Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

Janë shoqëruar në polici 5 persona në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit, ku mbetën viktime Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.
Bëhet me dije se të gjithë personat e shoqëruar kanë dhënë të njëjtën dëshmi për ngjarjen, ndërsa kamarieri ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, ku është e verifikuar edhe nga pamjet e sigurise.
Kamarieri:
Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera
Punonjësi i Karburantit:
Unë erdha në mëngjes, e gjeta karburantin e rrethuar, që ndalohet, skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje, mos u afro. Nuk i njoh. Njëri nga Manza por nuk rrinë gjatë këtu. Ishin çuna të sjellshëm. Nuk e di tamam. Çfarë thonë portalet, aq di dhe unë.
Flori Paluçi i skeduar për përfshirje në krime të ndryshme
Burime nga hetimet bëjnë me dije se Flori Paluçi ishte një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë italiane, i skeduar për përfshirje në krime të ndryshme, përfshirë dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar grabitësish që vepronte në territorin italian.
Dinamika e ngjarjes
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit.
Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh, pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.
Banorët e Manzës u zgjuan mëngjesin e së mërkurës të tronditur nga lajmi i rëndë se dy të rinj kishin humbur...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të Maliqit. Sipas informacioneve ...
Një punonjës i karburantit pranë lokalit ku ndodhi ngjarja ka folur për gazetarët, ku ka treguar se në momentin kur shkoi n...
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Manzën orët e para të mëngjesit të kësaj të mërku...
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamari...
Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima është shënuar rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm n&eu...
Një seri tërmetesh janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, tërmeti i parë është regjistruar ...
Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen në Durrës ku humbën jetën dy persona Sipas burimeve njëri prej viktimave ...
Policia ka dhënë detaje mbi vrasjen e dyfishtë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durr&...
Ditën e mërkurë ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, të cilat pritet të b&e...