Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANE- Në një kohë kur SPAK është duke hetuar “përbindëshat” e mëdhenj të buxhetit të shtetit si inceneratorët apo sterilizimi, qingjat e urtë “pijnë” dy nëna siç thotë edhe populli. Ky është rasti i një kompanie, e cila është unikale dhe vlen për rast studimi. Adel Co është fituese e çdo tenderimi publik me vlerë të lartë në lidhje me produktet e letrës, dosjeve, kutive apo paketimeve të tjera.
Raportimi që Dosja.al po i bën këtij skandali na njeh çdo ditë me një skandal të ri, ku dyshimet përtej privatit ngrihen edhe tek autoritetet shtetërore që duhet të jenë garante e shpërndarjes së parave publike në kompani dinjitoze që konkurrojnë me shërbim dhe jo me zarf dhe përqindje.
Sot do të flasim për emisionin e pullës postare, e tenderuar në vitin 2021, dhe me një dyshim të fortë se janë prodhuar tërësisht jashtë standartit. Por si mund të ndodhte ky skandal në sytë e të gjithëve?
Kjo është një aferë e gatshme për hetim nga ana e SPAK për të parë se çfarë ka bërë Posta Shqiptare dhe Komisioni i Prokurimit Publik. A do të bënte shteti lëshim të tillë në standart duke skualifikuar çdo kompani për të favorizuar Adel co?
Pra nuk mjafton që shteti bën përzgjedhje interesash por negocion dhe standartit, duke bërë dy herë shkelje ligji. Nëse nuk është korrupsion, atëherë është mosveprim dhe kjo është një tjetër vepër penale.
Por le ta shpjegojmë më qartë…
Tenderimi i vitit 2021 u zhvillua nga Posta Shqiptare. Procedura emërtohej si “Prodhimi i Emisioneve të Pullës për vitin 2021” me fond limit 11,405,250 lekë pa TVSH”. Në garë morën pjesë 4 kompani, Adel Co, Kristalina KH, Dynamicx Group dhe Albdesign PSP. Tenderi ishte një procedurë e hapur” me objekt “Prodhimi i Emisioneve të Pullës për vitin 2021” me fond limit 11,405,250 lekë pa TVSH.
Pas garës, më 14 shtator, KPP njoftoi se 3 kompanitë Kristalina Kh, Albdesign dhe Dynamics Group u skualifikuan dhe fituese u bë Adel Co. Dy kompanitë u ankuan në KPP. Kristalin Kh kërkoi edhe një ekspertizë të huaj për të krahasuar cilësinë e pullës së prodhuar nga monstrat e saj dhe monstrat e kompanisë fituese. Kjo kompani edhe pse ka aplikuar me të njëjtën letër që ka fituar tenderin Adel Co është skualifikuar 2 herë.
KPP dhe AK me të njëjtën letër skualifikojnë të gjithë pjesëmarrësit për t’ja lënë kontratën Adel Co, pothaujse me një shifër në vlerën limit të shpalljes sic ka ndodhur edhe në tendera të tjerë të fituar nga kjo kompani.
Por çfarë ndodh më tej? Kjo kompani e cila fitoi tenderin e prodhoi emisionin e pullës postare me një tjetër letër nga ajo që kishte garuar në dokumentet e tenderit.
Edhe pse ky fakt u denoncua nga konkurrentët, sërish Posta Shqiptare nuk mori asnjë vendim. Lekët ikën tek një dhe e vetmja, Adel Co. Kompania që arrin me “magji” të gllabërojë miliona pa rënë në sy.
Deri në momentin kur një audit i brendshëm i Postës Shqiptare, me datë 13.03.2023 sinjalizoi se në procedurën e prokurimit të sipërcituar subjekti Adel Co shpk ka paraqitur të dhëna të rreme (mospërputhje e skedës teknike me mostrën) për qëllime kualifikimi, dhe ka prodhuar emisione të pullës postare të vitit 2021 me letër të ndryshme nga skeda teknike CPST 114 të dorëzuar me dokumentat e tenderit. Auditi përcaktoi që Adel Co duhet të përjashtohej nga tenderat publikë.
Por çfarë ndodh? Kjo kompani vazhdon të fitojë tendera dhe para publike me një bashkëpunim të habitshëm me KPP dhe me Postën Shqiptare. Të jenë vallë kaq të paaftë?
Do të donim ta besonim, nëse nuk do të njiheshim me një tjetër fakt. Sipas ligjit shqiptar të prokurorimeve, për çdo vonesë në pagesa, Autoriteti Kontraktor është i detyruar të paguajë dëmshpërblim në vlerën 4/1000 të vlerës. Me një formulë të tillë ku Posta Shqiptare “harron” të likujdojë Adel Co, kjo kompani ka përfituar një shumë parash që shkon afro sa gjysma e tenderit.
A mund të jetë kjo një rastësi?
Dosja.al është duke e ndjekur hap pas hapi këtë skandal ku rezulton se çdo para publike e destinuar për prodhim letrash, paketime, kuti apo pulla me vlerë, shkon në një dorë të vetme në një trinom të cilin do ta zbulojmë në ditët në vijim./Dosja.al
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të U...
KURBIN- Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili vrau me armë zjarri 67-vjeçarin, Dodë Mamlin në Kur...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të U...
Nuredin Dumani TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar këtë të martë gjatë seancës g...
Foto ilustruese SARANDË - Dy persona janë arretsuar këtë të martë nga policia në Sarandë, pasi akuzohen pë...
TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani , tregoi sot gjatë seancës në GJKKO njohjen e tij me Enver Divën, i akuzuar ...
Foto ilustruese TIRANË - Inflacioni i brendshëm në ekonominë shqiptare u ngadalësua në tremujorin e fundit të kaluar, nd...
TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kruj&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës që lidh Kosovën me Serbinë Policia e Kosovës tha s...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident është regjistruar mesditën e somte në Korçë. Aksidenti i trefishtë...