vetëm atëherë kur ky pushtet i mirëfilltë fillon të gërryhet.
Kur një regjim shtypës përdor forcën policore, ai nuk demonstron fuqi, por kompenson humbjen e legjitimitetit të tij real.
Prandaj sipas saj sfida kryesore e një lëvizjeje qytetare nuk është të përballet me shtetin në terrenin ku ai është më i fortë, por të gërryejë gradualisht burimet e legjitimitetit mbi të cilat ai mbështetet.
Rrjedhimisht, stabiliteti i një sistemi politik, sic kanë dëhsamur shumë studies të zhvillimeve politike, nuk varet nga numri i armëve apo i policëve në rrugë, por nga besimi i brendshëm i qytetarëve se ky sistem është i pranueshëm ose të paktën i pashmangshëm.
Tashmë është fakt se në shoqëritë moderne konfliktet politike vendosen më shumë nga aftësia për të fituar opinionin publik sesa nga aftësia për të imponuar forcën.
Kjo është arsyeja pse protesta është para së gjithash një betejë për zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Është një garë argumentesh kundër kundërargumenteve, faktesh kundër propagandës dhe shpresë e vizion për të ardhmen kundër cinizmit, dorëzimit apo arratisjes në emigracion.
Qeveria nuk qëndron në pushtet sepse të gjithë e duan, por sepse një numër i mjaftueshëm njerëzish e pranojnë, e tolerojnë, bashkëpunojnë me të ose besojnë se nuk ka alternativë më të mirë.
Momenti kur kjo bindje fillon të lëkundet është momenti kur fillon të ndryshojë balanca reale e pushtetit. Nëse fitohet beteja për opinionin publik, lufta politike është në thelb e fituar; pjesa tjetër është vetëm çështje kohe dhe mekanizmi institucional për ta reflektuar atë ndryshi.
Me pak fjalë nëse Revolucioni i Flamingove e ndryshon perceptimin e njerëzve, institucionet kthehen në guacka të zbrazëta të cilat dhuna mund t'i mbajë në këmbë vetëm përkohësisht.
Këto pohime janë konfirmuar nga shumë studime të lëvizjeve të rezistencës civile. Hulumtimet të qindra lëvizjeve përgjatë një shekulli kanë provuar se lëvizjet jo të dhunshme kanë dy herë më shumë gjasa të arrijnë sukses sesa ato që zgjedhin rrugën e konfliktit fizik.
Përvoja veçanërisht e dekadave të fundit në epokën e informacionit dhe rrjeteve sociale dëshmon se sheshi i protestës është thjesht një skenë simbolike sepse fushëbeteja e vërtetë mbetet opinioni publik.
Qeveritë moderne nuk rrëzohen sepse dikush bërtet më fort apo sepse muret e institucioneve të tyre sulmohen fizikisht me molotov.
Ato bien kur përballen me falimentimin total të narrativës së tyre, kur indiferenca e shumicës kthehet në interesim dhe kur skeptikët fillojnë të dyshojnë e revoltohen.
Duke ruajtur një disiplinë rigoroze të mos-dhunës e mos-urrejtjes, një lëvizje e detyron regjimin të ekspozohet në dilemën e tij më të madhe: 1) ose të pranojë legjitimitetin e kërkesave qytetare, 2) ose të përdorë forcën ndaj protestuesve paqësorë, duke kryer kështu vetëvrasjen përfundimtare politike.
Sapo arrihet kjo pikë thyerjeje në ndërgjegjen shoqërore, rënia e pushtetit bëhet thjesht një çështje kronologjie.
Sepse autoriteti mund të mbijetojë pa kontrollin e rrugëve, por asnjëherë pa kontrollin e mendjeve, vullneteve dhe zemrave të shqiptarëve. /exit.al/
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot pasditen e kësaj të hëne, ku një mjet t...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. N&...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me ministren e...
Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga autoritetet greke në kufirin greko-shqiptar. Sipas raportimeve, gjatë nj&...
Fatjon Baci, oficeri i policisë së burgjeve i arrestuar pasi dyshohej se i dha telefonin celular kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, ...
Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike lidhur me nivelin e zhurmave të shkaktuara nga muzika në subjekte të...
Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e dhënë më herët për ish presidentin Ilir Meta, lidhur me masën e si...
Bashkia e Himarës ka regjistruar gjatë vitit 2025 rritjen më spektakolare të të ardhurave vendore në të gjithë vendin,...
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Eralbi Breçanin, i cili u ekstradua dy ditë më ...
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në GJKKO, shoqëruar nga avokatja e tij. Ai ndodhet në ...