EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Laç, humb jetën drejtuesi i motoçikletës
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumic...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka përshkruar qeverisjen aktuale si një anije që fut ujë nga të gjitha anët, të kapur nga një sistem i ndërtuar për të përqendruar pushtetin, paratë publike dhe asetet strategjike në pak duar.
Në një deklaratë publike, Tabaku theksoi se listës së institucioneve të kapura i shtohet tashmë edhe AKSHI, duke denoncuar faktin se 96% e tenderave në sektorin e teknologjisë së informacionit përfundojnë tek i njëjti biznesmen. Sipas saj, ky përqendrim nuk është rastësi, por pjesë e një skeme të ndërtuar që prej vitesh.
“Qeveria sot është e delegjitimuar. Është një anije që po fut ujë nga të gjitha anët, me një kapiten që bën sikur nuk e di çfarë po ndodh. Por është pikërisht ai që e ka ngritur këtë sistem,” deklaroi Tabaku.
Deputetja demokrate nënvizoi se bëhet fjalë për një sektor jashtëzakonisht të ndjeshëm, ku administrohen të dhënat personale të qytetarëve, gjendja civile, të dhënat tatimore dhe informacione që lidhen me sigurinë kombëtare, të cilat sot, sipas saj, janë të përqendruara në një dorë të vetme.
Tabaku theksoi se i njëjti model përsëritet në çdo sektor: nga rrugët dhe energjia, te teknologjia e informacionit dhe deri te fermerët. “Gjithçka shkon vetëm në pak duar, në duar që kanë vrarë konkurrencën dhe nuk lejojnë më funksionimin e ekonomisë së tregut,” u shpreh ajo.
Sipas saj, ky sistem ka përjashtuar të rinjtë e talentuar dhe bizneset shqiptare me eksperiencë, duke i lënë jashtë garës për tendera dhe investime, ndërsa favorizon gjithmonë të njëjtët aktorë pranë qeverisë.
Në përfundim, Tabaku tha se ky sistem ka vrarë garën, ka vrarë konkurrencën dhe ka vrarë shpresën, duke theksuar se “këtë sistem duhet ta rrëzojmë dhe ta ndryshojmë”, pasi Shqipëria nuk mund të ecë përpara me një shtet të kapur që po mbyt vetveten.
Aksioni i SPAK u ndërmor mëngjesin e sotëm. Drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karçanaj është lënë në arrest shtëpie dhe akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Arrest në burg është dhënë për biznesmenin Ermal Beqiri.
Po ashtu, masa janë dhënë edhe për disa zyrtarë të Komisionit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.
Hetimi i SPAK lidhet me 12 procedura tenderuese, që dyshohet se janë kryer në shkelje.
Dhjetëra kontrolle janë ushtruar në banesa dhe baza të ndryshme në kuadër të operacionit të SPAK, mëngjesin e k&e...
Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Jan...
Policia ka proceduar penalisht 15 administratorë lavazhesh, për shkak të shkarkimit të ujërave të toksikuar me solucione pë...
Familjet dhe bizneset do të paguajnë një taksë “individuale” s ai takon mbetjeve që gjerojnë e cila do të ndjek...
Në shkurt të vitit 2023, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i atëhershëm malazez, Dritan Abazoviç, shpallën nga Podgoric...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka ndarë një video të punonjësve të kompanisë “Bankers Petroleum&rdq...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme. Pengmarrje dhunë dhe shantazh ky ë...
Ish-mësuesja me 33 vite përvojë në arsim dhe Halla e 15-vjeçarit Erion Boda, i cili humbi jetën tragjikisht pas një konfl...
Një 89 vjeçare nga Dardha në Korçë është gjetur e pajetë në banesën e saj. E moshuara është k...
Personazhi i famshëm i “Tik tok” Fabion Kuçi, i njohur si GUCCI, është plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Du...