Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Pavarësisht ritmeve të rritjes së kredidhënies, kredia për sektorin privat është relativisht e ulët në krahasim me vendet homologe të rajonit, gjë që tregon potencial të pashfrytëzuar në mbështetjen e bizneseve dhe individëve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, se, duke marrë në konsideratë specifikat e ekonomisë shqiptare, rëndësi të veçantë merr sektori i biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, si segmenti kryesor i bizneseve aktive në Shqipëri. Në objektivat për të ardhmen, Sejko megjithatë theksoi edhe nevojën për ruajtjen e nivelit të ulët të raportit të kredive me probleme.
“Rritja e shpejtë e kredisë e vërejtur gjatë muajve të fundit, përbën një rrezik potencial për cilësinë e kredisë në të ardhmen. Megjithë nivelin e ulët aktual të kredive me probleme, bankat duhet të mbajnë në vëmendje uljen e mëtejshme të huave të klasifikuara me probleme dhe të sigurojnë vlerësime rigoroze të rrezikut të kredisë në portofolet e tyre,” tha Sejko.
Guvernatori theksoi edhe nevojën për të promovuar më shumë përdorimin e monedhës vendase.
“Intensifikimi i përpjekjeve për nxitjen e përdorimit të monedhës Lek për depozitat dhe huatë do të reduktonte varësinë nga monedhat e huaja dhe ekspozimin ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, si dhe do të nxiste efektivitetin e politikës monetare në vend,” tha ai.
Një tjetër çështje që kërkon angazhim më të madh nga sektori bankar, sipas tij, është përfshirja e kufizuar financiare. Një pjesë e popullsisë, veçanërisht në zonat rurale, mbetet e pashërbyer nga sektori bankar, duke reduktuar aksesin në kredi dhe shërbime të tjera financiare. Sejko theksoi se fokusi i shtuar nga bankat në komunitetet e pashërbyera dhe bizneset e vogla, është i rëndësishëm në terma të rritjes ekonomike dhe stabilitetit afatgjatë.
Një çështje shumë e rëndësishme, sipas Guvernatorit, është edhe transformimi digjital. “Adoptimi i teknologjive inovative nevojitet të përshpejtohet me ritme të krahasueshme me tregjet më të avancuara. Bankat duhet të vazhdojnë të investojnë në teknologji, duke theksuar nevojën për zgjidhje bankare digjitale për të përmirësuar përvojën e klientit, për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike dhe rritur besimin e klientëve në shërbimet online,” tha ai.
Sejko vuri në dukje edhe rrezikun e klimës dhe financat e gjelbra, duke shtuar se implementimi i Strategjisë Kombëtare për Rrezikun e Klimës dhe përputhshmëria e sektorit bankar me udhëzimet e reja për menaxhimin e rrezikut klimatik do të jetë në fokus të kërkesave të shtuara përgjatë vitit 2025. Banka e Shqipërisë inkurajoi bankat të rrisin financimin për projekte të gjelbra dhe të qëndrueshme.
Përafrimi me standardet e BE-së dhe acquis communitare do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Sipas Sejkos, vëmendje e veçantë nevojitet veçanërisht lidhur me përputhshmërinë me kërkesat dhe masat ndaj parandalimit të pastrimit të parave (PPP) dhe financimit të terrorizmit (PFT), të cilat kërkojnë përpjekje dhe investime të vazhdueshme, në kuadër të raundit VI të vlerësimit nga MoneyVAL për Shqipërinë.
Anëtarësimi në SEPA lehtëson pagesat e standardizuara në Euro përtej kufijve dhe Guvernatori kërkoi që sistemi bankar të angazhohet për të qenë plotësisht pjesë e sistemeve SEPA, duke investuar në teknologji, infrastrukturë dhe trajnime të stafit, me qëllim përmbushjen e kërkesave teknike dhe rregullatore. Ai nënvizoi edhe nevojën për më shumë shërbime me fokus klientin.
“Rritja e kënaqësisë së klientit përmes shërbimeve të personalizuara bankare, ndërmarrja e programeve të edukimit financiar dhe zgjidhjet konkurruese bankare janë parakushte për të forcuar rolin tuaj në ekonomi dhe arritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë,” tha Guvernatori./ Monitor
Makinat e vjedhura GREQI- Autoritetet greke kanë zhvilluar ditën e martë, më 17 dhjetor një operacion ku u zbulua një gr...
mandarina TIRANË- Mandarinat e eksportuara nga Shqipëria, kanë rezultuar me përmbajtje të pesticideve të rrezikshme Chlo...
Droga TIRANË- Dy grupe kriminale të trafikut të drogës janë goditur në 24 orët e fundit në Tiranë. Policia b&e...
Mondi GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e 26 personave në Greqi, përfshi...
Sendet e sekuestruara TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy punonjës poli...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur që në orën 10:00 seancën gjyqësore me dyer të mbyllura ku po shqyrt...
alexander kasanof TIRANË- Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof ka marrë pjesë në ceremonin&eum...
makina e kevin hajrullës VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u plag...
Foto VLORË- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet se nga ky o...
Arrestimi TIRANË- Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardh...