AKTUALITET

Të papriturat gjatë punimeve shtyjnë hapjen e kampit në Gjadër/ VOA tregon faktorët: Terreni i vështirë dhe temperaturat e larta

E.D Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 19:46

Të papriturat gjatë punimeve shtyjnë hapjen e kampit në

SHËNGJIN- Në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, cila do të presë migrantët që do të strehohen aty në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, punimet vijojnë ende. Hapja e saj, e parashikuar më 1 gusht, është shtyrë dhe për disa javë, për shkak të të papriturave që shoqëruan ngritjen e saj në një territor të shkretë, ndërkohë që qendra në Portin e Shëngjinit, ku migrantët do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi, është gati. Marrëveshja e cila parashikon të dërgojë në Shqipëri, migrantët e kapur në det nga autoritetet italiane, është kritikuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Dikur Gjadri njihej si një nga bazat e rëndësishme të ushtrisë shqiptare. Muajt e fundit emri i kësaj zone po lakohet gjithnjë e më shpesh, pasi aty po ndërtohet qendra ku do të priten migrantët që do të mbërrijnë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Ram dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Fillimisht ishte parashikuar që migrantët e parë të mbërrinin në Shqipëri që në muajin maj. Më pas, gjatë vizitës së saj në qershor, në portin e Shëngjinit, në qendrën e pritjes së parë për migrantët, kryeministrja Meloni, njoftoi 1 gushtin si datën e nisjes së këtij operacioni, i cili është shoqëruar me debate të shumta dhe në Itali, për shkak të kostove të larta që shkojnë në qindra milionë euro.

Ambasadori italian Fabrizio Bucci, shpjegon për Zërin e Amerikës, se ndërtimi i qendrës në Gjadër, hasi në pengesa të papritura e që nuk mund të ishin parashikuar. "Faktori i parë, lidhet me natyrën e terrenit, i cili ishte i shkrifët. Nuk mund të ndërtonim mbi një truall që nuk ishte i qëndrueshëm. Për pasojë na u desh të bënim një punë të madhe për të forcuar terrenin. Janë ngulur në tokë, 7 mijë shtylla betoni, 13 metra të gjata dhe me një diametër prej gati 1 metër".

Një faktor i dytë që ndikoi në vonesat e punimeve, shpjegon ambasadori, ka qenë dhe moti, me temperatura tejet të larta:"Ne zbatojmë në kantiere, normativat italiane, të cilat parashikojnë ndalimin e punës në orët më të nxehta të ditës. Kështu që në javët e fundit, jemi detyruar të bllokojmë vazhdimin e punës nga ora 11 e ditës deri në 5 të pasdites”.

Qendra e Gjadrit shtrihet në një sipërfaqe pre 70 mijë metrash katrorë. E gjithë zona është rrethura me mure betoni dhe një gardh metalik që arrin deri në 5 metra e gjysëm lartë, në një perimetër prej 2.1 kilometrash.

Kampi është i ndarë në katër zona të mëdha, njëra e cila do të jetë për personelin italian, një tjetër ku do të strehohen azilkërkuesit, ndërsa një hapësirë është dedikuar për ata që nuk përfitojnë nga e drejta ndërkombëtare për azil e që do të duhet të riatdhesohen. Në një tjetër zonë të vogël, janë krijuar mjedise paraburgimi, për rastet e personave që do të përfshihen në krime brenda kampit. Secila zonë do të jetë e ndarë me gardhe rrethuese.

Në qendër të kampit, janë kapanonet me struktura të parafabrikuara, ku do të strehohen migrantët, në dhoma për katër persona me krevat marinari, dollape një tavolinë dhe karrike. Të gjitha mjedisat janë me ajër të kondicionuar. Është parashikuar po ashtu dhe një hapësirë ku besimtarët mund të kryejnë ritet e tyre fetare. Më tej janë mjediset për dushet, apo dhe mensa, furnizimi i së cilës siç shpjegon ambasadori, do të bëhet nga shoqëritë vendase. Po ashtu banorë dhe ndëmarrje vendase do të përfshihen në ofrimin e shërbimeve të ndryshme që nga transporti deri te pastrimi. Sipas ambasadorit italian do të jenë me qindra ata që do të punësohen direkt apo indirekt, duke dhënë kështu një impakt dhe për ekonominë lokale.

Kampi i Gjadrit do të duhet të presë deri në 3 mijë persona. Por në fazën e parë pritet të jenë disa qindra, ata që do të mbërrijnë. Marrëveshja e nënshkruar në nëntor, është shoqëruar me kritika dhe skepticizëm të theksuar nga shumë organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të azilit. Në Gjadër janë parashikuar hapësira të posaçme për avokatët e migrantëve apo mbrojtës ligjor që do mund t’i ndihmojnë ata gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës për azil.

Po ashtu dhe në portin e Shëngjinit, pika hyrëse e migrantëve, do të ketë një dhomë të posaçme për organizatat e të drejtave të njeriut. Këtu, siç thotë për Zërinë e Amerikës, përgjegjësi i qendrës Evandro Clementucci "do të verifikohet së pari gjendja shëndetësore e migrantëve dhe do t’ju jepen veshje dhe ushqim, si dhe do të mund të bëjnë dush. Më pas do t’i nënshtrohen kontrolleve më të detajuara nga ana e personelit mjekësor, për të vijuar me identifikimin, nga ana e përfaqësuesve të zyrës së migracionit".

Marrëveshja parashikon që në Shqipëri, nuk do të vijnë gra e fëmijë, apo familje të tëra. Falë një paraseleksionimi që do të bëhet që në bordin e anijeve italiane, në qendrën e Gjadrit do të përfundojnë vetëm migrantët me origjinë nga vendet të cilat konsiderohen të sigurta nga Italia, e ku për pasojë, mund të riatdhesohen./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan