Censurë, IA dhe deepfake, BIRN: Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’
Prej fillimit të qershorit, aktivistja dhe ekspertja e komunikimit, Alesia Burnazi e ka kthyer llogarinë e saj në Instagram në një dr...
Prej fillimit të qershorit, aktivistja dhe ekspertja e komunikimit, Alesia Burnazi e ka kthyer llogarinë e saj në Instagram në një dr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e mitur 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga tezja dhe kus...
Protesta e qytetarëve në Tiranë kundër qeverisë hyn sot në ditën e 110-të, me organizatorët që kanë par...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësuar po rritet me ritme të shpejta, në një koh&eum...
Dashi Do jeni shumë xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dhe do të bëni çdo moment ta kontrolloni atë. Kjo ne fakt do ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...

Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësuar po rritet me ritme të shpejta, në një kohë kur të rinjtë po përballem me rritje të papunësisë dhe rënie të punësimit.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në rreth 145 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 131.2 mijë të punësuar, numri është rritur me rreth 13.7 mijë persona, ose 10.5%.
Rritja ishte edhe më e fortë në tremujorin e parë të vitit. Në janar-mars 2026 në tregun e punës kishte 140.7 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, me rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Zgjerimi i punësimit në moshat më të mëdha po ndodh në një treg pune ku kompanitë po e kanë gjithnjë e më të vështirë të zëvendësojnë punonjësit që dalin në pension.
Emigracioni dhe tkurrja e brezave të rinj që hyjnë në tregun e punës kanë kufizuar ofertën për punonjës, ndërsa jo gjithmonë aftësitë dhe profilet e të rinjve përputhen me vendet e lira që kërkojnë të plotësojnë bizneset.
Në disa sektorë, mungesa e përvojës profesionale, kërkesa për aftësi specifike dhe interesi më i ulët i të rinjve për disa profesione apo zanate e bëjnë më të vështirë zëvendësimin e punonjësve të vjetër.
Shumë biznese mendojnë se mbajtja në punë e një punonjësi me eksperiencë mund të jetë më e lehtë sesa gjetja dhe trajnimi i një punonjësi të ri.
Të dhënat tregojnë se rritja e punësimit mbi moshën 64 vjeç është bërë më e qëndrueshme që nga fundi i vitit 2024.
Në një krahasim më afatgjatë, ndryshimi është edhe më i fortë. Në tremujorin e dytë të vitit 2023 numëroheshin vetëm 71 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, ndërsa tre vjet më vonë numri mëse u dyfishua.
Përveç kërkesës së bizneseve për punonjës me përvojë, vazhdimi i punës pas moshës 64 vjeç mund të lidhet edhe me nevojën për të siguruar të ardhura shtesë.
Për një pjesë të personave që kanë arritur ose po i afrohen moshës së pensionit, qëndrimi në tregun e punës mbetet një mënyrë për të plotësuar të ardhurat familjare. Teksa pagat dhe kostot e jetesës po rriten, pensionet e reja të pleqërisë nga viti në vit po vijnë në ulje.
Ata që dolën në pension vitin e kaluar përfituan mesatarisht 14,496 lekë në muaj ose 3 për qind më pak se ata që dolën në pension me 2024. Kështu që për shumë të moshuar aktivizimi në tregun e punës mbetet e vetmja mundësi për mbijetese.
Të dhënat zyrtare të Eurostat tregojnë se sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjithë hapësirën europiane. Pensioni mesatar bruto në vend përfaqëson vetëm 30% të pagës mesatare të grupit moshor aktiv 50-59 vjeç.
Ky nivel e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në fund të Ballkanit Perëndimor, por edhe në skajin më të ulët krahasuar me të gjitha shtetet e Bashkimit Europian, ku mesatarja e bllokut është e qëndrueshme, në rreth 57-605 të pagës mesatare.
Në një tjetër raport të Anketës Europiane të Kushteve të Punës (EWCS 2024), Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata që duan të lënë punën më vonë se çdo popull tjetër në Europë.
Mesatarisht, ata deklarojnë se do të dëshironin të punonin deri në moshën 67.4 vjeç, niveli më i lartë mes 35 vendeve të analizuara, që përfshijnë vendet e Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, vendet e EFTA-s dhe disa shtete të tjera europiane./Monitor
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Protesta në Divjakë ka vijuar për të 48-tën ditë, ndërsa qytetarët kundërshtojnë reformën e propozuar adm...
Protesta e 109-të në Tiranë ka vijuar edhe pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, me qytetarët që janë r...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme, më 16 shtator, disa emërime të reja në administratën publike. Me ven...
Protesta e 109-të në Tiranë është shoqëruar edhe këtë të mërkurë me mesazhe kundër qeverisë dhe...
Tirana ka zhvilluar këtë të mërkurë protestën e 109-të të qytetarëve dhe aktivistëve, me tubimin që nisi ...
Qytetarët prej 109 ditësh janë mbledhur në qendër të Tiranës për të vijuar protestat kundër klasës politi...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 1 të qyt...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...