AKTUALITET

Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash/ GJKKO dënon me 17 vite e 8 muaj burg Flori dhe Fredi Pali

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 16:06

Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash/ GJKKO dënon me 17 vite e

TIRANË- GJKKO ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg vëllezërit Flori dhe Fredi Pali të akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal në Shqipëri dhe Norvegji. GJKKO gjithashtu bë të ditur se ka dënuar edhe bashkëpunëtoren Anita Adiaj me 6 vite e 8 muaj burg, si pjesë e grupit kriminal.

Sipas njoftimit të GJKKO janë sekuestruar edhe tre  aparateve celularë, si dhe një automjet të llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, model “A200CDI”, me vit prodhimi 1992 në pronësi të Fredi Ndue Pali. Gjithashtu bëhet e ditur se hetimi dhe gjykimi i këtyre të pandehurve është zhvilluar në mungesë, si dhe të dy të pandehurit kanë qenë me masë sigurimi personal “Arrest në burg” në mungesë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar në çështjen penale ndaj të pandehurve Flori Pali dhe Fredi Pali, të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji.

Pas konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme dhe mbrojtjes së të pandehurve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.35 datë 09.05.2025 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Flori Pali dhe dënimin me 11 vjet burg për kryerjen e disa veprave penale:

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga  neni  283 paragrafi 2  dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi 2 dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, “b” e “c” dhe paragrafi 4 gërmat “c”, “ç” e “d” , si dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1  të Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal; dhe në bashkim të dënimeve (në bazë të nenit 55 të Kodit Penal), dhe zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406 i Kodit të Proçedurës Penale).

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi Pali dhe dënimin me 6 vjet e 8 muaj për veprat penale:

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, “b” e “c” dhe paragrafi 4 gërmat “ç” e “d”  , si dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2  i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal; Bashkim të dënimeve (në bazë të nenit 55 të Kodit Penal), dhe zbritjen e 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406 i Kodit të Proçedurës Penale)

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale të 3 aparateve celularë, si dhe një automjet të llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, model “A200CDI”, me vit prodhimi 1992 në pronësi të shtetasit Fredi Ndue Pali;

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pasurie të paluajtshme të llojit “Arë”, me sipërfaqe 1874 m², e cila ndodhet në Ishull Shëngjin, në pronësi të shtetasit Flori Ndue Pali, për të cilën ishte vendosur “sekuestro preventive”.

Të pandehurit ishin hetuar në lidhje me procedimin penal nr. 132 të vitit 2019, i regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ishin dërguar për gjykim më datë 31.10.2023. Hetimi dhe gjykimi i këtyre të pandehurve është zhvilluar në mungesë, si dhe të dy të pandehurit kanë qenë me masë sigurimi personal “Arrest në burg” në mungesë.

Në lidhje me këtë çështje penale, me vendimin penal nr.49,datë 21.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili ka marrë formë të prerë është dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim edhe shtetësja Anita Adilaj, e akuzuar për veprat penale;“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga  neni  283 paragrafi 1  dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, dhe “b” dhe paragrafi 4 gërmat “c”, “ç”  e “d”  , si dhe  neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2  i Kodit Penal, si dhe  “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal.

Ky proçedim penal është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë së  Mbretërisë së Norvegjisë.

Nga hetimi dhe gjykimi është evidentuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal i dedikuar në fushën e trafikimit, shitjes, ofrimit për shitje, dhënies ose marrjes në çdo formë, shpërndarjes, tregtimit, transportimit, dërgimit, dorëzimit dhe mbajtjes së narkotikëve, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale para vitit 2018 dhe deri në vitin 2019, në përbërje të të cilit spikasin shtetas shqiptarë rezident apo jo në Norvegji.

I pandehuri Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore,  janar  2018 deri në qershor  2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë, Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe një rrjeti shpërdarësish të paidentifikuar, në mënyrë të kundraligjshme, ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundraligjshme në Stavanger të Norvegjisë të të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

I pandehuri Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri, para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash. Këto para transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose silleshin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

E pandehura Anita Adilaj në vazhdimësi është e përfshirë në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe ka patur një rol kyç edhe sa i takon dërgimit të parave nga Norvegjia në Shqipëri, para këto të nxjerra nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Norvegji nga grupi i strukturuar kriminal.

E pandehura Adilaj ka luajtur rolin e llogaritares së të dënuarit në Norvegji, bashkëjetuesit të saj Halit Xhini, në lidhje me paratë që i dërgoheshin të pandehurit Flori Pali dhe detyrimet që kishin ndaj tij.

I pandehuri Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të pandehurit Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia. I pandehuri Fredi Pali, vëllai i të pandehurit Flori Pali, ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë  me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

Më datë 08.05.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sør-Rogaland, Norvegji, ka deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal; Halit Xhini dhe Steven Cooper për vepra penale në lidhje me narkotikët dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Hetimet paraprake në lidhje me proçedimin penal nr.132 të vitit 2019 janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas kokluzioneve të Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 13.05.2025, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar gjykimi për çështjen me objekt konfiskim pasurie në lidhje me proçedimin pasuror nr.3 të vitit 2022 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në Ligjin nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.

Me vendimin penal nr.6, datë 13.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndër të tjera:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

2.Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr. 9, datë 09.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, zgjatur sekuestrimi me vendimin nr. 22, datë 28.07.2023 të së njëjtës gjykatë, konkretisht:

Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 93 m², e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “P…….” sh.p.k. e cila  rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.

Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 69.7 m² e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “……” sh.p.k. e cila rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.

Autoveturës së llojit “Mercedes Benz”, tipi “E 220 CDI”, viti i prodhimit 2012, e regjistruar në emër të shtetasit F.L, por që rezultoi në zotërim të tërthortë të vëllezërve Pali.

Me urdhërin e datës 13.05.2025, i lëshuar nga Prokurori i Posaçëm, është urdhëruar ekzekutimi i vendimit penal nr.6, datë 13.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi, Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë Ministrisë së Brendshme, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan