AKTUALITET

Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë: Diploma në dorë, punë në sektorë të tjerë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 14:39

Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë:

KOSOVË- Në vend që të punojë si gjyqtar futbolli, punon si ndihmëskuzhinier. Shkëlqim Vllasaliu, 23 vjeç nga Prishtina, është një nga shumë të rinj në Kosovë që kanë vështirësi të ndërtojnë karrierë në profesionin e tyre.

Përkushtimi i gjatë, qoftë me ushtrime teorike apo praktike për t’u pajisur me licencë, nuk iu shpërblye, për shkak të “shumë sfidave”.

Pamundësia për t’u angazhuar në këtë profesion, rrethanat, e kanë imponuar të punojë si ndihmëskuzhinier në sektorin e gastronomisë, në një restorant në kryeqytet.

“Është punë që më lehtë mund të sigurohet, kërkesat janë të mëdha në këtë sektor”, thotë Shkëlqimi.

Më 1 Maj - Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, të rinjtë kërkojnë që të gjenden forma për të përkrahur punësimin e tyre, qoftë për punë sezonale, por që edhe pas studimeve të ofrohen mundësi të angazhohen në profesionin e tyre.

Në pritje të një pune është edhe Arlind Shala, 23-vjeçar nga Prishtina, i cili ka diplomuar në Administratën Publike në një kolegj privat, në shtator të vitit të kaluar.

Punon si kamerier në një lokal të Prishtinës.

Që nga diplomimi, thotë se është interesuar për dhjetëra konkurse në sektorin publik dhe privat, por ka aplikuar vetëm në dy.

Ai tregon se nuk ka aplikuar në të gjitha konkurset, pasi shpesh i është thënë se pa lidhje me ndonjë person në pozita të larta, nuk ka gjasa të pranohet.

“Dua të punoj në menaxhimin e analizave, statistikave dhe kontabilitetit, por është shumë e vështirë. Jam zhgënjyer nga sfidat që paraqiten për të punuar në profesionin tim”, tha Arlindi, duke shtuar se nepotizmi dhe lidhjet familjare janë faktorët kryesorë për të gjetur punë.

Në punë është edhe më 1 maj, kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Një i ri tjetër, Erion Sejdiu, 21 vjeç nga komuna e Ferizajt, në dhjetor të vitit 2024 diplomoi në drejtimin Punë Sociale. Ai priti që diploma t’ia hapë derën drejt profesionit që kishte zgjedhur me pasion.

Por, katër muaj më pas, ende nuk ka gjetur një vend pune në fushën për të cilën është kualifikuar, kështu që vazhdon të punojë në sektorin privat.

“Aktualisht, jam duke punuar në një profesion krejt të kundërt nga ajo që kam studiuar”, tha ai shkurt për Radion Evropa e Lirë.

Erioni tregoi se ka pak konkurse për punëtorë socialë – por edhe ato që publikohen kërkojnë minimum tre vjet përvojë në fushë.

“Ky kriter pamundëson aplikimin dhe demotivon, zhgënjen një të porsadiplomuar për të ardhmen”, tha ai.

Në procesin e punësimit te të rinjtë ka sfida të shumta, konsideron Blenda Pira, koordinatore e programeve në organizatën joqeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

Pamundësia e tyre për t’u punësuar në profesionin e tyre, ajo shprehet se po i zhgënjen ata dhe po ndikon negativisht në motivimin dhe besimin e tyre për të ardhmen.

“Në profesionin e imponuar, edhe puna nuk është cilësore. Të rinjtë disa vite shpenzojnë në shkollim, fakultet, dhe në pamundësi të gjetjes se vendit të punës në profesionin e tyre, detyrohen të punojnë në sektorin e ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektorë tjerë privatë”, tha Pira.

Për këtë arsye, ajo konsideron se sistemi i arsimit duhet të ristrukturohet në mënyrë që të përshtaten nevojat e tregut të punës me kuadrot që dalin nga institucionet arsimore.

“Ku më mirë do të mund të jepnin kontributin e tyre se në fushën që vetë e kanë zgjedhur të studiojnë të rinjtë dhe të rejat", thekson ajo.

Kjo dukuri vazhdon të mbetet sfiduese për këtë kategori të shoqërisë, thuhet edhe në raportin e Institutit GAP, të publikuar më 30 prill.

“Është e rëndësishme të zhvillohen apo mbështeten programe trajnimi të cilat përgatisin të rinjtë e të rejat në orientim në tregun e punës. Në Kosovë, trajnime të tilla do të ishin efektive veçmas për të rinjtë që aktualisht nuk janë në arsim, punësim ose trajnim", thuhet në raport.

GAP thotë se shumë kompani hasin në vështirësi që kanë të bëjnë me aftësitë e pamjaftueshme të kandidatëve në raport me kualifikimet dhe përvojën që kërkohet.

Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare rreth 35 vjeçe.

Numri i të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur vitin e kaluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), është mbi 256 mijë.

Por, kjo kategori është më e prekura nga papunësia.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë te të rinjtë (15-24 vjeç), ishte 21.2 për qind, ose 5.0 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur ishte 16.2%.

Por, një karakteristikë tjetër shqetësuese është niveli i lartë i të rinjve jashtë punës.

Sipas një raporti të Institutit GAP, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore jo-aktive”, publikuar më 30 prill 2025, rreth 30 për qind ose mbi 78 mijë të rinj të kësaj moshe nuk janë duke ndjekur as arsim, as punësim dhe as trajnim.

Kjo shifër, sipas Institutit GAP, është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian me mbi 20 për qind dhe më e larta në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, shkalla e përgjithshme e papunësisë për moshën 15 deri 65 vjeç është 10.7 për qind./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan