Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TIRANË - Të ardhurat totale, për periudhën 12 mujore 2024, arritën në rreth 710.3 miliardë lekë ose 99.5 % e planit të periudhës, një realizim në masën 105.1 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar, raportoi sot Ministria e Financave.
Krahasuar me 12 mujorin 2023, u mblodhën rreth 66.6 miliardë lekë ose 10.4 % më shumë. Tatimet mbi pagat (sigurimet dhe TAP) siguruan 25 miliardë lekë të ardhura më shumë se në vitin 2023, duke bërë që 38 për qind e të ardhurave shtesë me 2024
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, janë në shumën 457 miliardë lekë, 34.5 miliardë lekë ose 8.2% më shumë krahasuar me 12-mujorin 2023.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 229.5 miliardë lekë, 12.7 miliardë lekë ose 5.9% më shumë se 12-mujori 2023.
Të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin janë 154.4 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 5.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 63.4 miliardë lekë, 5 miliardë lekë ose 8.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.7 miliardë lekë, me një realizim në masën 101.2% kundrejt planit për 12 mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 9 miliardë lekë, një realizim në masën 96.2% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 12 mujorin 2024, u realizuan në masën 227.4 miliardë lekë, 21.8 miliardë lekë ose 10.6% më shumë se 12 mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 12 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë ose 1.4% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 59.6 miliardë lekë, 13.7 miliardë lekë ose 29.8% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe 4.4 miliardë lek ose 7.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 12 mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 12 mujore 2024 janë 22.4 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 57 miliardë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 66.1 miliardë lekë, 8.3 milardë lekë ose 14.3% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe 1.7 miliardë lekë ose 2.6% më shumë se plani i 12 mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 12 mujore 2024, u realizuan në masën 44.7 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 19.8% më shumë se 12 mujori 2023.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, iSSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 160.7 miliardë lek, 17.1 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 12 mujori 2023, si dhe realizim në masën 101.4% të planit për 12 mujorin 2024.
Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2024 arritën në rreth 728.6 miliardë lekë me një realizim në masën 98.8 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 94.5 përqind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.5, datë 19.12.2024. Krahasuar me vitin 2023, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 8 përqind më të larta ose rreth 53.7 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet korente për vitin 2024 rezultuan në rreth 606.3 miliardë lekë ndërsa krahasuar me vitin 2023 ky zë ka rezultuar 10.8 përqind më i lartë ose rreth 59.3 miliardë lekë më shumë./Monitor
Pamje nga vendngjarja LAÇ - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u regjistrua këtë të h&eum...
Pamjet LAÇ - Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në fshatin Zhe...
KUKËS- Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Kukësit në lidhje me plagosjen e me armë zjarri të kush...
Foto ilustruese LAÇ - Një tjetër pistë hetimi ka dalë nga ngjarja në Laç ku u vra me armë zjarri 67-vjeç...
Foto ilustruese LAÇ - Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë pasdite në La&cced...
Foto ilustruese LAÇ - Dod Mamli, është 67-vjeçari i cili u vra me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në ...
LAÇ- Dosja.al, ka zbardhur detaje të reja nga të shtënat me armë pasditen e sotme në Laç. Burimet të sig...
LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Mësohet se nga të shtënat me ...
Ambulanca SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë të...
Tymi Bashkia Tirane TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me tymin e ...