Terminali i Sarandës është një rast tjetër flagrant i shpërdorimit të parave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Qytetarët shqiptarë paguan 6.3 milionë euro për ndërtimin e terminalit të autobuzave të Sarandës.
Kontrata e majme u fitua nga kompania 4 A-M, një kompani të cilës në Fondin e Zhvillimit i zë rrjeta shumë miliarda. Punimet për Terminalin e Sarandës filluan në vitin 2023 dhe ky objekt u inagurua vetëm 3 muaj më parë. Sot gjendja në terminal është kjo që tregohet në foton më poshtë.
Sarandaweb raporton se terminali fut ujë masivisht. Por më shqetësues është fakti se uji depërton edhe nga lidhjet elektrike duke rrezikuar tragjedinë.
"Ujërat e shiut depërtojnë nga pjesa e sipërme e ndërtesës dhe rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe sigurinë e qytetarëve. Pamjet e filmuara nga Saranda web tregojnë se gjatë reshjeve, uji kalon përmes hapësirave ku janë vendosur ndriçuesit elektrikë në tavanin e terminalit. Një situatë e tillë është veçanërisht shqetësuese për një objekt publik të ndërtuar së fundmi," raporton Saranda web.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është shndërruar në një shqetësim madhor për shpërdorimin e parave publike në projekte jo rentabël, por edhe për cilësinë e keqe të realizimit të punimeve.
Por Fondi i Zhvillimit ka shpenzuar më shumë se 1.5 miliardë euro në projekte investimesh në mbarë Shqipërinë duke qenë një nga institucionet më të mëdha shpenzuese publike në Shqipëri. Shumë ekspertë kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e këtyre investimeve.
Terminali i Sarandës është vetëm rasti më i fundit i bëmave të Dritan Agollit dhe vartësve të tij./Kapitali.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor12:09
Zjarr gjatë natës në “Vasil Shanto”, digjet plotësisht një dyqan dhe dy automjete
Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dys...
AKTUALITET
13 Tetor12:07
Shkodër/ Zbardhen dy raste të tentativës për vrasje dhe kanosjes me armë zjarri, shpallen në kërkim 3 persona
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale &l...
AKTUALITET
13 Tetor11:46
E paprecedentë/ Avokatët e Veliajt nuk paraqiten në gjyq, Altin Dumani kërkon që seanca të vijojë pa ta
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të...
AKTUALITET
13 Tetor11:44
Tragjedi në Francë/ Punëtori shqiptar bie nga 7 metra lartësi dhe humb jetën, nisin hetimet
Punëtori shqiptar humb jetën pasi bie nga çatia e një shtëpie në Francë
Alarmi u dha të premten, më 9 tetor 20...
AKTUALITET
13 Tetor11:20
Gjyqi i Veliajt shtyhet për shkak të bojkotit, gjykata gjobit avokatët
Është shtyrë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj sot më 13 tetor.
Seanca ndaj tij është shtyrë për...
AKTUALITET
13 Tetor11:09
Shkumbini po paguan çmimin e Korridorit VIII
Dikur, Shkumbini rridhte i lirë në shtratin e tij natyror. Përgjatë luginës, lumi ishte pjesë e jetës së banorëve...
AKTUALITET
13 Tetor11:08
Shtyhet gjyqi i Veliajt, nuk paraqiten avokatët për shkak të bojkotit. Kur do mbahet seanca e radhës
Është shtyrë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj sot më 13 tetor.
Seanca ndaj tij është shtyrë për n...
AKTUALITET
13 Tetor10:56
E goditën me shkop bejsbolli, del fotoja e mjekut që u dhunua në Mirëditë
Personi që shihni në foto është Martin Prenga, mjeku i cili u dhunua në fshatin Konaj, në njësinë administra...
AKTUALITET
13 Tetor10:23
Me shkop bejsbolli dhe të maskuar, tre persona dhunojnë mjekun në Mirditë
Mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mird...
AKTUALITET
13 Tetor10:07
Mbushën qytetin e Bryzhit me kokainë, banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra
Policia ra në gjurmët e bandës më 1 tetor 2022, kur dëshmoi një marrëveshje droge në rrugën Smedenstraat në Br...