Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë luajtën një rol të rëndësishëm në kërkesën për titujt e borxhit publik. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.
Për herë të parë gjatë vitit të kaluar, investitorë institucionalë nga jashtë vendit, kryesisht fonde të huaja investimi, morën pjesë edhe në ankandet e titujve në lekë të qeverisë shqiptare.
Interesi i këtyre investitorëve ishte kryesisht për obligacionet dhe në veçanti titujt referencë me maturim 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.
Shifrat e raportuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë qartë se investitorët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës në tregun e titujve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare.
Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar.
Ulja e borxhit publik në vitet e fundit dhe ecuria e mirë e ekonomisë në periudhën pas pandemisë sollën edhe përmirësimin e vlerësimit të borxhin Sovran të vendit nga agjencitë S&P Global Ratings dhe Moody’s, vitin e kaluar.
Agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” (Standard&Poor’s) në muajin mars 2024 përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-, ndërsa në tetor edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.
Përmirësimi i vlerësimit nga agjencitë e specializuara, por edhe kthimet e kënaqshme i kanë bërë titujt qeveritarë shqiptarë të emetuar në tregun e brendshëm tërheqës edhe për investitorë të huaj.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, huamarrja neto në tregun e brendshëm rezultoi rreth 50 miliardë lekë, aq sa niveli i planifikuar për vitin 2024.
Shtesa e huamarrjes në tregun e titujve, sikurse dhe një vit më parë, u realizua vetëm në instrumente afatgjata, e cila kompensoi dhe reduktimin me rreth 20.5 miliardë lekë të huamarrjes neto në bono thesari.
Rreth 68% e shtimit të huamarrjes së re u përballua nga sektori bankar, i cili është dhe mbajtësi kryesor i portofolit të titujve afatgjatë të qeverisë.
Një kërkesë e lartë nga investitorët u regjistrua edhe në emetimin e Eurobondit shqiptar në Bursën e Londrës, në fillim të kësaj jave.
Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove, nga 650 milionë euro që ishte vlera e ofruar.
Shteti shqiptar emetoi Eurobonde 10-vjeçare për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. /Monitor
KOSOVA- Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Një sër&e...
TIRANA- Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të her&eum...
mario perlleshi, martin cani TIRANË- Në kohën kur një gjyqtar paraprak do të vendosë mbi hetimet ndaj të miturit që...
foto ilustruese GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndod...
daut laze LEZHË- Daut Laze, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit para disa ditë vijon ende të jetë në kërkim. Ndë...
arrrestimi POGRADEC- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Pogradec. Në p...
TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai sh...
DIBËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Arrestimi i tij mësohet se ka ...
SHIJAK- Katër persona janë vënënë pranga ditën e sotme në Shijak. Të arrestuarit mësohet se janë pjesë ...
LEZHË- Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Lezhë. Arrestimi i Simon Gjokës ka ardhur pasi ai dyshoh...