
Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti sot në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku theksi kryesor bie mbi pensionet. Sipas ministrit, masat e parashikuara nuk përbëjnë vetëm ndërhyrje sociale, por përfaqësojnë edhe një politikë strukturore, e mbështetur në konsolidimin ekonomik dhe të ardhurat e qëndrueshme buxhetore.
Ai shtoi më tej se kryefjala e këtij projektbuxheti është mirëqenia sociale dhe më pas vijon me nxitjen për modernizimin e infrastrukturës, përsosjen e sistemeve dixhitale, por edhe zhvillimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe punësimit cilësor.
“Vëmendja jonë dhe kryefjala e këtij projektbuxheti është padyshim rritja e mirëqenies sociale, duke vijuar më tej me nxitjen për modernizimin e infrastrukturës, përsosjen e sistemeve dixhitale, por edhe zhvillimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe punësimit cilësor. Themelore e buxhetit është pa diskutim reforma e pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030. Të moshuarit, kjo kategori e nderuar, do të marrë mbështetje direkte financiare nga buxheti i shtetit.
Duke filluar nga janari 2026, përmes mbështetjes buxhetore, do të zbatojmë një kompensim të ardhurash për të gjithë pensionistët bazuar në kategorinë e pensionit që ata përftojnë aktualisht. Dhe më konkretisht, do të kemi rritje me 1800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune. Do të kemi rritje me 8000 lekë ose 800 lekë në muaj për pensionet urbane të pjesshëm. Do të kemi një rritje me 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. Do të kemi një rritje me 700 lekë në muaj për pensionet familjare. Do të kemi një rritje me 600 lekë në muaj për pensionet e invaliditetit në publik.
Efekti financiar i parashikuar për këtë masë për vitin 2026 është parashikuar rreth 10.4 miliardë lekë, që do të mbulohet plotësisht nga buxheti i shtetit. Në fund të mandatit, efekti kumulativ për periudhën 2026-2030, llogaritet në rreth 1.7 miliardë euro për buxhetin e shtetit. Kjo ndërhyrje e parashikuar financiarisht në buxhetin e shtetit, nuk është një masë thjesht sociale, por një politikë strukturore që mbështetet mbi bazat e konsolidimit ekonomik, por edhe të të ardhurave të qëndrueshme buxhetore. Nëpërmjet saj, ne synojmë t'i kthejmë brezit të të moshuarve, vlerësimin dhe dinjitetin e merituar, por duke forcuar njëkohësisht edhe besueshmërinë në sistemin e pensioneve”, tha Malaj.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Nëntor10:58
Ambasadori i BE ‘i pret iluzionet’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat, më e vështirë se sa çelja
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, foli sot për domosdoshmërinë e Shqipërisë që të përmbus...
AKTUALITET
10 Nëntor10:44
Nga një plantacion marijuane te rrjeti më i madh i trafikimit të drogës. Si ranë autoritetet spanjolle në gjurmët e mafies shqiptare
Thonë se çdo udhëtim i madh nis me një hap të vogël. Në shkurt të vitit 2024, agjentë të Policisë Gjyq&...
AKTUALITET
10 Nëntor10:33
Kandidati i pavarur në Vlorë: Votuesi sabotoi zgjedhjet, kemi ditë që denoncojmë patronazhimin
Gjergj Nika, kandidati i pavarur në Vlorë, i dalë nga radhët e këshilltarëve demokratë të bashkisë. Nika ka th&eu...
AKTUALITET
10 Nëntor10:34
Mesazhi në tabelë që vuri në alarm policinë bashkiake dhe atë të shtetit në Shkodër. Çfarë shkruhet në të
Myftinia e Shkodrës ka protestuar prej kohësh për grabitjen e një prone në qytet ku pritet të ndërtohet një kullë 3...
AKTUALITET
10 Nëntor10:25
6 kg kokainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar
Policia italiane ka arrestuar në flagrancë, për posedim me qëllim tregtimi të lëndëve narkotike, një 21-vjeçar ...
AKTUALITET
10 Nëntor10:23
Zbardhet shkaku i aksidentit tragjik që u mori jetën dy të rinjve shqiptarë. Kush janë ata
Një manovër parakalimi e pamatur në një segment rruge me vija të dyfishta të plota, shenjat e një manovre të dësh...
AKTUALITET
10 Nëntor10:15
Do ketë reshje ekstreme, meteorologia tregon zonat më të rrezikuara dhe sa do të zgjasin ditët me shi
Meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se edhe ditën e sotme do të ketë vijim t&eu...
AKTUALITET
10 Nëntor10:13
Genc Burimi: Zgjedhjet ishin një protestë kundër sistemit, jo një garë politike
Gazetari Genc Burimi, në një analizë të zgjeruar mbi zgjedhjet e fundit në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ n&eum...
AKTUALITET
10 Nëntor10:05
Përfaqësuesi grek u shokua/ Nga tenderat e manipuluar te pikëpyetjet mbi cilësinë e faturat fiktive, ‘gropa e madhe’ e Tunelit të Llogarasë
Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve n...
AKTUALITET
10 Nëntor10:03
'Uji mungon, fitimet rriten'/ UKT në bilanc luksi mes thatësirës urbane
Furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm në Tiranë u përball me vështirësi këtë verë. Gjatë tremujor...