Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja si pritet të jenë temperaturat
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Të gjitha godinat aktuale të gjykatave rezultojnë me problematika të sigurisë, tha të mërkurën Ilir Rusi, kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjatë një dëgjese në Kuvend për këtë çështje.
Komisioni parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ka nisur një proces konsultimesh me organet e drejtësisë për sigurinë në gjykata, disa muaj pas një krimi të paprecedent në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
Ngjarja shkaktoi tronditje dhe shqetësim për nivelin e sigurisë në gjykatat shqiptare dhe KLGJ kërkoi nga Kuvendi që t’i jepet zgjidhje ligjore dhe e përhershme këtij problemi, i cili nuk është i veçuar, por lidhet me infrastrukturën e godinave dhe mungesën e forcave të mjaftueshme policore për mbrojtjen e tyre.
“Ka gjykata në të cilat, edhe nëse ju na jepni një portë detektori, nuk ke ku ta vendosësh”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar se zgjidhja nuk mund të realizohet vetëm me masa administrative.
“Ekzekutivi duhet të ndërtojë godina të dedikuara për gjykata”, sugjeroi më tej ai, ndërsa theksoi se institucionet nuk mund të fshihen pas paqartësive apo pasaktësive të një akti ligjor.
“Unë them që është çështje vullneti”, tha ai.
Më tej, Rusi njoftoi komisionin se KLGJ kishte ngritur disa grupe pune për këtë problem dhe njëri prej tyre po merrej me propozime ligjore për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.
Situata e sigurisë nuk u paraqit njësoj për godinat e prokurorive, pasi përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme në dëgjese thanë se “niveli i sigurisë ishte i kënaqshëm”, edhe pse duheshin masa shtesë dhe shfaqej e njëjta problematikë me godinat e vjetra, ku infrastruktura e pamundësonte instalimin e pajisjeve të sigurisë.
Ministria e Brendshme pretendoi se kishte kryer rolin e saj sipas dispozitave ligjore në fuqi, duke i faturuar KLGJ-së përgjegjësinë për “politikat e sigurisë në gjykata”, por nga ana tjetër shprehu vullnetin për të zbatuar një protokoll të ri sigurie për gjykatat, nëse ai do të miratohet.
“Nuk ka hezitim Ministria e Brendshme për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, por ato të bazohen në ligj për të pasur qëndrueshmëri”, tha zv.ministri Xhemal Qefalia.
Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, premtoi se Kuvendi do të luante rol për gjetjen e zgjidhjeve, duke kërkuar nga KLGJ që të dorëzonte propozimet për ndryshime ligjore dhe analizat e bëra prej saj për këtë çështje.
Xhafaj tha se një tryezë dialogu me organet e drejtësisë dhe ekzekutivin, si dhe një rezolutë parlamentare si instrument orientues dhe detyrues për angazhimet institucionale, do të pasonin dëgjesat në komision./ BIRN
Policia shqiptare arrestoi 20 persona për rolin e tyre në kontrabandën e mbetjeve toksike nga vendi ballkanik në Tajlandë, tha policia ...
OSHEE njofton abonentët në disa zona të Durrësit dhe Kurbinit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të e...
Komisioni i Prokurimit Publik ka bllokuar për herë të dytë tenderin e AKSHI-t për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit, ...
Policia e Vlorës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar shtetasin P. Ç., 53 vjeç, si dhe duke ni...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ka dorëzuar sot në Gjykatën e Po...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të zëvendësojë masë...
Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktok në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga historia e Migena Kodrës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, Roland Sina, ndë...
Tre shtetas sudanezë janë arrestuar në qarkun e Korçës, të dyshuar për dhënie ndihme emigrantëve për kalim...
Një raport teknik i përgatitur nga ekspertë të Këshillit të Europës ngre shqetësime mbi mënyrën se si pë...