
Policia e Tiranës ka organizuar një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Gjatë kontrollit në një kamion, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori. Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Jurgen Suca dhe Segest Meti, si dhe u shpall në kërkim një tjetër shtetas
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”.Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori.
Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë. Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”. Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë.
Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit. Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Shtator13:07
Makina del nga rruga në Lumin e Vlorës, plagoset shoferi
Një automjet i tipit fuoristradë ka dalë nga rruga në aksin e njohur si “Rruga e Lumit të Vlorës”, në afër...
AKTUALITET
21 Shtator13:03
E pazakontë në Vlorë! Adoleshenti godet me gërshërë 40-vjeçarin
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet...
AKTUALITET
21 Shtator12:59
Sot në Tiranë, përkujtimore në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk
Të dielën, më 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk.
P&eu...
AKTUALITET
21 Shtator12:43
‘Diella’ kthehet në hit parodik: Vëllezërit Lleshi sfidojnë ministren e Ramës
Ministrja digjitale e Ramës, ‘Diella’, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të mediave ndërkombëtare, por edhe të ...
AKTUALITET
21 Shtator12:46
U arrestua për trafik armësh drejt Britanisë, kush është shkodrani i dënuar për plagosje dhe çiklist me ekipin e Vllaznisë
Njëri prej personave të arrestuar për trafikun e armëve drejt Britanisë së Madhe të fshehura brenda televizorëve rezul...
AKTUALITET
21 Shtator12:23
Ish-kryenegociatori Zef Mazi nxjerr zbuluar Ramën: E pamundur hyrja në BE deri në 2030!
Zef Mazi kundër shkrirjes së Komisionit të Integrimit: një sinjal negativ për prioritetin europianIsh-kryenegociatori i Shqipëris&...
AKTUALITET
21 Shtator12:19
Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash nga SPAK. Roli i biznesmenit në dosjen “Buka”
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj thotë se Prokuroria e Posaçme ka ndërtuar një proces politik ndaj tij në rastin e hetimit të...
AKTUALITET
21 Shtator12:19
Nga vend pelegrinazhi në kantier betoni: Kisha e Shna Ndout rrezikon zhdukjen
Frat Ndue Toplanës, dhe banorët e Laçit kanë ngritur një shqetësim të madh lidhur me një projekt të pa...
AKTUALITET
21 Shtator12:01
Emrat/ Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, shihni si i fshihnin brenda televizorëve (Video)
Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Tiranës dhe një i tretë u shpall në kërkim pas një operacioni...
AKTUALITET
21 Shtator11:29
VIDEO/ I armatosur “deri në dhëmbë”, arrestohet 50-vjeçari në Konispol (Emri)
Një 50-vjeçar përfundoi në prangat e policisë në fshatin Dishat të Konispolit. Policia tha se i arrestuari tha se shtetasi ...