
37-vjeçari Andi Lula është arrestuar në Tiranë, pasi kishte punësuar ilegalisht një të mitur në lokalin e tij në zonën e “Kombinatit”.
Hetimet zbuluan se 15-vjeçari punonte si kamerier dhe organizonte lojëra fati për llogari të pronarit. Gjatë operacionit “The Game”, policia sekuestroi dy celularë dhe një kompjuter që përdoreshin për bastet.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Kishte punësuar ilegalisht, në lokalin e tij në “Kombinat”, një të mitur, si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari.
Vihet në hetim i mituri.
Sekuestrohen 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në "Kombinat", për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.
Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Nëntor11:53
Rama: Rritja e pagave në OSHEE/ Ja sa do të marrin elektricistët dhe inxhinierët
"Për të gjithë ata që e konsumojnë dhe paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndod...
AKTUALITET
10 Nëntor11:48
"Matësa enegjie me AI", Rama: Do të kthehemi në vend eksportues të energjisë elektrike
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të nisë brenda vitit të ardhshëm vendosjen e matësave inteligjentë të ener...
AKTUALITET
10 Nëntor11:29
Pasi fituan zgjedhjet e pjesshme lokale, Balluku rrit çmimin e energjisë elektrike
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një konference ditën e sotme njoftoi rritjen e...
AKTUALITET
10 Nëntor11:06
Shqyrtimi i buxhetit 2026! Ministri Malaj premton rritjen e pensioneve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti sot në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku theksi kryesor bie mbi...
AKTUALITET
10 Nëntor10:58
Ambasadori i BE ‘i pret iluzionet’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat, më e vështirë se sa çelja
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, foli sot për domosdoshmërinë e Shqipërisë që të përmbus...
AKTUALITET
10 Nëntor10:44
Nga një plantacion marijuane te rrjeti më i madh i trafikimit të drogës. Si ranë autoritetet spanjolle në gjurmët e mafies shqiptare
Thonë se çdo udhëtim i madh nis me një hap të vogël. Në shkurt të vitit 2024, agjentë të Policisë Gjyq&...
AKTUALITET
10 Nëntor10:33
Kandidati i pavarur në Vlorë: Votuesi sabotoi zgjedhjet, kemi ditë që denoncojmë patronazhimin
Gjergj Nika, kandidati i pavarur në Vlorë, i dalë nga radhët e këshilltarëve demokratë të bashkisë. Nika ka th&eu...
AKTUALITET
10 Nëntor10:34
Mesazhi në tabelë që vuri në alarm policinë bashkiake dhe atë të shtetit në Shkodër. Çfarë shkruhet në të
Myftinia e Shkodrës ka protestuar prej kohësh për grabitjen e një prone në qytet ku pritet të ndërtohet një kullë 3...
AKTUALITET
10 Nëntor10:25
6 kg kokainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar
Policia italiane ka arrestuar në flagrancë, për posedim me qëllim tregtimi të lëndëve narkotike, një 21-vjeçar ...
AKTUALITET
10 Nëntor10:23
Zbardhet shkaku i aksidentit tragjik që u mori jetën dy të rinjve shqiptarë. Kush janë ata
Një manovër parakalimi e pamatur në një segment rruge me vija të dyfishta të plota, shenjat e një manovre të dësh...