Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Një magazinë në Tiranë u kthye në epiqendrën e një operacioni të madh pas hetimeve proaktive të Prokurorisë së Tiranës.
Specialistët gjetën më shumë se 10.000 suplemente ushqimore dhe bimore, të cilat rezultuan të skaduara, pa pulla zyrtare dhe pa etiketa në gjuhën shqipe, duke ngjallur shqetësim për shëndetin publik dhe integritetin e tregut.
Hetimet zbuluan se mallrat ruheshin për llogari të një kompanie me rrjet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, ndërsa administratori i kompanisë, Jasmin Trebo, 53-vjeç nga Bosnja dhe Hercegovina, u shpall në kërkim.
Dy punonjës të magazinës po procedohen penalisht, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për kapjen e administratorit dhe dokumentimin e të gjitha veprimeve të dyshuara kriminale.
Materialet e dorëzuara në Prokurori përfshijnë akuza të rënda: kontrabandë, ruajtje e mallrave kontrabandë, fshehje të të ardhurave dhe shpërndarje të ushqimeve të rrezikshme për jetën e njerëzve.
Operacioni, i koduar “Audienca”, tregon se kontrollet dhe hetimet proaktive mund të zbulojnë skema të fshehura që kërcënojnë sigurinë e konsumatorëve dhe tregun ligjor
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Audienca”.
Zbulohet se në një magazinë në Tiranë, mbaheshin për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara.
Sekuestrohen mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore.
Shpallet në kërkim administratori i subjektit (shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina), si dhe procedohen penalisht 2 punonjës.
Pas një hetimi me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të dokumentuar paligjshmëritë që kryheshin në magazinën në kryeqytet, të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, u finalizua operacioni i koduar “Audienca”.
Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty, mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë se Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovina, J. T., 53 vjeç, si dhe u proceduan penalisht punonjësit që ishin në ambientet e subjektit, shtetasit J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç.
Punohet për kapjen e 53-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Deputeti i PS Erion Braçe, ka paralajmëruar padi penale ndaj Tatimeve dhe institucioneve të tjera të cilat nuk kanë respektuar afat...
Qytetarët e Lezhës, pas datës 20 të çdo muaji detyrohen t’i drejtohen laboratorëve privatë për kryerjen e anal...
Në dalje të Tiranës, përtej “Pallati me shigjeta”, ndotja e lumit të Lanës të vret sytë dhe të shpon ...
Marjo Përlleshaj, i dënuar për vrasjen e Martin Canit, nuk është pajtuar me vendimin e gjykatës së shkallës së pa...
Shqipërinë për vitin 2025, i përgatitur nga Komisioni i Jashtëm i PE-së. Në dokument vlerësohet progresi i arritur n&...
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në zonën e Tales, në Lezhë, ku një elektricist ka h...
Klanet shqiptare të trafikut të drogës funksionojnë si multinacionale të vërteta kriminale dhe lëvizin lirshëm në...
Një konflikt mes dy personash është shënuar mbrëmjen e së mërkurës mes dy personave në Vlorë. Në pranga...
Një operacion i finalizuar në Tiranë ka zbuluar një rast prostitucioni në një apartament në rrugën “Don Bosko&rd...
Një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara si të falsifikuara është bllokuar nga autoritetet doganore në Durrës. Drejt...