
SPAK sqaroi në njoftimin zyrtar se në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë
Ndërsa, tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction. Sipas SPAK, ky tender është diktuar nga Belinda Balluku dhe është i paracaktuar.
Ndaj saj është ngritur pikërisht akuza e re gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera për rastin e Unazës së Madhe. Kriteret për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe dyshohet sipas SPAK të jenë vendosur specifikisht për të favorizuar kompanitë e ndërtimit Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.
"Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.
Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor18:45
Pas 25 vitesh në karrierë, KPA shkarkon prokurorin e Tiranës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 20 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të proku...
AKTUALITET
20 Nëntor18:17
Belinda Ballukut iu shtua edhe një akuzë, SPAK njoftim zyrtar për shkeljet e zv/kryeministres dhe vartësve
Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbi akuzën e re ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për ...
AKTUALITET
20 Nëntor18:07
Moti i keq, Mbrojtja jep detaje mbi situatën në 12 qarqet e vendit në orët e fundit; zonat ku ka ende përmbytje
Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka qenë më e qetë, p&...
AKTUALITET
20 Nëntor17:59
GJKKO “vë në ngërç” qeverinë, zbulohen lëvizjet e Edi Ramës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaroi gazetarët se nuk ka një njoftim zyrtar sa i përket rapor...
AKTUALITET
20 Nëntor17:44
SPAK përgënjeshtron avokatët e Veliajt: Nuk ka asnjë kërkesë nga përfaqësues të KiE për takim me kryebashkiakun
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) reagoi në orët e pasdites zyrtarisht në lidhje me refuz...
AKTUALITET
20 Nëntor17:32
VIDEO/ Pëmbyten "Trevllazërit", lumi Vjosa vërshon në tokat bujqësore
Ujërat e lumit Vjosë kanë vërshuar në tokat bujqësore në fshatrat e Novoselës. Nga përmbytja mësohet se d&eu...
AKTUALITET
20 Nëntor17:20
Balluku rreth 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po thur plane për t’i shpëtuar drejtësisë, do përfundojë në burg
Partia Mundësia dhe kreu i saj Agron Shehaj kanë dalë duke protestuar para kryeministrisë, pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv.kry...
AKTUALITET
20 Nëntor17:08
EMRI/ U godit për vdekje nga betonierja në Itali, zbulohet identiteti i punëtorit shqiptar
Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo (Ragussa) të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gj...
AKTUALITET
20 Nëntor16:57
Dumani pritet nga drejtuesit e lartë të BE: Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europia...
AKTUALITET
20 Nëntor16:48
IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër. Në fundjavë dëborë në Alpe, ulen temperaturat
Situata e kushteve të motit mbetet shqetësuese. Pavarësisht reduktimit të reshjeve gjatë ditës së enjte, sipas specialistes...