BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
TIRANË- Sektori i bujqësisë sidomos dega e pemëtarisë mori një goditje të fortë ditët e fundit për shkak të ngricave që përfshinë rajonet Jug-lindore dhe ato veriore të vendit. Zbritja e temperaturave në -5 gradë në këto rajone e shoqëruar me reshje bore mësohet se ka dëmtuar rëndë pemëtoret që shumica e tyre ishin në lulëzim.
Specialistë të bujqësisë në qarkun Korçë pohuan për Monitor se kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë dëme të mëdha sidomos në frutikulturë.
Korça është rajoni me prodhimin më të madh të pemëtarisë sidomos mollëve, qershive dhe kumbullave, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga ulja e temperaturave pasi ishin në lulëzim. Mollët nuk kanë çelur ende, por sythat e tyre janë dëmtuar nga ngricat duke cenuar rëndë prodhimin këtë vit, shpjeguan ekspertët.
Prodhimi i frutave në Rajonet e Korçës, Dibrës dhe Kukësit do të jetë tërësisht minimal. Peshkopia dhe Korça janë prodhues të mëdhenj të frutave në vend sidomos me mollë, qershi dhe kumbull.
Ekspertët mendojnë se këtë vit frutat e para që dalin nga prodhimi vendas në treg, qershitë do të jenë me çmime të larta. Tregu do të furnizohet me qershi vetëm nga zonat e ngrohta të Shqipërisë, Elbasan dhe Fier dhe disa kultivarë që çelin vonë dhe piqen më vonë në zonat që u dëmtuan nga ngricat.
Qindra fermerë kanë pësuar dëme të pallogaritshme këto ditë, teksa janë tërësisht të pambrojtur nga kushtet klimaterike. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar vitet e fundit. Ditët me temperatura të larta ashtu edhe të ftohta janë bërë me intensive, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë prodhimin bujqësor.
Bujqësia shqiptare nuk është e përfshirë në shërbimet e tregut të sigurimeve dhe subvencionet e buxhetit të shtetit janë thuajse shumë të ulëta dhe shumica e tyre 60 për qind shkojnë për shpenzime operative të aparatit të Ministrisë së Bujqësisë.
Fermerët shqiptarë kanë kosto të larta prodhimi dhe nuk janë të mbrojtur nga çmimet konkurruese të importit. Kapaciteti i tyre financiar nuk mundëson masa mbrojtëse nga klima të tilla si rrjeta nga breshëri ose sisteme ngrohje nga temperaturat e ulëta siç aplikojnë bujqit kudo në Europë.
Mungesa e prodhimit të vendas, përveçse do të sjellë humbje direkte për fermerët do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Frutat zënë një pjesë të konsiderueshme të shportës të konsumit, ndaj çmimet e tyre kanë ndikim të lartë në inflacion.
Megjithëse Shqipëria ka një klimë të përshtatshme për të zhvilluar pemëtari me agrume në jug, mollë, kumbulla dhe qershi ne Veri, sërish konsumi vendas bazohet në një masë të madhe ën import. Të dhënat zyrtare referojnë se importet e frutave janë shumë fish më të larta se prodhimi vendas i frutikulturës./MONITOR
TIRANË- Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj kanë implikime të rëndësishme për ...
TIRANA-Prindërit e 14-vjeçarit të ndjerë Martin Cani kanë treguar se si ia kanë shpjeguar djalit të tyre të vogë...
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 7 prill me parashtrimet në çështjen e vetin...
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur për përgjimet e Erion Veliajt në qeli. Xama e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit...
TIRANA- Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e pë...
SHBA- Çmimet e naftës ranë më tej të hënën, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi se do të vazhdoj&e...
ITALIA- Autoritetet italiane kanë përfunduar marrjen në pyetje të nënës së Mark Samson, të riut të arrestuar...
MALI I ZI- Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vend...
BERAT- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të pyllit me pisha në fshatin Veterrik, Njësia Administra...
TIRANA- Banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” ku po ndërtohet një kullë 16-katësh...