AKTUALITET

“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa, mjekët i bënë një serum dhe e përcollën

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Korrik 2026, 13:12
“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i

Babai i 17-vjeçares së dhunuar nga tre shoqet e saj në Fier, video që u bë virale në media dhe rrjetet sociale, duke tronditur opinionin publik dhe nxitur hetimet, rrëfeu sot në emisionin “Me zemër të hapur”, detaje nga ngjarja e rëndë e 8 qershorit.

Shoqet, dy 15-vjeçarer dhe një 20-vjeçare, e futën në kurth të miturën me një surprizë dhe aty e dhunuan në mënyrë barbare, duke e goditur me grushte, shkelma dhe shkulur flokët.

Policia nisi hetimet, shoqëroi tre të dyshuarat dhe Gjykata dha masat e sigurisë, ku më e madhja është arrestuar dhe dy të miturat ndiqen në gjendje të lirë.

Babai rrëfeu edhe se si e mësoi ngjarjen shokuese, pasi vetë ndodhej për punë në Orikum.

“Vajza tani është pak më mirë. E kam marrë gocën në telefon rastësisht, kisha një parandjenjë në fakt. I thashë ku je. Tha kam dalë. E mora përsëri, se më mbylli telefonin. Pastaj më tha po bëj serum, jam në spital. E pyeta çfarë ke?  Më tha se nuk ndihej mirë, i thashë nuses shko në Fier se goca është sëmurë, unë isha në Orikum në punë dhe më thanë se e kishin rrahur gocën, më tha kunata”, u shpreh ai.

Më tej tregon se vajza i kishte njohur autoret shoqe pas shoqesh dhe se në Fier ndiqte një kurs parukerie, por ato e futën në kurth dhe dhunuan.

“Më thanë se ishte shoqe me shoqe, për të sqaruar diçka, më orën, i thanë do të sqarojmë diçka dhe aty e çuan te shtëpia dhe ndodhi ajo që keni parë. Nuk kanë thënë gjë, as gruas time nuk i kanë thënë gjë. Kunata nuk më tregoi videon, thjesht me tha se të kanë rrahur gocën, ishte hedhur video në çat dhe i kishin thënë disa djem 15-vjeçarë që ishte dhunuar, për videon, se ishte shpërndarë”, vijoi ai rrëfimin në një bisedë telefonike për emisionin.

Më tej ka ardhur edhe denoncimi nga vajza e shoqëruar nga nëna në Policinë e Fierit. Babai thotë se aty vetëm e kanë përcjellë, teksa ka informacion se vetëm një prej tyre është ndaluar. Ai rrëfen se vajza ka shumë shenja dhune, sy të nxirë dhe shkulje flokësh, të pësuara nga dhuna barbare, kurse në spital i bënë veç një serum.

“Kemi denoncuar por as u morën masa, asgjë, fare, fare. Vajza kishte shenja kur bëmë denoncimin, vetëm shenja. Pas veshit, rënie flokësh, sytë të nxirë, pas qafës shenja. Mjekët e kishin përcjellë me serum atë, vetëm kaq dhe ‘hajt mirupafshim”. Vajti nusja dy-tre herë në polici e i kishin thënë çfarë bën këtu ti, ik tani se merrmi ne me të tani i thanë. Di që njëra nga ato është brenda, kaq. Vajza i njihte vetëm shoqe pas shoqesh. Vetëm njëra prej tyre. Vajza ndiqte kurs parukerie atje. I kam bërë edhe vizita të doktori, me tha se nuk ka gjë tjetër, gjëra adoleshence. Do i bëjmë edhe një vizitë edhe në Tiranë”, tha babai i shqetësuar për atë që kishte ndodhur.

Ai apeloi për ndjekjen e rastit, teksa u shpreh se e bija tani ndihej pak më mirë.

Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën “arrest me burg” për 20-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje.

Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për tjetrën gjykata vendosi “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan