Nafta tërhiqet nga 108 dollarët, por mbetet mbi 105, tregjet druhen për furnizimet globale
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Us...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizo...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit financiarë gjatë vitit 2025, me rritje të aftësisë p&e...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat. Disa shkolla private, në nisje të fi...
Dashi Merkuri do ju nxite te tregoheni shume idealiste gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje probleme te njëpasnjëshme. Do zhgënjehe...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Pas shtyrjes së shtatë seancave, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 1 prill, çeljen e shqyrtimit gjyqësor për themelin e çështjes penale në ngarkim të Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash. Të mërkurën ishin të pranishme të gjitha palët. Të pandehurit që mungonin u përfaqësuan prej avokatëve të zgjedhur prej tyre. Për rreth një orë e gjysmë, prokurori i çështjes, Dritan Prençi lexoi në mënyrë të përmbledhur rrethanat e faktit, akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, si dhe argumentoi lidhjen mes tyre. Ai vërejti se u qëndron gjithë konstatimeve, vlerësimeve dhe parashtrimeve të kërkesës voluminoze për gjykim.
Sipas Prençit, nga hetimi janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi. Ndërsa në një procedurë prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Tetë procedura prokurimi që janë hetuar nga SPAK rezulton që së bashku, të kenë pasur fonde me vlerë totale prej rreth 526 milionë lekësh.
Nga hetimi ka rezultuar se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k., në zotërim të të pandehurit Valter Begaj dhe përfitimet monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që sipas Prençit, posedohet de facto prej tij. Po ashtu, u konstatuan edhe transaksionet e kryera me qëllim që Berberi të fshihte gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie; në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Po ashtu, prokurori evidentoi se në procedurat e tenderimit janë evidentuar fakte që vërtetojnë kryerjen e veprës penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Për këtë vepër penale akuzohen anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
Sipas SPAK, këto veprime të paligjshme janë kryer në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë Net Group sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit, duke e favorizuar atë në shtatë raste.
Në këto procedura prokurimi, Berberi akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, të pandehurit Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa.
Pasi Prençi lexoi parashtrimet, gjykata konstatoi se një prej të pandehurve, Valter Begaj, nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë pyeti palët për mendimin e tyre lidhur me ndarjen e çështjes.
Prokurori Prençi u shpreh se nuk ka pengesë për ndarjen e çështjes për shumicën e të pandehurve, as për kërkesën e një të pandehuri për ndarjen e çështjes. Për të pandehurit Evis Berberi, Brunilda Buli dhe Ervis Lami, Prençi e la në çmim të gjykatës.
Shumica e avokatëve u shprehën se nuk janë kundër ndarjes, ndërsa vërejtën se u qëndrojnë kërkimeve të tyre për gjykimin e shkurtuar, në bazë të gjendjes aktuale të akteve. Gjykata vendosi ta shtyjë seancën e radhës për më datë 8 prill, në orën 14:30. /Birn/
Policia e Lushnjës ka ndaluar një person pas kallëzimit të bërë nga një e mitur për ngacmim seksual. I arrestuari ë...
Një sasi prej 600 copë gotash qelqi, u ndalua para hedhjes së tyre në treg për përdorim nga konsumatorët, falë ndër...
Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është futur në vorbullën e skandalit seksual me anëtarin,...
Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 vite burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është Y...
Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankë...
Gugash Kamberi, aktivisti i Partisë Socialiste në Tiranë, është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të sëmu...
Policia ka arrestuar ditën e sotme tre familjarë në Malësi të Madhe dhe ka shpallur në kërkim një të katërt. A...
Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 38-vjeçar nga Përmeti, i dyshuar se gjatë viteve 2019-2025, kur punonte si arkëtar n&eum...
Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra Drejtori i Burgjeve, Klevis Qosja. Në vend të tij mësohet se është emër...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, për shfuqizimin e mas&eum...