Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË- Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë, duke mos justifikuar trafikun e madh që krijohet kudo.
Sipas Eurostat, në fund të vitit 2023, në Shqipëri qarkullonin 742 mijë mjete aktive, që në raport me popullsinë e rishikuar të INSTAT në Cens 2023 rezulton 306 mjete për 1000 banorë, ose 0.3 mjete për 1 banorë, sipas përllogaritjeve të Monitor. (Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër).
Ndonëse treguesi rritet ndjeshëm pas rishikimit të popullsisë, Shqipëria mbetet e treta nga fundi për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsisë duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut (264) dhe Turqinë (176).
Serbia ka 362 mjete për 1000 banorë dhe Mali i Zi 389. I gjithë rajoni është i nënmotorizuar në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 550 automjetesh për banorë, apo në raport me Italinë, që renditet e para, me 694 mjete. Në Shqipëri, i vetmi qytet që i afrohet mesatares së BE-së është Tirana, me rreth 500 mjete për 1000 banorë.
Në vitin 2023, në Bashkimin Europian kishte mesatarisht 0.55 automjete për pasagjerë për banor, duke shënuar një rënie prej 0.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022, sipas Eurostat.
Normat rajonale të motorizimit (automjete për pasagjerë për 1 000 banorë) shpesh lidhen me kushtet ekonomike, por mund të ndikohen edhe nga rrethana të veçanta. Për shembull, norma rekord e Valle d’Aosta u ndikua nga rregulla të favorshme tatimore.
Tre rajonet me normën më të lartë të motorizimit në vitin 2023 ishin në Itali: Valle d’Aosta me 2 295 automjete për pasagjerë për 1 000 banorë, Provincia Autonoma di Trento me 1 521 automjete për 1 000 banorë dhe Provincia Autonoma di Bolzano/Bozen me 915 automjete për 1 000 banorë.
Ndër 10 rajonet me normën më të lartë të motorizimit, 6 ishin në Itali, dhe nga një në Finlandë, Greqi, Holandë dhe Çeki.
Në anën tjetër të spektrit, rajoni përtej detit i Francës, Mayotte, kishte normën më të ulët të motorizimit me vetëm 83 automjete për pasagjerë për 1 000 banorë, i ndjekur nga rajoni grek i Peloponezit (206 për 1 000 banorë) dhe Guyane franceze (223 për 1 000 banorë).
Nga 10 rajonet me normën më të ulët të motorizimit, 4 ishin në Greqi, 2 në Francë, 2 në Rumani, dhe nga 1 në Gjermani dhe Austri. Në mënyrë të veçantë, 2 prej tyre ishin zona metropolitane: Berlini (340) dhe Vjena (364).
Pjesa më e lartë e makinave elektrike: Holanda, Suedia dhe Danimarka
Rajonet në Holandë dhe Suedi u veçuan ndër rajonet e BE-së për përqindjen më të lartë të makinave elektrike në flotën e përgjithshme të automjeteve për pasagjerë. Pjesa më e lartë u regjistrua në Flevoland të Holandës (17.1%), në Stokholm të Suedisë (10.7%), në Hovedstaden të Danimarkës dhe në Utrecht të Holandës (të dyja me nga 8.6%).
Ndër 10 rajonet me pjesën më të lartë të makinave elektrike, 5 ishin në Danimarkë, 2 në Holandë, 2 në Suedi dhe 1 në Belgjikë. Në të kundërt, nga 10 rajonet me përqindjen më të ulët të makinave elektrike (afër zeros), 6 ishin në Greqi, 2 në Spanjë dhe 2 në Poloni./ Monitor
foto ilustruese BERAT- Detaje të reja jane zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar në Berat me urdhër të Prokurorisë së P...
TIRANË- Emrat e disa prej personave të përfshirë ne grupin kriminal të shpërndarjes së drogës nga Shqipëria ...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga operacioni Ura mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u shkatërru...
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm italian, Michele Carbone gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me bashkëpunimin mesa...
KURBIN- Një 57-vjeçare është vënë në pranga nga policia në Mamurras. E arrestuara u kap në flagrancë m&eum...
altin dumani TIRANË-Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani u pyet sot nga mediat se përse u la data e operacionit antidrogë pas 11 majit. N&eum...
altin dumani TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani tha sot në daljen për media se grupi kriminal i goditur në Shqipëri, klas...
proda TIRANË- Drejtori i Përjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbajtur fjalën e tij shkurtimisht në konf...
vladimir mara TIRANË- Prokurori, Vladimir Mara ka folur në lidhje me operacionin "Ura" të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ...
vladimir mara TIRANË- Prokurori, Vladimir Mara ka folur në lidhje me bashkëpunimin me autoritetet italiane për operacionin e fundit ku ...