“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar për goditjen e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut për ta shitur në Evropë. Një njoftimin e SPAK thuhet se sot u finalizua operacioni ICARO, në Shqipëri dhe Itali, me ekzekutimin e 12 masave të sigurisë “arrest me burg” dhe 8 masave “të marrjes në pyetje të personave nën hetim”. Në kuadër të këtij operacioni në Shqipëri janë arrestuar 5 persona, me qëllim ekstradimin e tyre, të akuzuar si pjesëtarë të grupit. Të arrestuar janë: Igli Dervishi, Shkëlqim Pashja, Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Genti Berisha.
Hetimet për goditjen e grupit kriminal nisën në gjysmën e dytë të vitit 2020, pasi u rregjistrua shpërndarja e lëndës narkotike e llojit kokainë, në disa lokale të zonës Lago di Garda në Itali dhe ato u kryen nën kujdesin e EUROJUST, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Brescias dhe SPAK-ut. Gjithashtu në njoftim thuhet se në hetim ishin rreth 40 shtetas italianë dhe shqiptarë.
Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se goditja e grupit kriminal që drejtohej nga dy vëllezër nga Elbasani, erdhi pas zbërthimit të telefonave të enkriptuar të platformave të koduara si SKY ECC. Veprimtaria e grupit kriminal kryhej në zonat veriore të Italisë kryesisht, trafiku bëhej me makina, droga sillej nga Amerika e Jugut dhe marrëveshjet e biznesit mes Dubait dhe aksit Kolumbi-Ekuador. Fitimet e drogës silleshin me autobusën e linjës Breshia-Elbasan nga organizata.
NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:
Nën koordinimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Brescias, në orët e para të mëngjesit të 21.01.2025 u finalizua operacioni ICARO, në Shqipëri dhe Itali, me ekzekutimin e 12 masave të sigurisë “arrest me burg” dhe 8 masave “të marrjes në pyetje të personave nën hetim”. Personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë ishin pjesë e një organizate kriminale të trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë nga Amerika e Jugut.
Oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Prokurorisë së Brescias dhe SPAK-ut, kryhen kontrolle të shumta në Shqipëri si edhe në provincat e Brescias, Milanos, Torinos, Veronës, Bolzanos, Cremonës, Novarës, Pavias, Trentos dhe Trevisos ku u bë e mundur dhe ekzekutimi i masave të sigurisë.
Më datën 21.01.2025, në Shqipëri, janë arrestuar me qëllim ekstradimin shtetasit shqiptarë: Sh.P., I.D., E.D., E.Zh., G.B. Ndërsa arrestimi i M.M., nuk është bërë i mundur, pasi është në kërkim.
Hetimet nisën në gjysmën e dytë të vitit 2020, pasi u rregjistrua shpërndarja e lëndës narkotike e llojit kokainë, në disa lokale të zonës Lago di Garda në Itali dhe ato u kryen nën kujdesin e EUROJUST, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Brescias dhe SPAK-ut.
Në hetim ishin rreth 40 shtetas italianë dhe shqiptarë.
Pas identifikimit të furnizuesve të kokainës, mbi bazën e hetimeve, është rikonstruktuar organigrama e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me importin e sasive të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut. Në krye të kësaj organizate kriminale janë dy vëllezër shqiptarë nga Elbasani, G.P., dhe Sh.P. Ata i jepnin udhëzime një grupi të besuar në zonën e Brescia dhe provinca të tjera të Italisë së Veriut, ku kryenin nje veprimtari të shtrirë të importit dhe shitjes të lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Kjo organizatë ka mundësuar të gjitha fazat e trafikut, nga magazinimi, shpërndarja dhe mbledhja e përfitimeve, të cilat më pas i dorëzoheshin drejtuesve të organizatës në Shqipëri, përmes një sistemi të kolauduar, duke shfrytëzuar shoferët e autobuzëve të linjës Brescia – Elbasan.
Në nëntor të vitit 2021, është kryer arrestimi i një prej personave nën hetim, i cili do t’i dërgonte një sasi prej 350 kg kokainë organizatës, e cila e kryente aktivitetin në zonën e Brescia-s.
Anëtarët e organizatës kriminale kanë përdorur telefona të “kriptuar” nga analiza e të cilëve ka rezultuar edhe përfshirja e tyre në brendësi të kësaj organizate kriminale shqiptare e dedikuar në trafikun ndërkombëtar të qindra kilogramëve të lëndës narkotike, kryesisht kokainë. Hetimet kanë konfirmuar faktin se drejtuesit e kësaj organizate, për të realizuar marrëveshjet me furnizuesit kanë udhëtuar sistematikisht në Kolumbi, Ekuador dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, ku ndodhen disa prej trafikantëve shqiptarë.
Lushnje LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Më...
Foto ilustruese ATHINË- Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen sot një vizitë...
fran marashi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, i a...
Foto ilustruese TIRANË- Procesi gjyqësor për dosjen “Metamorfoza” është mbajtur ditën e sotme ndërsa ka nisu...
Rrustem Hasaj SHKODËR - Rrustem Hasaj, babi i dy vëllezërve (Klisman dhe Arjon Hasaj) të arrestuar për vrasjen e R...
KAMËZ- Një 44-vjeçar, është arrestuar në Kamëz pasi qarkullonte i armatosur. Policia bën të ditur se i arrestua...
TIRANA- Një grup kriminal është shkatërruar nga koordinimi i një operacioni ndërkombëtar, pjesë e të cilit i...
Foto ilustruese TIRANË - Tre të mitur janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia pasi janë përfshirë në...
Foto ilustruese TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u raportua mëngjesin e kësaj të mart...
TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Dy personat e parë u arrestuan pasi ...