Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
TIRANË - Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur në sekuestro preventive 90 pasuri të paluajtshme të cilat janë në pronësi të personave të akuzuar si pjesëtarë të një grupi trafiku droge drejt Greqisë.
Prokuroria bën me dije se sekuestrot janë vendosur në kuadër të procedimit penal të regjistruar për 10 persona që akuzohen si të përfshirë në grupin e trafikut, mes të cilëve janë edhe Kristo Qiricit, i akuzuar si kreu i grupit, Eldjan Alushi dhe Shkëlzen Kraja.
SPAK thotë se personat e larpërmendur janë përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ndër pronat e sekuestruar janë apartamente, garazhe, makina, vila e llogari bankare.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022.
Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale* (shih shënimet për gazetarët), ndër të cilët edhe shtetasit; K.Q (alias J.H, alias J.Q), E.A (alias K.A) dhe SH.K, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal.
Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive.
Pasuritë nën sekuestro preventive.
Pasuria “Objekt Shërbimesh + Hotel”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 440 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Truall” me sipërfaqe 708 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Truall”, me sipërfaqe 308 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria nr. 24/494, me status “Regjistrim i përkohshëm”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Apartament, me sipërfaqe 84 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
9 pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 177 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe K.S, në Sarandë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 58.5 m², në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
2 pasuri “Garazhe” të emërtuar “vend parkimi”, në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 77.75 m², në pronësi të shtetasit D.A, në Sarandë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 142.4 m², nga e cila 126 m² sipërfaqe banimi dhe 16.4 m² sipërfaqe e përbashkët, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
Pasuria “Garazh”, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 38.00 m², në pronësi të shtetasit SH.K në Tiranë.
Pasuria “Post Parkimi”, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
Pasuria “Truall” me sipërfaqe 562 m², nga e cila kati i parë 110 m² ndërtesë dhe 19 m² verandë; kati i dytë 44 m² ndërtesë, 18 m² verandë dhe 9 m² ballkon; si dhe kati i tretë 133 m² ndërtesë, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Mullet, Tiranë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 202.15 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
4 pasuri “Poste parkimi” në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1863 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 896 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Tokë Pemtore”, me sipërfaqe 1455 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1900 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 897 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe sipërfaqe 17,100 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e quajtur Adhendri, Palasë, Vlorë.
Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe 13, 775 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e ndodhur Adhendri, Palasë, Vlorë.
Pasuria “Vilë Elitare”, me sipërfaqe ndërtimore prej 422.3 m², kati 0 me sipërfaqe prej 229.9 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 177.3 m² dhe verandë me sipërfaqe prej 15.1 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
Pasuria “Vilë Standart” (modeli B) identifikuar si Vila B84, me sipërfaqe ndërtimore 182.1 m², kati 0 me sipërfaqe prej 98.5 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 83.6 m² dhe verandë e hapur me sipërfaqe prej 14.9 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
Pasuria “Automjet” i markës “Mercedes Benz”, modeli G 400 D, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetases A.K.
Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasit K.Q.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve K.Q dhe E.B.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të personit fizik K.Q, si dhe në emër të shtetasve K.Q dhe E.P.
Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe T.Q.
Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe S.Q.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve A.B dhe E.P.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetases A.B.
2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të një subjekti tregtar, si dhe shtetaseve A.B, A.A dhe M.S.
2 Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.B.
3 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases K.S.
Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases K.S.
5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasve A.K dhe SH.K.
2 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
6 llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të personit fizik SH.K dhe shtetasit SH.K.
Llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases A.K.
2 llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.K.
Personin Fizik “K.Q”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Resorant” në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Një subjekt tregtar, me objekt të veprimtarisë “Hoteleri”, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Personin Fizik “SH.K”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Kafe dhe Restorant”, në pronësi të shtetasit SH.K, në Tiranë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për veprat penale (shih shënimin për gazetarët).
Foto ilustruese DURRËS - Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me rastin që u raportua pak ditë më parë në me...
ELBASAN- Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë "zbarkuar" sot në vendin ku ndodhet inceneratori i këtij qyteti. Kjo lëvizje vjen pa...
Foto ilustruese TIRANË - Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Pun&eum...
Ryyan Alwan TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares nga Palestina muajin e ...
KURBIN- Trupi i gjendur i pajetë në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, m&eu...
LEZHA- Një person i pajetë, ende i paidentifikuar, është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e mirëmbajtjes së...
Foto ilustruese TIRANË - Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të fortë në muajin janar, përveç ciga...
Moti TIRANË - Ditën e sotme vendi yn/ do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë ...
VLORË- Një sherr në mes të rrugës është regjsitruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Nga pamjet që...
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë". Policia b&e...