Nafta tërhiqet nga 108 dollarët, por mbetet mbi 105, tregjet druhen për furnizimet globale
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Us...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizo...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit financiarë gjatë vitit 2025, me rritje të aftësisë p&e...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat. Disa shkolla private, në nisje të fi...
Dashi Merkuri do ju nxite te tregoheni shume idealiste gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje probleme te njëpasnjëshme. Do zhgënjehe...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit financiarë gjatë vitit 2025, me rritje të aftësisë për të mbuluar kostot e aktivitetit, por më shumë se gjysma e operatorëve vijojnë të mos arrijnë të financojnë nga të ardhurat e tyre kostot e operimit dhe mirëmbajtjes.
Sipas Raportit të Performancës 2025 të Entit Rregullator të Ujit (ERRU), mbulimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes (O&M) arriti në 116.8%, niveli më i lartë i regjistruar deri tani, nga 107.6% një vit më parë.
Ndërkohë, mbulimi i kostos totale u rrit në 89%, nga 83.2% në vitin 2024. ERRU vlerëson se këto rezultate reflektojnë përmirësimin gradual të qëndrueshmërisë financiare të sektorit, por mbulimi i plotë i kostove mbetet ende një objektiv për t’u arritur.
Përmirësimi i treguesve financiarë u mbështet nga rritja e të ardhurave të gjeneruara nga aktiviteti. Gjatë vitit 2025, të ardhurat e shoqërive ujësjellës-kanalizime u rritën me rreth 1 miliard lekë ose 9%, një ritëm më i lartë se rritja e kostove. Sipas raportit, “raporti ndërmjet të ardhurave dhe kostove u përmirësua, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e treguesve të mbulimit të kostove”.
Ajo që bie në sy është se përmirësimi i sektorit në nivel kombëtar nuk është i njëjtë për të gjithë operatorët. Nga 17 shoqëri që operuan gjatë vitit 2025, vetëm 8 arritën të mbulojnë kostot O&M, ndërsa 9 shoqëri ose 53% e totalit vijuan të mos i mbulojnë këto kosto.
Raporti i ERRU-së evidenton se rezultatet e operatorëve më të mëdhenj kanë ndikim të rëndësishëm në performancën e përgjithshme të sektorit. “Performanca financiare e sektorit vijon të ndikohet në masë të konsiderueshme nga rezultatet e operatorëve me peshën më të madhe në sektor”, thuhet në dokument.
Kostot totale të aktivitetit të shoqërive ujësjellës-kanalizime arritën në rreth 13.92 miliardë lekë në vitin 2025, nga 13.67 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 2%. Rritja u ndikua kryesisht nga shtimi i kostove të amortizimit, provizioneve, kostove financiare dhe zërave të tjerë të lidhur me aktivitetin.
Një nga zërat kryesorë që ka ndikuar në kostot operative ishte puna. Sipas raportit, kostoja e punës u rrit me rreth 245.6 milionë lekë, duke arritur në 6.1 miliardë lekë në vitin 2025.
Kjo ndodhi edhe pse numri i punonjësve në sektor u ul në 7,468 persona, nga 7,616 një vit më parë. ERRU shpjegon se rritja e kostove lidhet kryesisht me “ndryshimet në pagën bazë minimale në shkallë vendi, si dhe me rritjen e pagave për kategori të ndryshme punonjësish, veçanërisht të stafit administrativ”.
Edhe energjia elektrike vijon të jetë një nga kostot kryesore për operatorët. Në vitin 2025, shpenzimet për energjinë u rritën me rreth 85.8 milionë lekë ose 3.5%, duke përbërë rreth 24% të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes./Monitor
Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer të paktë...
Drejtësia shqiptare ishte një nga çështjet e trajtuara në Kongresin amerikan. Joe Wilson ngriti shqetësime mbi korrupsionin, kri...
Policia austriake ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafik droge në Vjenë, një 32-vjeçar austriak dhe një 37-vje&ccedi...
Protesta e 108-të kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar edhe këtë herë me pankarta me mesazhe iron...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi u është p&eum...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një objekt katërkatësh pa leje në zonën...
Një situatë skandaloze është fotografuar pasditen e kësaj të marte, (15 shtator 2026) në zonën e Unazës së Vog...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe kallamishte në hyrje të fshatit Andon Poçi, n&eum...
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështjen e Erg...