
Një episod alarmant është regjistruar sot në Rrjoll, zonë që prej kohësh është kthyer në vijën e parë të përplasjes mes banorëve dhe interesave të biznesit për ndërtim në tokat e tyre, ku përmendet emri i Bashkim Ulajt.
Sipas banorëve, ndërsa ata vijojnë protestën në mënyrë paqësore në pjesën e sipërme të zonës, nga drejtimi i kantierit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Ata e konsiderojnë këtë si një përpjekje të hapur për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar të tërhiqen nga kundërshtimi i tyre, duke e cilësuar situatën si një përshkallëzim të rrezikshëm të presionit ndaj komunitetit.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është roli i policisë. Edhe pse e pranishme në vendngjarje dhe në dijeni të të shtënave, policia është mjaftuar me konstatimin se bëhej fjalë për qitje arme, pa dhënë asnjë përgjigje konkrete se kush qëndron pas këtij akti. Në vend të hetimit dhe garantimit të sigurisë, sipas banorëve, forcat e rendit janë përfshirë në përplasje me vetë protestuesit, duke krijuar përshtypjen e njëanshmërisë dhe duke shtuar tensionin në terren.
Banorët e Rrjollit shprehen se ndihen të pambrojtur dhe të përballur jo vetëm me humbjen e pronës, por edhe me një klimë frikësimi që, sipas tyre, po normalizohet. Megjithatë, ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen, duke paralajmëruar se rezistenca e tyre do të vazhdojë pavarësisht çdo presioni.
Ndërkohë, redaksia e JOQ Albania i bën thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, që të zbardhë sa më parë këtë ngjarje dhe të sqarojë rrethanat e plota të incidentit, në vend që fokusi të mbetet tek shoqërimi i banorëve në komisariat.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Prill13:20
Zjarri te kompleksi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente
Banorët e prekur nga zjarri i rënë në kompleksin “Arlis” në zonën e Farmacisë 10 kanë nënshkruar sot ...
AKTUALITET
18 Prill13:12
Fran Marashi u transferua sot, kush është i dënuari përjetë për Masakrën e Urës Vajgurore
Ngjarja e 17 qershorit 1997 në Urën Vajgurore është një ndër më të dhimbshmet e historisë së Shqipëris&...
AKTUALITET
18 Prill13:04
Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut
Kur Edi Rama urdhëroi arrestimin e Fredi Bejlerit, shumë shqiptarë ndoshta u ndjenë të lehtësuar për shkak të akuzave ...
AKTUALITET
18 Prill12:51
Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjtet sociale u ka bërë thirrje forcave të tjera ...
AKTUALITET
18 Prill12:43
Doza kokaine në burgun e Peqinit, transferohen dy të burgosur të përjetshëm
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar këtë të shtunë nga Forcat Operacionale të Burgj...
AKTUALITET
18 Prill12:20
Lihen në burg tre të akuzuarit për vdekjen e shqiptares në Greqi! Peshëngritësi pranon se i dha drogë 19-vjeçares
Të tre të pandehurit për vdekjen e shqiptares Myrto në Kefalonia, u lanë në paraburgim me vendim të Gjykatës. Kujt...
AKTUALITET
18 Prill12:12
Kapet me 110 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali! Dozat shiteshin nga 40 deri në 50 euro
Një sasi e konsiderueshme prej 110 kilogramësh kokainë e pastër është sekuestruar nga autoritetet italiane në Sarnico, nd&eum...
AKTUALITET
18 Prill12:08
FOTO/ Bie zjarr në një banesë në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Starovë të Pograde...
AKTUALITET
18 Prill11:37
Protesta e PD/ Reagon Policia: 45 molotovë të sekuestruar, 11 në pranga
Policia ka reaguar zyrtarisht për protestën e PD, ku njofton se janë arrestuar 11 militantë dhe 15 të tjerë nën hetim.
Mes p...
AKTUALITET
18 Prill11:08
FOTO/ Dhunohen barbarisht protestuesit e shoqëruar në Komisariat, avokatët denoncojnë rastet
Gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës janë shoqëruar dhe ndaluar nga Policia e Shtetit disa protestues.
Sipas inform...