Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike!
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për unitet dhe vijim të p&eum...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për unitet dhe vijim të p&eum...
Rusia po përgatitet për një luftë më të gjerë kundër vendeve që mbështesin Ukrainën, madje edhe duke ni...
Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Centocelle, në...
Sa herë që Edi Rama është në vështirësi politike, siç i ka ndodhur aktualisht me protestën mbi 100-ditore dhe s...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët kërkohen nga drejtësia në vendin tonë pasi akuzohen për vepra t&eu...
Kosova nuk po kalon aspak një moment të qetë. Sikur të mos mjaftonin trazirat politike të shkaktuara nga vendimi i Gjykatës Spec...
Miley Cyrus ka rrëfyer një moment të pazakontë nga fejesa me muzikantin Maxx Morando, duke zbuluar se para se ai t’i propozonte n&eu...
Me dorën mbi Kushtetutë, betohet te Presidenti Begaj ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo. Ashtu siç ishte njoftuar, sot në Presi...
Ish-drejtori policisë Ulian Shpataraku dhe Ergys Agasi kanë ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë "arrest në...

Sa herë që Edi Rama është në vështirësi politike, siç i ka ndodhur aktualisht me protestën mbi 100-ditore dhe skandalet e shpërndara nga ish-zëvendësi i tij, Arben Ahmetaj, kryeministri sajon nga një “kundërshtar”.
Kur nuk ndodh që “fajin e ka Saliu”, ai krijon ndonjë konflikt me sistemin e drejtësisë. Këtë betejë po zhvillon së fundmi me gjyqtarët, pasi këta të fundit kërkojnë indeksimin e pagës së tyre, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Këtë të Dielë, Rama u shfaq në rrjete sociale, ku deklaroi: “Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më shumë…”.
Me populizmin që e karakterizon, Edi Rama paraqiti shifrat e gjyqtarëve shqiptarë, krahasuar me ato të vendeve të rajonit. Megjithatë, ai nuk ka bërë asnjëherë një krahasim të tillë, për pagën e vetë.
Referuar të dhënave të përpunuara nga “Chatgpt”, një platformë që edhe Rama e përdor herë pas here, për të shpërndarë informacion statistikor që i shkojnë në vijën e tij politike.
Sipas informacionit të platformës, rezulton se Edi Rama, pra kryeministri i Shqipërisë, ka pagën më të lartë, krahasuar me të gjithë homologët e tij në Ballkanin Perëndimor. Përjashtim bën vetëm Greqia, e cila, është e vetmja anëtarë e Bashkimit Europian në zonën tonë. Të dhënat më poshtë jepen në shifra bruto, pra pagat para se të paguhen taksat.
Në bazë të të dhënave publike, rezulton se Edi Rama ka pagë mujore mesatare bruto rreth 4 mijë euro, ose rreth 48 mijë euro në vit.
Në vendin e dytë renditet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Paga e tij mujore bruto llogaritet në rreth 2950 euro në muaj ose për një total prej 35.400 euro në vit.
Hristian Mickovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, paguhet me një rrogë mujore në shumën 2280 euro. Në vit, paga e tij zyrtare përllogaritet në vlerën 27.360 euro, duke i renditur në vendin e tretë.
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç vijon listën, në vendin e katërt, me pagë mujore bruto në shumën 2061 euro, një shumë që në një vit arrin në një total afërsisht 24.732 euro.
Lista e pagave për drejtuesit politik të Rajonit mbyllet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të dhënat e përpunuara nga “Chatgpt” tregojnë se ai paguhet me një rrogë mujore në shumën rreth 2051 euro. Në vit, Vuçiç përfiton pagë bruto në vlerën 21.600 euro.
“Boldnews.al” kërkoi të dhëna edhe lidhur me sa herë më e lartë ishte paga e kryeministrave të Rajonit, në krahasim me të ardhurat mesatare të qytetarëve të vendeve të tyre.
Duke përjashtuar sërish Greqinë, rroga e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, rezulton se është më e larta, krahasuar me të ardhurat mesatara të vendit.
Paga e Edi Ramës rezulton se është 4.3 herë më e lartë se sa paga mesatare vjetore në vend.
Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti rezulton se ka një rrogë 4.1 herë më të lartë se mesatarja e shtetit që drejton.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut llogarit një pagë 3.1 herë më të lartë se sa rroga mesatare e vendit të tij.
Më tej, kryeministri malazez, Milojko Spajiç e ka pagën 2 herë më të lartë se rroga mesatare në atë vend.
Në Serbi, Aleksandër Vuçiç ka një pagë, afërsisht 1.7 herë më të lartë se sa rroga mesatare e serbëve të punësuar./Bold News.al
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët kërkohen nga drejtësia në vendin tonë pasi akuzohen për vepra t&eu...
Ish-drejtori policisë Ulian Shpataraku dhe Ergys Agasi kanë ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë "arrest në...
Vendimi i GJKKO-së për sekuestrimin e vilës në kompleksin “Green Coast” përmban një numër komunikimesh dhe emai...
Një automjet tip “Mercedes-Benz “ është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrjen e parkimit nëntok...
Avokatët kanë pezulluar aktivitetin në shenjë proteste pas plagosjes me armë të kolegut të tyre, Elton Shllaku. Ata kë...
25 protestuesit, që u shoqëruan një ditë më parë në komisariat gjatë tensioneve në tubimin e djeshëm pë...
SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto, në lidhje me bllokimin e pagave të magjistratëve. Elmira...
Një qytetar nga fshati Frakull e Madhe, në rrethin e Fierit, ka dërguar një denoncim në redaksinë e Piranjat News, ku ankohet p&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.4 lekë dhe do shitet me 80.4 lekë. Ndërk...
Një dekadë më parë, Europol e konsideronte Shqipërinë një prej burimeve kryesore të kanabisit që trafikohej drejt...