Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Tenderi 10 milionë euro për shërbimin e lavanterisë në Qendrën Universitare Nënë Tereza vishet me dyshime të forta. Në procedurën marrëveshje kuadër, të zhvilluar nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve pati vetëm një ofertë, e cila ishte sa 99.9 për qind e fondit limit. Kjo ishte oferta e kompanisë AGS, që u shpall dhe fituese.
Më konkretisht, fondi limit për këtë tender ishte përcaktuar 1 miliardë e 84 milionë lekë për afatin e shërbimit 4 vjet. Oferta e AGS ishte 1 miliardë e 83 milionë lekë ose sa 99.9 për qind. Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara e shpalli ofertën e vetme fituese në tender.
Edhe pse ky ishte një tender me vlerë jashtëzakonisht të madhe, ASHPP kishte zgjedhur prokurimin me procedurë të kufizuar. Kjo është procedura, përmes së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë, por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur nga autoriteti kontraktor mund të dorëzojnë oferta.
Sipas dokumentave të tenderit, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara i ka dhënë të drejtë vetëm kompanisë AGS, që të ofertojë në këtë procedurë. Dhe kompania ka dhënë ofertë sa 99.9 për qind e fondit limit.
Tenderat për shërbimin e lavanderisë së spitaleve janë shoqëruar shpesh me dyshime dhe akuza për korrupsion. Kulmi u shënua në vitin 2015, kur tenderi, në atë kohë më vlerë 1.1 miliardë lekë u ankimua nga disa kompani njëherësh se kriteret e vendosura ishin qepur enkas për të favorizuar kompaninë AGS. Aksionierja e kësaj të fundit, Alma Tafani, i hodhi poshtë akuzat në një prononcim për BIRN duke i quajtur ato se sulme të motivuara nga konkurrenca.
Në tenderin me fond limit 1.1 miliardë lekë u paraqitën 6 oferta, ku më e ulëta ishte 478 milionë lekë nga bashkimi i operatorëve Ballkan Laundry Sh.p.k dhe Serv Hotel S.r.l. Kjo ofertë u skualifikua dhe tenderi iu dha një bashkimi tjetër operatorësh me ofertë 881 milionë lekë. Por ky vlerësim u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania AGS, e cila kishte dhënë ofertë me vlerë 1.0.7 miliardë lekë, në kokë të fondit limit. Pas ankesave dhe kundër ankesave, të gjitha ofertat u skualifikuan.
Pas dështimit të tenderit, për të mbuluar nevojat për shërbim lavanterie, gjatë periudhës Janar-Prill 2015, QSUT hapi një tender të dytë me “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit,” me vlerë 94.2 milion lek. Pas zhvillimit të tij me 2 kompani pjesëmarrëse, fitues u shpall firma A.G.S Sh.p.k.
Por Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se përzgjedhja e A.G.S Sh,p,k, i shkaktoi taksapaguesve një dëm prej 10.8 milion lekësh dhe për këtë kallëzoi penalisht të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Hetimet u pushuan.
Historia e luftës për tenderin e shërbimit të lavanderisë në QSUT u përsërit në vitin 2019. Këtë herë autoriteti kontraktor nuk ishte me QSUT, por Agjencia e prokurimeve të Përqëndruara në varësinë e Ministrisë së Brendshme.
Në tenderin me fond limit 1.11 miliardë lekë u paraqitën 3 oferta ku më e ulëta isshte ajo e bashkimit të operatorëve “Servizi Italia” Spa & “Sanitary Cleaning” sh.p.k. Por Agjencia e Prokurimeve të përqëndruara e skualifikoi ofertën më të ulët dhe shpalli fitues sërish kompaninë AGS, e cila kishte ofruar 1.1 miliardë lekë, gjithmonë në kokë të fondit limit. Servizi Italia e ankimoi vlerësimin në KPP. Komisioni i Prokurimit i dha të drejtë kompanisë dhe urdhëroi Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara të ndryshonte fituesin duke shpallu kompaninë Servizi Italia. Për tenderin ka hetime të hapura në SPAK.
Tenderat e lavanderisë së spitaleve mbajnë erë të rëndë korrupsioni. Edhe pse deri më sot drejtësia nuk ka qenë e aftë të provojë asnjëherë abuzimet, ndërkohë që qytetarët shqiptarë paguajnë kostot e kripura në kokë të fondit limit./Oligarkia.al
Prej 3 ditësh, familjarët e një vajze të mitur në Patos kanë dhënë alarmin në polici për zhdukjen e saj. E m...
Fushë Arrëzi u pushtua pasditen e djeshme nga breshëri, i cili nuk kurseu të mbjellat. Në Fierzë, në fshatrat Aprrip Guri,...
Prokurori i Tiranës, Armand Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 28 prill 2023, pasi u konkludua s...
Ditët e nxehta të fundqershorit kanë sjellë në plazhin e Durrësit qindra turistë të huaj, të cilët i gë...
Një pikë këmbimi valutor dhe transferimi parash është grabitur mëngjesin e së shtunës në Tiranë në rrug...
Në një kohë kur shifrat e turistëve në Shqipëri janë në trend rritës, agjencive të shërbimeve dhe rrjet...
Numri i të rriturve që jetojnë me diabet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050 sipas një studimi t&e...
Përtej problemeve të tjera që lidhen me tranzicionin e gjatë, varfërinë që nuk po çrrënjoset dhe demokracin&eum...
Në Shqipëri, nëse ka një statistikë për të cilën nuk je shumë i sigurt, është ajo e popullsisë dhe...
Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ‘përvëluese’ fundjava pritet të jetë...