Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Tregu i komunikimeve elektronike iu kthye rritjes vitin e kaluar, i shtyrë kryesisht nga rritja e të ardhurave prej shërbimeve celulare. Sipas të dhënave të raportuara në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nga operatorët e tregut, të ardhurat totale prekën vlerën e 39.3 miliardë lekëve (rreth 400 milionë eurove), në rritje me 4% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e tregut erdhi e gjitha në segmentin e shërbimeve celulare. Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.
Tregu i shërbimeve celulare vazhdon të sigurojë volumin më të madh të të ardhurave të tregut, me 71% të xhiros totale të tregut, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 69% i një viti më parë. Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 58% të totalit të tregut, nga 56% që mbante një vit më parë
Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM në fund të vitit 2024 arriti në rreth 3.4 milionë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedon rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё.
Ndërsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.5 milionë, në rënie vjetore me 3.8%. Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.39 miliardë lekë, me një rënie prej 4% krahasuar me një vit më parë. Rënia është diktuar kryesisht nga tkurrja e të ardhurave të sipërmarrësit One Albania nga rrjetet fikse, me rreth 1 miliard lekë.
Megjithatë, One Albania vazhdon të kryesojë strukturën e tregut sipas të ardhurave, me rreth 27% të tyre, i ndjekur nga Vodafone Albania me rreth 24%, ASC (Tring), me afërsisht 8%, Digicom dhe Abissnet, me afërsisht 6%, etj. Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve në fund të vitit të kaluar arriti në afërsisht 687 mijë, në rritje me 8.6% krahasuar me një vit më parë. Ritmi i rritjes së numrit të abonentëve ishte i përafërt me vitin 2023.
Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka qenë mjaft konkurrues, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti. / Monitor
TIRANË- Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH-së. Ashtu siç ed...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka marrë sot vendimin për të lënë të lirë, duke vendosur masën 'detyrim paraqitje' p...
TIRANA- Mbrëmjen e shkruar policia njofton se i është kërkuar ndërhyrja në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të...
TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) uli edhe një herë parashikimet e rritjes ekonomike të Shqipëris&e...
KUKËS- Një 51-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme n&e...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lexuar sot konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela. Ky i fundit akuzohet për ko...
TIRANË- Të paktën 4211 subjekte raportuan në vitin që lamë pas pronarin e tyre përfitues në regjistrin e dedikuar p&eu...
TIRANË- Zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën dy ditë më parë në vendin tonë, nuk kaluan pa problematika gjat&eum...
LUSHNJE- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Lushnjes. Mësohet se i arr...
TIRANË- Ulja e popullsisë se re në moshë është duke reduktuar ndjeshëm sektorin e arsimit e për pasojë edhe forc&...