AKTUALITET

TAP ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 18:43

TAP ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta

Gazsjellësi Transadratik njoftoi fillimin e punimeve për ndërtimin e pikës së daljes së gazit në Fier. 

"TAP ka filluar fazën e zbatimit të projektit të pikës së daljes së gazit në Fier, duke përdorur pikën ekzistuese të daljes të instaluar gjatë fazës së ndërtimit të TAP në Stacionin e Kompresorit të Gazit ACS03 pranë Fierit," tha konsorciumi.

TAP AG vuri në dukje se fushëveprimi i projektit përfshin ndërtimin e një impianti matës të gazit dhe reduktimit të presionit ngjitur me ACS03, i projektuar për të furnizuar me gaz një tubacion të ardhshëm gazi në rrjedhën e poshtme.

   
TAP ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta
900 0 1777292514xexit pointpng 125 

"Kontrata e Inxhinierisë, Prokurimit dhe Ndërtimit (EPC) iu dha kontraktorit në vitin 2025. Aktivitetet e inxhinierisë dhe prokurimit janë aktualisht në vazhdim, me punimet e ndërtimit në vend që pritet të fillojnë në mesin e vitit 2026. Data e planifikuar e përfundimit për projektin është tremujori i katërt i vitit 2027," tha konsorciumi.

Pika e daljes në Fier përfaqëson një investim multimilionësh nga TAP dhe do t'i dorëzohet qeverisë shqiptare pas përfundimit, e cila sipas marrëveshjes së nënshkruar që nga koha e ndërtimit të gazsjellësit do të jetë pronarja e pikës së daljes. 

Kjo pikë bën të mundur furnizimin e Shqipërisë me gaz, por ka një problem. Shqipëria nuk di ku ta çojë gazin, pasi qeveria nuk ka ndërtuar rrjet shpërndarje dhe as ka një projekt konkret për përdorimin industrial. 

Prej vitesh, një nga veprat që është përfolur se mund të furnizohej me gazin natyror të TAP ka qenë Termocentrali i Vlorës. Por kjo vepër e ndërtuar për të prodhuar energji me naftë, nuk u përshtat asnjëherë, që të funksionojë me gaz. 

Pesë vjet më parë qeveria njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me exxon mobil dhe excelerate për transfromimin e termocentralit të Vlorës. "Marrëveshja konsiston në investimin për transformimin e TEC-it të Vlorës, duke e kthyer në një TEC me gaz të lëngshëm," pati njoftuar në atë kohë ish ministrja e energjisë Belinda Balluku. Por fati i marrëveshjes nuk u morë vesh asnjëherë. 

Ndërkohë gjatë muajve të fundit, Shqipëria është përfolur si pjesë e një tjetër marrëveshje me një grup amerikane dhe kompaninë greke Aktor, e cila parashikon shndërrimin e vendit në një qendër për gazin e lëngshëm.   

Me pak fjalë një lëmsh marrëveshjes dhe projektesh që kundërshtojnë njërin tjetrin, të cilët në fund përfundojnë gjithmonë në asgjë. Si rrjedhim tashmë që Shqipëria ka pikën e daljes së gazit në Fier, qeveria nuk di ku ta çojë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan