Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TIRANË - Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë ra lehtë në 2.33%, nga 2.36% që kishte qenë për janarin. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rënie me bazë vjetore. Në shkurt të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.91%.
Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Ai përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
Inflacioni bazë është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që pas vitit 2022 janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për shkurtin pësoi rënie në 2.09%, nga 2.1% që kishte qenë për janarin. Edhe inflacioni bazë neto është në rënie vjetore krahasuar me nivelin 3.25% të një viti më parë.
Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin shkurt ishte në nivele të përafërta me inflacionin bazë neto, me 2.08%, nga 2.09% që ishte për janarin dhe 3.22% që kishte qenë në muajin shkurt të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi e mbylli vitin 2024 në nivelin 2.1%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 4% i fundit të vitit 2023.
Ndërkohë, për dy muajt e parë të këtij vitit inflacioni ka rënë më tej në nivelin 1.9%, niveli më i ulët në afërsisht katër vitet e fundit.
Në skenarin bazë, Banka e Shqipërisë pret një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit këtë vit, rritje që të paktën në muajt e parë të vitit nuk po ndodh. Kjo pritshmëri mbështetet në normat e ulëta të interesit dhe kreditimin e shpejtë të ekonomisë, stabilizimin e kursit të këmbimit të lekut dhe zbutjen e efektit rënës të inflacionit të importuar.
Në mbledhjen e parë për vendimmarrjen e politikës monetare të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në shkurt të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Sipas tij, balanca e rreziqeve për të ardhmen paraqitet neutrale për momentin. Megjithatë, pasiguritë rreth parashikimeve ekonomike janë rritur, kryesisht për shkak të zhvillimeve në ambientin e huaj./Monitor
Nikita TIRANË - Kryepeshkopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe Nikita, njëkohësisht edhe kryetari i Konferencës së Kish...
DIBËR- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë ba...
BRITANI- Shqiptari Erind Koka, i dënuar, i cili u dëbua 3 herë pasi u përpoq të hynte ilegalisht në Mbretërinë e ...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua një ditë më pa...
Foto ilustruese FIER - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin me iniciale A.R i cili akuzohet për ngacmi...
Vëllezërit TIRANË - Personat që shikoni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir ...
Shtëpia e Barit TIRANË - Një shtëpi e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Pol...
TIRANA- Dita e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotë...
TIRANË- Një ambient ku kultivohen lëndë narkotike është zbuluar mbrëmjen e sotme në zonën e Laknasit. Sipas ...
lulzim berisha TIRANË- Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, është vënë në pranga më 14 dhjetor ...