Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Në Shqipëri, një studim i Qendrës Open Data Albania zbuloi se pjesa dërrmuese e 14 bizneseve mediatike televizive më të fuqizuara janë në pronësi të 5 familjeve, si dhe në bashkëpronësi të 27 individëve me lidhje të ngushta familjare. Studimi vëren se këta pronarë mediash zotërojnë një seri biznesesh të tjera dhe se në shumë raste janë përfitues të kontratave koncensionare, përfitues të programit Shqipëria 1 Euro si dhe të statusit investitor strategjik.
Sipas studimit të qendrës Open Data Albania, afro 80 për qind e mediave televizive shqiptare të konsodliduara janë prona të 5 familjeve, bashkëpronësi midis familjarëve dhe një grupi prej 27 individëve zotërues të mediave televizive kryesore.
Autorët pohuan se shumica e tyre janë familjarë të afërt dhe pasardhës me të njëjtin mbiemër. Eksperti Pajtim Nikolli i Institutit Shqiptar të Shkencave dhe bashkautor i studimit, thotë se këta 27 aksionerë dhe zotërues të bizneseve televizive janë ndërkohë aksionerë në 11 deri në 39 biznese të tjerë, në shumë raste të lidhura me fondet publike dhe me qeverinë.
“Në total, nga 10 biznese mediatike janë përfituar 10 kontrata apo marrëveshje PPP/koncensione, është fituar një status investitori strategjik, si dhe 3 vendime të këshillit të ministrave janë enkas si pjesë e programit Shqipëria 1 Euro”, thotë Nikolli.
Këta pronarë mediatikë ndikohen në bizneset e shumta të tyre nga vendimet e qeverisë, vlerëson studiuesit, sepse përherë më shumë po përfitojnë kontrata publike, sepse janë njëkohësisht pronarë në sektorin e ndërtimit, në atë bankar, në tregti dhe eksport-importe, në energjitikë, në infrastrukturë kombëtare dhe universitete private.
Drejtuesja e Qendrës Open Data Albania, Aranita Brahaj, në Shqipëri po krijohen manjatët e mediave, të cilët janë shumë aktivë në biznese të tjerë, por kanë edhe një kartvizitë rezervë si pronarë mediash.
“Shohim se fitimet që këto biznese nxjerrin nga ky sektori mediatik, nga prodhimi mediatik, apo nga audienca përmes mënyrave të ndryshme, janë fare pak krahasuar me fitimin apo me kapitalin, me performancës ekonomike, që këta individë kanë në bizneset e tjera”, thotë Brahaj.
Autorët pohojnë se Shqipëria e ka lënë pas periudhën kur pronarët e mediave nisnin edhe ndonjë biznes tjetër, ndërsa tani janë biznesmenët e fushave të tjera, që vijnë të investojnë në media, të cilat biznesi i tyre periferik me fitime të pakta në raport me duzinat e bizneseve të tjerë.
Është rritur nga viti në vit edhe pozicioni i pronarëve mediatikë si biznesmenë në marrëdhënie me qeverinë dhe fondet publike, si edhe rritet numri i përfitimeve të tyre në varësi nga vendimet e qeverisë dhe agjenci të tjera shtetërore.
“Përveç medias, ata operojnë edhe në shumë sektorë të tjerë si ndërtimi, turizmi, resorted, që janë një biznes i fuqishëm. Rezulton se pushtetin më të madh këta individë e kanë në këto sektorë dhe jo në media. Për më tepër, shumica e tyre janë bërë pjesë e bizneseve mediatike pasi kanë arritur nivele të larta në biznese të tjerë”, thotë Nikolli.
Televizionet vazhdojnë të jenë të rëndësishme në Shqipëri, sepse shumica e qytetarëve vazhdojnë të informohen dhe të marrin mesazhe prej tyre, dhe janë industria kryesore e mendimit dhe opinionit, pohojnë studiuesit.
Por sa ndikon e gjithë kjo situatë në lirinë editoriale të mediave të këtyre pronarëve të shumëllojshëm?
“Ne nuk i kemi bërë një studim përmbajtjes së mediave të këtyre pronarëve, por nëse shohim fuqinë ekonomike të tyre, interesat ekonomike, lidhjet që këto interesa kanë drejtpërdrejt me vendimarrje të ekzekutivit, ose të forcës politike që është në pushtet, atëherë ne themi që opinion-bërja është deri diku e rrezikuar, sepse interesa kaq të shumëfishta nuk na garantojnë media, të cilat të mund funksionojë në interes të publikut, aq më shumë në një vend, ku monitorimi është proces i dobët,”, thotë Brahaj.
Studimi i ekipit të Institutit Shqiptar të Shkencës në Qendrën Open Data Albania gërshetoi të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit me ato të Agjencisë së Trajtimit të Koncensioneve, (ku mblidhen të dhëna mbi kontratat koncensionare të bizneseve), me ato Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (ku mblidhen të dhënat mbi bizneset që kanë marrë statusin e Investitorit Strategjikë), me Transaksionet e Thesarit (mbi tenderat e fituara nga biznesi dhe paratë që ata kanë marrë nga buxheti i shtetit), si dhe me vendimet e qeverisë mbi bizneset përfituese të Programit Shqipëria 1 Euro.
Mes televizoneve të shqyrtuara 3 prej tyre kanë licensë kombëtare ndërsa 11 të tjerat janë licensuar si subjekte analoge transmetimi./VOA
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, ka gjetur shkelje të nenit 6 të Konventës në të drejtën për n...
Nisur nga fenomeni i fëmijëve në situatë rruge, situatë e cila i ekspozon fëmijët ndaj formave të dhunës, abuzime...
Dy anëtarë të një grupi kriminal që operonte në vendin tonë dhe jashtë tij janë arrestuar në Shqipëri m...
Apartamentet nuk po shiten në ajër vetëm në bregdetin e Durrësit, siç po ndodh me pronat e projektit të “Durrë...
Është arrestuar 44-vjeçari Roland Hysollari, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se pritet eks...
Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara përgjatë vij...
Një 45 vjeçar është gjetur i vdekur pranë liqenit të Farkës në Tiranë, dyshohet i mbytur. Viktima ishte shpall...
Pak minuta pas vrasjes në Krujë të Ramazan Sinos dhe plagosjes së nipit të tij Alvi Bejtja në fshatin Larushk, policia ka gjetur...
Në fillim të pandemisë Covid-19, askush nuk donte të punonte me kohë të plotë në zyrë. Tre vjet më von&...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Eraldo Musteqajn, i cili i dogji 2 herë lokalin kushëririt të tij, reperit të njohu...