Aksident/ Makina përplaset me barrierat, plagoset një grua dhe një fëmijë
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy persona kanë mbetur të ...
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy persona kanë mbetur të ...
Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar...
Turqia ka miratuar një marrëveshje bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes me Brazilin, sipas një vendimi presidencial të bo...
Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë, pas një incidenti të ndodhur mesditën e kësaj të premteje n...
Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor apo Poshtërues (CPT) i Këshillit të Euro...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për unitet dhe vijim të p&eum...
Rusia po përgatitet për një luftë më të gjerë kundër vendeve që mbështesin Ukrainën, madje edhe duke ni...
Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Centocelle, në...
Sa herë që Edi Rama është në vështirësi politike, siç i ka ndodhur aktualisht me protestën mbi 100-ditore dhe s...

Vendimi i GJKKO-së për sekuestrimin e vilës në kompleksin “Green Coast” përmban një numër komunikimesh dhe emailesh që Prokuroria i ka administruar si pjesë të hetimit. Në to shfaqen komunikime për projektimin, ndryshimet në vilë, pishinën dhe punimet, por edhe mesazhe të tjera që lidhen me procedurën e tenderimit të Unazës së Jashtme të Tiranës. Lapsi.al e disponon të plotë këtë vendim.
Një pjesë e komunikimeve lidhen drejtpërdrejt me adresën elektronike të Belinda Ballukut dhe me kërkesat që, sipas vendimit, ajo kishte bërë për ndryshimet në projektin e vilës 188 në Green Coast.
“Kemi ide edhe nëse një ditë vendos ta japësh me qera”
Në një email të datës 14 shtator 2020, të dërguar nga Alban Efthimi në adresën [email protected], në subjektin “PLANE REV 01”, përshkruhen një sërë propozimesh për vilën.
Në mesazh përmenden ndryshime të mundshme në organizimin e hapësirave, shkallët, parkimin, pishinën dhe tarracën. Ndër të tjera shkruhet se:
“Kemi ide edhe nëse një ditë vendos ta japësh me qera.”
Në të njëjtin komunikim përshkruhet edhe mundësia e vendosjes së një tavoline ngrënieje pranë pishinës, përdorimi i tarracës dhe ndryshime në dhomat e shtëpisë.
Katër ditë më vonë, më 18 shtator 2020, një tjetër email i dërgohet të njëjtës adresë elektronike. Bashkëngjitur, sipas vendimit, ishte dokumenti me emërtimin “200918_VILAT BINJAKE 188_PALASË.pdf”, ku përfshiheshin planimetri dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave.
Ndryshimet në projekt: “Sipas kërkesave të klientit”
Në një tjetër komunikim të datës 1 tetor 2020, nga studioja projektuese dërgohet planimetria e vilës 188, ku thuhet se janë reflektuar ndryshimet sipas kërkesave të klientit.
Në emailin pasues përmendet se në projekt janë reflektuar kërkesat e klientit dhe se, pasi të vendoset një dakordësi e re, do të vijojë puna për elementet e projektit.
Në një komunikim të datës 12 tetor 2020, studioja shkruan se, në lidhje me volument e mbyllura me xham, nuk mund t’i marrë përsipër pa një zgjidhje teknike për shkak të problematikave që mund të krijojnë kushtet klimatike të zonës.

Vila ndryshonte gjatë punimeve
Komunikimet e administruara në dosje vijojnë edhe gjatë vitit 2021 dhe 2022, ku diskutohen ndryshime të tjera në projekt.
Në një prej tyre përmendet kërkesa për të ndryshuar muret, për të zgjeruar hapësirat dhe për të reflektuar kërkesat e klientit në planimetri. Një email tjetër i referohet drejtpërdrejt aprovimit të klientit për ndryshimin e korridorit të vilës 188, duke shkruar se Olsi Efthimi kishte kërkuar që korridori të ngushtohej për t’u krijuar më shumë sipërfaqe dhomave.
Në dosje përfshihen gjithashtu komunikime për pishinën, ku studioja projektuese dërgon materiale për “jacuzzin dhe pishinën, VILA 188”, si dhe materiale për prishjen e mureve dhe ndryshimet e tjera të vilës.
Një element tjetër i evidentuar nga hetimi lidhet me financimin e punimeve.
Sipas të dhënave të përfshira në vendim, në sistemin financiar të shoqërisë “SuperPool Kimya”, në rubrikën e klientit rezultonte “PISHINA ARBER ABAZI (DHERM + BELINDA)”.
Sipas dokumentacionit të përshkruar nga gjykata, për punimet e pishinës rezultonin dy fatura, njëra prej 15 mijë eurosh me përshkrimin “Shtrim linja tubash, faza 1 pishinë” dhe tjetra prej 10 mijë eurosh me përshkrimin “Parapregim”. Totali ishte 25 mijë euro.
Mesazhet për tenderin e Unazës
Përveç komunikimeve që lidhen me vilën, vendimi përmban edhe komunikime të administruara nga telefoni i Evis Berberit dhe komunikime mes tij dhe Miranda Shkurtit.
Më 11 gusht 2021, në ditën e hapjes së ofertave për procedurën e tenderit, Miranda Shkurti i dërgon Berberit një mesazh ku shkruan:
“Hapen ofertat e 15 shtatorit 2021?”
Më pas, në komunikime të tjera, diskutohen ofertat dhe operatorët ekonomikë pjesëmarrës. Në një prej tyre, Miranda Shkurti i dërgon Berberit fotografi ku paraqiten emrat e operatorëve dhe vlerat e ofertave.
Një nga mesazhet e tjera të cituara në vendim është ai i 1 tetorit 2021, kur Balluku i shkruan Evis Berberit:
“Behu gati per unazat te henen ne mengjes.”
Në vijim të këtij komunikimi, sipas vendimit, Balluku i shkruan Berberit edhe për një takim dhe për dokumentacionin që lidhej me procedurën.
Po në këtë periudhë, më 5 tetor 2021, Berberi i dërgon Ballukut një mesazh ku i thotë se kishte ardhur një i emisionit “Stop” dhe kërkonte informacion për procedurën e prokurimit për Lotin 1. Në përgjigje, sipas vendimit, Balluku shkruan:
“Te plasi trapi bej punen dhe zbato ligjin Kur te ve ty afati i Pergjigjes.”
Vendimi thotë se më 6 tetor 2021, procedura për objektin “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4” rezultoi e përfunduar në sistemin elektronik të prokurimit.
Çfarë rëndësie u jep GJKKO këtyre komunikimeve?
Komunikimet janë pjesë e materialeve që gjykata ka marrë në shqyrtim për të vlerësuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e vilës. Në vendim, Prokuroria pretendon se vila dhe punimet e kryera në të lidhen me përfitime të dyshuara të parregullta nga procedura e tenderimit të Unazës së Jashtme, ndërsa gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë ekzistojnë të dhëna që justifikojnë masën e sekuestrimit preventiv./Lapsi.al
Një automjet tip “Mercedes-Benz “ është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrjen e parkimit nëntok...
Avokatët kanë pezulluar aktivitetin në shenjë proteste pas plagosjes me armë të kolegut të tyre, Elton Shllaku. Ata kë...
25 protestuesit, që u shoqëruan një ditë më parë në komisariat gjatë tensioneve në tubimin e djeshëm pë...
SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto, në lidhje me bllokimin e pagave të magjistratëve. Elmira...
Një qytetar nga fshati Frakull e Madhe, në rrethin e Fierit, ka dërguar një denoncim në redaksinë e Piranjat News, ku ankohet p&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.4 lekë dhe do shitet me 80.4 lekë. Ndërk...
Një dekadë më parë, Europol e konsideronte Shqipërinë një prej burimeve kryesore të kanabisit që trafikohej drejt...
Pedagogia e njohur e historisë, Enriketa Papa, ka sjellë në vëmendje një fakt pak të njohur mbi historinë e kinematografis&...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakt...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës në pronësi të shtetit shqiptar, por një pjesë e k...