“Studim mjedisor me buldozier? E turpshme”/ Zhupa: Shqiptarët protestojnë për Zvërnecin, s’janë agjentë. Dhatë Butrintin…
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te funksionarë të tjerë të drejtësisë në të paktën tetë çështje penale, përfshirë edhe çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp të martën Prokuroria e Posaçme, SPAK – duke ngritur hije dyshimi mbi një rreth prokurorësh dhe gjyqtarësh që lehtësuan akuzat për këto çështje.
Zarka është i vetmi i ndaluar, ndërsa personat e tjerë të akuzuar bashkë me të, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Erjona Dauti, biznesmeni Astrit Vladi si dhe avokati Radovan Çela, nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit. Sipas njoftimit të SPAK, procedimi për këtë çështje u regjistrua në shkurt të këtij viti, ndërsa janë marrë informacione nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit si dhe janë marrë prova nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera.
“…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik, se nuk qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj të mbrojturit prej tij. sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.
Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Cani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri dhe u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit. Hetimet e atëhershme dështuan të provonin se trafiku i parave përmes makinave të përdorura ishte pjesë e një skeme të pastrimit të parave. Një investigim i mëparshëm i BIRN gjeti se si prokuroria dhe më pas gjykata pranuan si provë alibinë e të akuzuarve – duke e çuar çështjen përfundimisht në gjykatë për veprën penale të “modeklarimit të të hollave në kufi”.
Sipas SPAK, prokurori Zarka në bashkëpunim me Erjona Dautin, Astrit Vladin dhe Radovan Çelën kanë tentuar të ushtrojnë ndikim të paligjshëm përgjatë viteve 2018-2020 për katër çështje penale që lidheshin me të pandehurit Elvis Vladi, Alfred Vladi dhe Alban Mollaymeri.
Një tjetër çështje ku dyshohet se është ushtruar ndikim lidhet me hetimin pasuror ndaj Suel Çelës në shkurt 2020 nga Prokuroria e Posaçme – një personazh i akuzuar për përfshirje në krim të organizuar në Elbasan dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar për dy vrasje.
Tre çështjet e tjera penale ku dyshohet se është ushtruar ndikim i paligjshëm u hetuan nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Vlorës. Dosja e “Toyota Yaris” u hetua fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu, përpara se të dërgohej për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.
E pyetur nga BIRN, prokurorja Doloreza Musabelliu tha përmes një bisede telefonike se “nuk kishte pasur asnjë ndikim”, ndërsa prokurori Ened Nakuçi ishte i paarritshëm për koment. SPAK sqaron se hetimi për këtë procedim penal nuk ka përfunduar dhe se po vazhojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e kësaj çështjeje. Në këtë rast, hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust, autoritetet franceze dhe belge të drejtësisë./ BIRN
SHËNGJIN- Situata e zjarreve në Shëngjin vazhdon të jetë problematike në të gjithë vendin, ndërsa era e fortë...
Bledar Vranarajt BRITANI- Bledar Vranarajt drejtues i bandës shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, ësht&eum...
GJIROKASTËR- Vatra problematike kanë filluar në orët e mbrëmjesnë në Gjirokastër. Mësohet se në shpatin...
FINIQ- Një automjet është djegur në aksin rrugor Sarandë- Livadhja. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pran&...
KORÇË- Zjarri në zonën pyjore Bode në Korçë orët e fundit ka rritur intensitetin për shkak të er&eu...
KSAMIL- Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndihmuar gjashtë persona, që ndodheshin në bordin e një mjedi lundrues,...
Gëzim Topçiu MALIQ- Lidhur me situatën e zjarreve kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka deklaruar se mund të jet&...
SHËNGJIN- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Qarkun e Lezhës, duke thën...
SHËNGJIN- Beteja me flakët po vijon në të gjithë kurorën e Shëngjinit. Ndërkohë flakët rrezikojnë edhe ...
Kristjan Boçi TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e...